Kronikë e zezë

Policia shqipton 471 gjoba në Prizren

Gjobat lidhen me shkelje të ndryshme të rregullave në trafik.

Published

on

Policia në Prizren ka bërë të ditur se në vazhdim të zbatimit dhe mbajtjes së sigurisë në komunikacionin rrugorë, njësitë e policisë nga komunikacionit rrugorë dhe njësitë tjera kanë realizuar aktivitete në rajonin e Prizrenit për parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve tjera në komunikacion, me ç’rast thuhet se janë shqiptuar 471 gjoba.

Gjobat e shqiptuara lidhen me përdorimin e telefonit gjatë vozitjes, mosvendosjen e rripit të sigurisë, parkingun e palejuar, tejkalimin në vende të ndaluara e shkelje tjera të rregullave në trafik.

“Gjatë zbatimit të detyrave për kundërvajtje si: pa rrip të sigurisë, përdorimi i telefonit, mungesa e dokumenteve, parking i palejuar, pa gjendje teknike të rregullt (drita), tejkalimi në vende ta ndaluar, tejkalimi i shpejtësisë, keqpërdorim të targave të automjetit etj., policia ka shqiptuar 471 tiketa trafiku, gjithashtu janë marrë masat plotësuese dhe mbrojtëse, ndërsa për moszbatim të masave covid19 janë shqiptuar 113 fletëparaqitje, prej periudhës brenda 48 orëve”, është thënë nga policia në Prizren.

Sipas policisë, aktivitete të tilla për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe masave për zbatimin e ligjit dhe udhëzimit për masat e përgjithshme dhe të veçanta për pandeminë Covid19, do të jenë në vazhdimësi.

Lajmet

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Të kërkuara