Lajmet

Policia: Sokol Halili nuk është dorëzuar, me armë zjarri ka kryer aktin e vetëvrasjes

Sot rreth orës 13:45 njësitet policore kanë arritur të lokalizojë vendndodhjen e tij.

Published

on

Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë të ndodhur më datë 30 nëntor 2022, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë, Policia e Kosovës me njësitet e saj hetimore dhe operative, në koordinim me Prokurorinë e shtetit, ka punuar për lokalizimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

Bazuar në hetimet intensive dhe veprimet operative-hetimore, sot më 02 dhjetor 2022, rreth orës 13:45 njësitet policore kanë arritur të lokalizojë vendndodhjen e të dyshuarit mashkull kosovar, Sokol Halili, viti i lindjes 1991, i cili gjendej në fshatin Davidovc të komunës së Shtimes.

Përkundër të gjitha masave të ndërmarra dhe tentativës për negocim, nga njësitet dhe kompetentët policorë i njëjti nuk është dorëzuar dhe me armës zjarri ka kryer aktin e vetëvrasjes.

“Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë të ndodhur më datë 30 nëntor 2022, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë, Policia e Kosovës me njësitet e saj hetimore dhe operative, në koordinim me Prokurorinë e shtetit, ka punuar intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e personit të dyshuar. Bazuar në hetimet intensive dhe veprimet operative-hetimore, sot më 02 dhjetor 2022, rreth orës 13:45 njësitet policore kanë arritur të lokalizojë vendndodhjen e të dyshuarit mashkull kosovar, Sokol Halili, viti i lindjes 1991, i cili gjendej në fshatin Davidovc të komunës së Shtimes. Policia e Kosovës me njësitet relevante, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore përfshirë masat e sigurisë në këtë lokacion, si dhe ka aplikuar masat e negocimit me personin e dyshuar për t’i mundësuar të njëjtit dorëzimin. Përkundër të gjitha masave të ndërmarra dhe tentativës për negocim, nga njësitet dhe kompetentët policorë i njëjti nuk është dorëzuar dhe me armës zjarri ka kryer aktin e vetëvrasjes. Lidhur me rastin janë duke vazhduar veprimet e mëtejme nga njësitet relevante policore, përfshirë ekzaminimin e vendit të ngjarjes, përderisa për procedura të mëtejme janë informuar Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmet

Rexhepi takon ambasadorin e OSBE

Published

on

By

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Enkel Rexhepi, ka bërë të ditur se sot është takuar me ambasadorin e ri të OSBE-së, Marcel Pesko, ku ka paraqitur hapur sfidat me të cilat po përballet komuniteti shqiptar në Luginë.

Rexhepi theksoi se situata në Luginë nuk është teknike, por prek drejtpërdrejt përfaqësimin institucional, sigurinë dhe të drejtat themelore të shqiptarëve.

Ai denoncoi bllokimin e 304,511.16 eurove të dedikuara për KKSH-në, fonde të cilat janë refuzuar tre herë pa asnjë arsye, pavarësisht se 35,448 tekste mësimore tashmë janë shpërndarë dhe 3,650 nxënës i përdorin çdo ditë. Sipas tij, ky bllokim përbën goditje të drejtpërdrejtë ndaj institucionit.

Gjatë takimit u diskutua edhe për dëmet që po shkakton bllokimi i subvencioneve bujqësore, mungesa e përfaqësimit të shqiptarëve në polici dhe rreziku i krizës së sigurisë që rrjedh nga kjo situatë. Rexhepi nënvizoi se një polici multietnike është urgjencë e kohës.

Ai theksoi dy çështjet më të rënda që po dëmtojnë jetën e shqiptarëve çdo ditë:

Pasivizimi i adresave, që po zhvendos artificialisht popullsinë shqiptare;

Mospërfillja e njohjes së diplomave, e cila po i privon të rinjtë nga e drejta për punë në profesionet ku janë kualifikuar.

Rexhepi kërkoi trajtim urgjent të të dyja çështjeve, si dhe zbatimin e Planit 7 pikësh dhe Planit Aksional për punësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore në nivel lokal – dokumente që ai i cilësoi bazë për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.

Në fund, ai theksoi se bashkëpunimi institucional mes KKSH-së dhe OSBE-së mbetet thelbësor për adresimin e sfidave aktuale.

Continue Reading

Lajmet

Ndalohen gjashtë persona për kalim ilegal dhe kontrabandë nga Serbia

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor gjashtë persona kosovarë, pasi dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin shtetëror nga Serbia me automjete në fshatin Rujishte të Zubin Potokut.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje gjatë kontrollit të automjeteve, zyrtarët policorë kanë gjetur mallra të ndryshme, për të cilat ekziston dyshimi se janë kontrabanduar.

Janë shoqëruar në stacion policor gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që me automjet kishin kaluar kufirin ilegalisht. Në automjete janë gjetur gjësende (mallra) të ndryshme që dyshohet se janë kontrabanduar”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa mallrat e sekuestruara i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për trajtim dhe procedura të mëtutjeshme ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Përparim Rama mbështet protestën paqësore në Shkup

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama mbështetur protestën “drejtësi për çlirimtarët” që do të mbahet të shtunën e 13 dhjetorit në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

Ai thirrja për drejtësi, është një thirrje për unitet, respekt dhe mbrojtje të vlerave që bashkon popullin.

Pas Prishtinës dhe Tiranës, edhe Shkupi ngre zërin për drejtësi. Kjo është një thirrje për unitet, respekt dhe mbrojtje të vlerave që na bashkojnë si popull. Shpreh mbështetjen time për të gjithë shqiptarët e Shkupit dhe të gjitha trevave që nesër protestojnë në mënyrë paqësore, në mbrojtje të UÇK-së, si vlerë e patjetërsueshme kombëtare. Si kryetar i kryeqytetit të Republikës së Kosovës, do të jem gjithmonë krah bashkëkombësve të mi. Forca jonë si popull qëndron te uniteti, respekti dhe mirënjohja. Shkupi, Prishtina është me ju”, ka shkruar Rama.

Continue Reading

Lajmet

250 kg duhan dhe 1.2 ton mjaltë të kontrabanduara kapen në Prishtinë, sekuestrohet malli

Published

on

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Sektori i Hetimeve të Policisë Kufitare në nivel të Drejtorisë së Përgjithshme kanë realizuar një kontroll operativ në një objekt pa mbishkrim pranë tregut të gjelbërt në Prishtinë, më 11 dhjetor 2025.

Gjatë kontrollit, autoritetet kanë zbuluar sasi të konsiderueshme malli pa dokumentacion të origjinës, për të cilat dyshohet se janë kontrabanduar.

Janë konfiskuar:

Duhan i grirë (refuz): 511 pako x 500 gr, gjithsej 255.5 kg, pa banderola

Mjaltë: 100 pako x 12 copë, gjithsej 1,200 kg, pa asnjë mbishkrim

Filtera cigaresh: 21 pako x 10,000 copë, gjithsej 210,000 copë

Malli është ndalur përkohësisht, ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë është njoftuar për gjetjet, me qëllim udhëzimin e procedurave të mëtejshme.

Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës theksojnë se mbeten të përkushtuara në luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e integritetit të tregut. Institucionet u bëjnë thirrje qytetarëve të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë që lidhet me tregtimin e mallrave të kontrabanduara./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara