Lajmet

Policia sekuestron armë, tetë thika dhe mjete të tjera të kundërligjshme në Skenderaj

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, mjete të ftohta dhe gjësende të tjera të kundërligjshme gjatë një aksioni të zhvilluar në zonën e Skenderajt.

Sipas njoftimit të Policisë në Rajonin e Mitrovicës së Jugut, aktiviteti është realizuar nga Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh), në bashkëpunim me njësi të tjera policore, në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit veror.

Gjatë kontrolleve të automjeteve dhe personave të dyshuar janë sekuestruar një armë zjarri, tetë thika, një radiolidhje, një maskë, tri shufra metalike, si dhe gjësende të tjera që dyshohet se janë përdorur ose ishin të destinuara për kryerjen e veprave penale.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor, janë intervistuar dhe ndaj tyre janë ndërmarrë veprimet procedurale në koordinim me prokurorët kompetentë.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë bashkëpunimin duke raportuar çdo rast të dyshimtë përmes numrit emergjent 192, aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose përmes adresës elektronike zyrtare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Hajnat depërtojnë në një shtëpi në Vushtrri, vjedhin dy pushkë gjuetie dhe 82 fishekë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person në Vushtrri ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij përmes një dritareje dhe kanë vjedhur armë dhe municion.

Rasti ka ndodhur më 27 gusht 2026, rreth orës 14:00, në rrugën “Murat Rashica”.

Sipas Policisë, nga shtëpia janë vjedhur dy pushkë gjuetie me leje dhe 82 fishekë.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Me thikë grabitet një market në Prishtinë, merren 375 euro

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një punëtore e një marketi në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë ka raportuar se është grabitur nën kërcënimin e thikës.

Rasti ka ndodhur më 27 gusht 2026, rreth orës 22:02, kur një person i panjohur dyshohet se, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë, i ka grabitur punëtores 375 euro.

Pas kryerjes së grabitjes, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit, si dhe për zbardhjen e plotë të rastit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kontrollohen katër lokacione në Podujevë për skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në lidhje me një rast të dyshuar për “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, më 27 gusht janë kontrolluar katër lokacione të ndryshme në Podujevë, me urdhër të prokurorit.

Gjatë kontrolleve, si prova materiale janë sekuestruar tre telefona, dy pajisje DVR, një revole, tre karikatorë të zbrazët dhe 12 fishekë të kalibrit 7.65 mm.

Në kuadër të rastit janë arrestuar tre meshkuj kosovarë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të tre janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Raportohet sulm seksual ndaj një burri në Prishtinë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një burrë ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur derisa ishte duke ecur në një rrugë në Prishtinë.

Rasti është raportuar më 27 gusht 2026, rreth orës 22:20.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara