Aktualitet

Policia vret 4 të dyshuar pas vrasjes së presidentit në Haiti

Published

on

Katër persona të dyshuar për vrasjen e presidentit të Haitit, Jovenel Moïse, janë vrarë në një shkëmbim zjarri me forcat e sigurisë në Haiti.

Dy të tjerë janë arrestuar, ndërsa oficerët janë ende në luftë me disa të dyshuar në kryeqytetin e vendit Port-au-Prince.

“Ata do të vriten ose do të kapen”, tha shefi i policisë, Leon Charles.

Presidenti 53-vjeçar Moïse u qëllua për vdekje dhe gruaja e tij u plagos kur sulmuesit hynë në shtëpinë e tyre, të mërkurën.

Personat e armatosur të paidentifikuar, hynë në rezidencën private në Port-au-Prince në 01:00 me kohën lokale. Z. Moïse u vra, por Zonja e Parë Martine Moïse mbijetoi dhe u dërgua në Florida, ku po merr trajtimin. Ajo raportohet të jetë në një gjendje të qëndrueshme, por kritike.

Duke folur pas vrasjes, kryeministri i përkohshëm, Claude Joseph, bëri thirrje për qetësi dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ngushëlloi popullin e Haitit për “vrasjen e tmerrshme”. Kryeministri britanik, Boris Johnson, ndërkohë, e quajti atë “një akt të neveritshëm” dhe gjithashtu bëri thirrje për qetësi.

Z. Moïse u bë president i Haitit në 2017, por kohët e fundit u përball me protesta të gjera që kërkonin dorëheqjen e tij.

Grushtet e shtetit, paqëndrueshmëria politike, dhuna e përhapur në banda dhe katastrofat natyrore kanë pllakosur vendin për dekada dhe e kanë bërë atë vendin më të varfër në Amerikë

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar tri raste të dhunës në familje, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

Rastet janë raportuar në Prishtinë, Rahovec dhe Zubin Potok.

Në rastin e parë në Prishtinë, një burrë dhe një grua janë shoqëruar në polici pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike si pasojë e një mosmarrëveshjeje. Të dy kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Rahovec, një person është shoqëruar në stacionin policor nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një viktimë femër. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ndërsa pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Rasti i tretë është raportuar në Zubin Potok, ku një grua dhe një burrë dyshohen se kanë kanosur një person tjetër. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe procedura po vazhdon sipas rregullave ligjore.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Kanoset një zyrtar policor në Suharekë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për një rast të kanosjes ndaj personit zyrtar në Suharekë.

Sipas policisë, një burrë i dyshuar është arrestuar pasi dyshohet se ka kanosur me një mjet të mprehtë një zyrtar policor derisa ndodhej në veturë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Prizren

Published

on

By

Një rast i tentim vrasjes është raportuar mbrëmjen e së shtunës në Prizren, ku një person dyshohet se ka sulmuar me thikë një tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Rexhep Kabashi”.

I dyshuari, burrë, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka therur viktimën pas një konflikti.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor në spital, ndërsa gjendja e tij nuk është bërë e ditur.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti po hetohet si “vrasje në tentativë”.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Aeroportin “Adem Jashari” për kanosje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Adem Jashari.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:20, pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave, ku i dyshuari, dyshohet se ka kanosur një tjetër burrë.

Gjatë intervenimit, policia ka sekuestruar nga i dyshuari një pistoletë me leje dhe 45 fishekë.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet më tej.

Continue Reading

Të kërkuara