Lajmet

Policia sekuestron armë dhe municion në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera gjatë kontrollit të shtëpisë së një të dyshuari në fshatin Vitomiricë të Pejës, në kuadër të hetimeve për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Sipas raportit shtesë të Policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë dhe pajisje të armës.

Po ashtu, zyrtarët policorë kanë sekuestruar tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë. Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”.

Sekuestrimi i këtyre sendeve është pjesë e veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të vrasjes. Megjithatë, nga informacionet e bëra publike nuk është sqaruar nëse sendet e gjetura ndërlidhen drejtpërdrejt me ngjarjen.

Vrasja e Arlinda Zekajt, e ndodhur më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, ka nxitur reagime dhe diskutime për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe përgjegjësinë institucionale.

Një ditë pas ngjarjes, më 26 tetor, Kuvendi i Kosovës mbajti seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e Zekajt, rastet e tjera të vrasjes së grave dhe dhunën në familje. Gjatë diskutimeve, deputetët kërkuan shqyrtimin e veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve përgjegjëse, si dhe u ngrit iniciativa për krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për të trajtuar përgjegjësinë institucionale në këtë rast.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Edi Rama refuzon dorëheqjen pas protestave studentore

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar prerazi se nuk do të japë dorëheqje përballë protestave studentore që kanë përfshirë Tiranën dhe qytete të tjera gjatë muajit tetor, ku kërkohet ulja e kostos së jetesës, përmirësimi i arsimit dhe lufta kundër korrupsionit. Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, Rama i quajti të drejta shqetësimet e studentëve, por dënoi ashpër përdorimin e dhunës gjatë tubimeve.

Kryeministri nërvijëzoi se populli shqiptar i ka dhënë një mandat të qartë dhe se në demokraci pushteti ndërrohet vetëm përmes zgjedhjeve dhe jo përmes koktejve molotov. Ai bëri një ndarje të qartë mes studentëve që kërkojnë një të ardhme më të mirë dhe grupeve të maskuara, midis të cilave pretendoi se ka edhe pjesëtarë të lëvizjes Antifa që kanë sulmuar ndërtesat publike dhe pronën private.

Rama u shpreh i hapur për dialog me studentët dhe pedagogët, ndërsa bëri me dije se buxheti i ardhshëm i vitit 2027 do të përfshijë masa shtesë për arsimin, shërbimet publike dhe familjet. Pavarësisht përplasjeve të vazhdueshme me policinë dhe përdorimit të gazit lotsjellës në rrugë, kreu i qeverisë u zotua se do të vazhdojë punën për integrimin e Shqipërisë në BE dhe nuk do të tërhiqet përpara një pakice që kërkon të vijë në pushtet përmes forcës. /E,A/

Continue Reading

Lajmet

Caktohet seanca për paraburgimin e ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i dyshuari për vrasjen ende në arrati

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë shqyrton sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj J.S., ish-bashkëshortit të të ndjerës Arlinda Zekaj, nën dyshimin për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Hetimet tregojnë se i pandehuri e ka shkelur hapur urdhrin mbrojtës të nxjerrë nga gjykata më 16 tetor 2026. Mbrëmjen e 25 tetor—vetëm pak orë para aktit makabër—ai dyshohet se e ka kërcënuar sërish A.Z. me dhunë psikologjike dhe i ka nxjerrë e hedhur rrobat në oborr, duke nxitur denoncimin e fundit të viktimës në polici rreth orës 19:00.

Pak minuta pas rikthimit të saj në shtëpi, Arlinda Zekaj u vra tragjikisht nga goditjet me mjet të fortë. I dyshuari kryesor për këtë krim është kunati i saj, Albert Sylaj, i cili vazhdon të jetë në arrati dhe është shpallur në kërkim të menjëhershëm nga Policia e Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rrahën një grua, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i viktimës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi të njëjtit dyshohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Sipas raportit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur me 26 tetor, rreth orës 19:00, ku dy të dyshuarit – bashkëshorti dhe vëllai i viktimës – kanë sulmuar fizikisht këtë të fundit.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman i nevojshëm mjekësor.

Me vendim të prokurorit të shtetit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Continue Reading

Lajmet

“Kur Shtëpia Bëhet Fushëbetejë: Femicidi si një kërcënim për Sigurinë Kombëtare në Kosovë”

Published

on

By

Shkruan: Arian Kadriu- Profesor i Sigurisë Kombëtare në UBT

Për dekada, doktrina strategjike na ka mësuar se kërcënimet kryesore ndaj sigurisë kombëtare të një shteti kalojnë kufijtë me tanke, pushka dhe aviona luftarak, shfaqen në luftë hibride ose fshihen brenda aparateve të inteligjencës së huaj. Jane shpenzuar miliarda duke forcuar kufijtë, duke pajisur njësitë taktike dhe duke analizuar linjat gjeopolitike të njëpasnjëshme në Ballkanin Perëndimor.

Megjithatë, si profesor i sigurisë kombëtare, si djal i nje nene, vella i nje motre, burr i nje gruaje, mik dhe koleg i shume kolegeve, profesor dhe mentor i studenteve duhet të bëj një pyetje të qartë dhe të pakëndshme për udhëheqësinë tonë dhe publikun: Ç‘do të thotë një kufi i sigurt ose nje Strategji e Sigurise Kombetare kur gjysma e popullsisë sonë nuk ndihet e sigurt brenda shtepive të tyre?

Në Kosovë, dhuna ndaj grave dhe femicidi kanë tejkaluar tragjedite familjare. Ato përfaqësojnë një krizë ekzistenciale dhe sistematike ,një kërcënim i papërfillur ndaj sigurisë kombëtare që po dëmton në heshtje jeten sociale,po kontaminon familjen duke komprometuar besueshmërinë institucionale dhe duke çarë integritetin themelor të Shtetit tonë të ri.

 

Iluzioni Fatal i “Çështjeve Private”

Kornizat tradicionale të sigurisë shpeshehere dështojnë në Kosovë sepse vuajnë nga një pikë e verbër fatale, ndarja publike dhe private. Siguria kombëtare përkufizohet si aftësia e shtetit për të mbrojtur territorin, qytetarët dhe institucionet nga dëmi ekzistencial.

Kur një shtet dështon sistematikisht në mbrojtjen e jetëve të grave brenda shtëpive të tyre, siguria kombëtare dështon në nivelin e saj më themelor  e cila eshte siguria e njeriut apo siguria humane.

Vrasja e grave në Kosovë nuk është një seri anomalish tragjike të izoluara por është produkti vdekjeprurës i ngadalësisë dhe neglizhences institucionale sistematike. Kur rrjetet gjyqësore, zinxhirët e komandës së policisë dhe qendrat e punës sociale dështojnë të ndalojnë dhunën e parashikueshme, sundimi i ligjit shembet.

Një shtet që nuk mund të zbatojë urdhrat e tij të mbrojtjes brenda një shtëpie nuk mund të tregojë me bindje autoritet ose rezistencë ndaj ndërprerjeve të jashtme. Shembja e besimit publik të brendshëm dobëson kohezionin shoqëror, duke lënë shoqëritë thellësisht të brishta, të polarizuara dhe të cenueshme ndaj destabilizimit të jashtëm.

 

Paradigma Tragjike: Rasti i Arlinda Zekajt

Asgjë nuk tregon më dhimbshëm këtë kalbje institucionale sesa vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë te Pejës. Arlinda ishte 49 vjeçe, shpirti ne paqe!  Ajo nuk ishte vec një statistikë, ishte një nënë, një qytetare dhe një qenie njerëzore që bëri gjithçka që shteti i kërkon një viktime të abuzimit. Vetëm tre ditë para se të vritej mizorisht, Arlinda dorëzoi një letër tronditëse tre e gjysmë faqëshe tek Prokuroria dhe institucionet shtetërore.

Ajo u paralajmëroi qartë se jeta e saj ishte në rrezik të afërt, duke kërkuar përgjegjësi dhe duke lëshuar apel për zbardhjen e masave mbrojtëse. Në atë lutje të dëshpëruar, Arlinda shkroi një rresht që do te mbetet ne ndergjegjen e personave zyrtar (JO)kompentent per mbrojtjen e saj:

“Shpresoj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të jeni të detyruar të japin llogari vetëm pasi jeta ime të jetë marrë.”

FUNDI TRAGJIK… Më 25 tetor, pasi raportoi përsëri dhunën në familje, ajo u intervistua në stacionin e policisë ndërsa burri i saj u mor në paraburgim. Në orën 20:58, oficerët e policisë e kthyen Arlindën në shtëpi. Vetëm dhjetë minuta më vonë, ajo ishte e vdekur, E goditur në dhomën e saj të gjumit, nga kunati i saj, i cili mbetet ende në arrati. Si studiues i sigurisë kombëtare, unë shikoj vijën kohore të vrasjes së Arlindës Zekaj me një kombinim të hidhërimit të thellë dhe zemërimit profesional.

Ky nuk ishte thjeshte një sulm i fshehtë nga një armik i padukshëm, ishte një ekzekutim i transmetuar publikisht nën vëzhgimin e shtetit. Kur një qytetar i dorëzon shtetit një plan për vrasjen e saj të afërt, dhe përgjigjja e shtetit është ta shoqërojë atë përsëri në vendin ku do të ekzekutohet, kjo nuk është thjesht neglizhence por është një kolaps institucional. Është dështimi më i madh i mbrojtjes sovrane.

Pse femicidi mund ta rrezikoje të ardhmen strategjike të Kosovës?

 Të shikosh femicidin vetëm përmes një lente humanitare ose sociale fsheh implikimet e tij strategjike. Nga perspektiva e mbrojtjes kombëtare, epidemia e dhunës ndaj grave dobëson Kosovën në tre fronte kritike:

Shtylla Strategjike Mekanizmi i Impaktit Pasojat e Sigurise Nacionale
Legjitimiteti Institucional Mungesa e përgjigjes nga policia dhe urdhrat e mbrojtjes nga gjykata që nuk zbatohen. Shkatërron besimin e publikut te autoriteti i shtetit, duke nxitur shmangien e sundimit të ligjit.
Demografia dhe kapitali njerezor Frika, trauma dhe humbja direkte e jetës tek gratë (50% e motorit demografik). Shkakton largimin e “Trurit”, ul produktivitetin ekonomik dhe destabilizon familjet
Qendrimi Nderkombetar dhe Integrimi Euro-Atlantik Dështime të vazhdueshme të të drejtave të njeriut që janë evidentuar nga monitoruesit ndërkombëtarë. Dobëson fuqinë diplomatike për anëtarësimin në NATO dhe BE duke e paraqitur shtetin si të paqëndrueshëm.

Kur gjysma e qytetarëve të Kosovës jetojnë në frikë të përhershme brenda shtëpive të tyre, kapaciteti jonë shtetëror është i paralizuar dhe statik. Rezistenca kombëtare nuk mund të ndërtohet mbi shpinen e femrave të trembura.

 

“Një Doktrinë Strategjike Kundër Femicidit: Zgjidhje Praktike”

 Nëse duam ta trajtojmë femicidin si krizë të sigurisë kombëtare që në të vërtetë është, reagimi ynë duhet të kalojë nga deklaratat publike pasive tek protokollet e ashpra dhe të pakushtëzuara të sigurisë.

Propozim per Strategjine Kombëtare e Sigurisë për Parandalimin e Femicidit

  1. Protokolle të detyrueshme të vlerësimit të rrezikut për policinë │

* Politikat e kthimit ne fazen zero për hapësira të brendshme të pakontrolluara.

  1. PËRGJEGJËSIA GJYQËSORE DHE NJËSITË E PROKURIMIT SPECIAL │

* Suspendim automatik dhe ndjekje penale për neglizhencë zyrtare që sjell dëme.

  1. MONITORIM ELEKTRONIK & MOBILIZIM I MENJËHERËM I STREHËS │

* Monitorë këmbësorë me GPS të detyrueshëm për keqbërësit nën urdhra mbrojtjeje.

 

  1. Këshilli i Sigurisë i Kosovës duhet të caktojë zyrtarisht dhunën me bazë gjinore dhe femicidin si kërcënime jo tradicionale për sigurinë kombëtare. Ky riklasifikim do të detyronte ndarjen e inteligjencës ndërmjet agjencive si Policia e Kosovës, Ministria e Drejtësisë dhe Qendrat e Punës Sociale, duke trajtuar raportet për abuzim të lartë në familje me po të njëjtën urgjencë si kërcënimet nga terrorizmi në familje.
  2. Asnjë viktimë që raporton kërcënime të menjëhershme për jetën e saj nuk duhet të shoqërohet kurrë mbrapsht në një mjedis shtëpiak të pa verifikuar dhe të pa monitoruar. Ministria e Punëve të Brendshme duhet të vendosë protokolle emergjente ku ankesat me rrezik të lartë të vendosen menjëherë në objekte të siguruara nga shteti dhe të ruajtura deri sa të përfundojnë vlerësimet e plotë të kërcënimeve dhe masat për kapjen e të dyshuarve.
  3. Derisa zyrtarët të përballen me pasoja personale, ligjore dhe profesionale për injorimin e paralajmërimeve, urdhrat e mbrojtjes do të mbeten copa të pavlefshme letre. Duhet të krijojmë organe mbikëqyrjeje të specializuara të fuqizuara për të ndjekur penalisht oficerët e zbatimit të ligjit, prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët neglizhenca e tyre e madhe çon në lëndim ose vdekje.

 

“Rikthimi i Dinjitetit të Shtetit”

Nuk mund të flasim për sovranitet kombëtar, modernizim të mbrojtjes apo integrim ndërkombëtar nëse gjaku i grave si Arlinda Zekaj njollos reputacionin  gjyqësor të shtetit tonë. Një komb që nuk mund t’i mbajë gratë e tij gjallë në shtëpitë e tyre nuk është plotësisht i sigurt. Ka ardhur koha që udhëheqja e Kosovës të ndalë ofrimin e ngushëllimeve dhe të fillojë të zbatojë detyrën sovrane. Ia kemi borxh kujtimit të Arlindës, fëmijëve të saj dhe çdo vajze që rritet në këtë tokë që të trajtojmë sigurinë e tyre jo si një mendim të dytë, por si bazën absolute dhe të patjetërsueshme të sigurisë sonë kombëtare.

“Nje popull qe ka luftuar ne te kaluaren per “Teuten” nuk mund te kthehet ne nje popull qe e vret Teuten. Turp!” A.K

 

 

Continue Reading

Të kërkuara