Lajmet

Policia raporton për raste të armëmbajtjes pa leje, drogë, dhunë dhe aksidente trafiku

Published

on

Policia e Kosovës ka bërë të ditur rastet e raportuara gjatë ditës së 4 shtatorit në disa rajone të vendit. Në raportin ditor pasqyrohen ngjarje të lidhura me armëmbajtje pa leje, dhunë në familje, narkotikë, falsifikim të parasë, lëndime trupore dhe aksidente trafiku.

Në Fushë Kosovë, njësitë policore në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë kontrolluar një poligon armësh, ku dyshohej për keqpërdorim të lejes për shitje. Gjatë kontrollit në objektet e kompanisë dhe në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur 14 leje armësh, një pushkë gjuetie pa leje, 33 fishekë, një karikator i AK-47 dhe dy fishekë të armës me gaz. Rasti është në procedurë hetimore.

Njësitë policore në koordinim me Doganën e Kosovës, nën dyshimin e bazuar se një operator ekonomik (poligon i armëve), është duke keqpërdorur lejen për shitjen e armëve duke i shitur ato në mënyrë ilegale, ka realizuar inspektim ku gjatë kontrollit të kryer në objektet e kompanisë si dhe shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 14 leje armësh në emër të të dyshuarit, një pushkë gjuetie (pa leje), 33 fishekë të pushkës së gjuetisë, një karikator i automatikut AK-47,  dy fishekë të armës me gas. Rasti në procedurë hetimore.” thuhet në njoftim.

Një burrë kosovar është arrestuar në Prishtinë pasi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në raport.

Në lagjen Lakrishtë janë deponuar në banka 532 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara. Për rastin është njoftuar prokurori.

Është raportuar se persona të ndryshëm dhe në kohë të ndryshme kanë deponuar 532 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.” thuhet në njoftim.

Në fshatin Topanicë të Kamenicës është intervistuar një burrë kosovar, të cilit iu konfiskua një armë me 14 fishekë. Ai është liruar në procedurë të rregullt.

Në bazë të informatave të pranuara intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe nga ai është konfiskuar një armë me 14 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. thuhet në njoftim.

Në Klinë një shofer humbi kontrollin mbi automjetin për shkak të shpejtësisë së lartë. Si pasojë u lënduan ai dhe pesë pasagjerë të tjerë, të cilët morën trajtim në Spitalin e Pejës.

Raportohet se drejtuesi mashkull kosovar si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është aksidentuar, me ç’rast drejtuesi dhe pesë persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.” thuhet në raport.

Në rrugën “Ali Hasi” në Gjakovë, policia arrestoi një burrë kosovar të cilit iu gjet një cigare me rreth 0.77 gram substancë narkotike. Pas intervistimit, u lirua në procedurë të rregullt.

Gjatë një plani operativ është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollimit i është gjetur dhe konfiskuar një cigare e mbushur me substancë narkotike rreth 0.77 gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. “ thuhet në njoftim.

Në fshatin Bishtazhin ka ndodhur një aksident mes dy veturave, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Po ashtu, në Gjakovë është raportuar zhdukja e një gruaje, për të cilën ende nuk dihet vendndodhja.

Fsh. Bishtazhin, Gjakovë / 04.09.2025 – 10:30. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Gjakovë / 04.09.2025 – 10:30. Është raportuar se viktima femër është larguar dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar.

Në fshatin Kqiq i Madh, dy persona u arrestuan pasi sulmuan me shufra hekuri një burrë kosovar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Ata u dërguan në mbajtje me vendim të prokurorit.

Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë për shkak se  pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me shufra hekuri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. “ thuhet në njoftim.

Në Shipol, persona të panjohur hodhën një mjet shpërthyes pranë një lokali, duke shkaktuar dëme materiale. Rasti është nën hetime.

Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur mjet shpërthyes pranë lokalit të ankuesit mashkull kosovar. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime. “ thuhet në raport.

Në fshatin Polac të Skenderajt, gjatë një kontrolli në një veturë, policia gjeti 0.8 gram marihuanë, një mulli dhe rizlla. Dy persona u shoqëruan në polici, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

Janë shoqëruar në stacion policor dy meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën udhëtonin ata janë gjetur dhe konfiskuar 0.8 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, një mulli dhe rizlla. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. “ thuhet në njoftim.

Në rrugën “Fan Noli” në Mitrovicë, policia arrestoi një burrë kosovar për armëmbajtje pa leje. Ai është dërguar në mbajtje.

Më 04.09.2025 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës.

Në rrugën “Mbreti Pjetër” në Zveçan ndodhi një aksident trafiku ku ishte e përfshirë një qerre me kuaj. Katër persona, dy meshkuj e dy femra, pësuan lëndime trupore. Tre prej tyre u liruan pas tretmanit mjekësor, ndërsa njëri mbetet në spital.

Ka ndodhur një aksident trafiku ku e përfshirë ishte një qerre me kuaj. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona dy meshkuj dhe dy femra serbe. Pas marrjes së tretmanit mjekësor tre nga viktimat janë liruar në shtëpi ndërsa njëri prej tyre është hospitalizuar. “ thuhet në njoftim.

Rastet e armëmbajtjes pa leje, dhunës në familje, narkotikëve dhe aksidenteve të ndryshme mbeten ndër sfidat më të shpeshta të organeve të rendit në vend./D.B/UBTNews

Lajmet

Pianisti polak Pawel Kowalski performon në Prishtinë

Published

on

Pianisti virtuoz nga Varshava, Pawel Kowalski, ka mbajtur një koncert të veçantë në Prishtinë, duke sjellë vepra të kompozitorëve të njohur polakë, përfshirë Fryderyk Chopin, Ignacy Jan Paderewski dhe Wojciech Kilar.

Koncerti u organizua në kuadër të aktiviteteve paralajmëruese për Festivalin e Muzikës Polake në Kosovë (POMIK), që do të mbahet në nëntor në Prishtinë.

Ngjarja u zhvillua edhe gjatë vizitës së një delegacioni polak prej 10 profesionistësh nga fusha të ndryshme, duke shërbyer si një mundësi për forcimin e bashkëpunimit kulturor dhe institucional mes Kosovës dhe Polonisë.

Continue Reading

Lajmet

Aktakuzë ndaj 12 personave në Pejë për shitblerje të patentë shoferëve

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar zyrtarisht ngritjen e një aktakuze  prej 391 faqesh kundër 12 personave, të cilët dyshohen për një rrjet të organizuar të korrupsionit në procesin e pajisjes me patentë shoferë. Grupi i të pandehurve, ku përfshihen zyrtarë të Qendrës për Patentë Shoferë dhe përfaqësues të auto-shkollave, akuzohet për një sërë veprash penale, duke filluar nga keqpërdorimi i detyrës zyrtare e deri te dhënia e ryshfetit dhe manipulimi me prova.

Sipas aktakuzës së Departamentit për Krime të Rënda, skema funksiononte duke u mundësuar kandidatëve kalimin e provimeve teorike dhe praktike në mënyrë të kundërligjshme. Në qendër të këtyre dyshimeve është ish-koordinatori i Njësisë në Pejë, A.Sh., i cili sipas Prokurorisë, përgjatë tri viteve “ka planifikuar dhe organizuar mbajtjen e provimeve teorike edhe në data dhe rrethana të kundërligjshme”, duke testuar persona që as nuk figuronin në listat zyrtare.

I pandehuri R.S. dyshohet se ka shërbyer si urë lidhëse mes auto-shkollave dhe zyrtarëve, ku shumat e ryshfetit për një patentë shofer “variojnë nga 300 deri në 1,000 euro”. Përveç përfitimeve financiare, hetuesit kanë gjetur prova edhe për manipulim fizik të procesit; në një rast specifik, tre nga të pandehurit akuzohen se brenda zyrës së koordinatorit kanë bashkëpunuar për “manipulimin me prova”.

Roli i pyetësve teorikë dhe ekzaminuesve praktikë ishte vendimtar në këtë skemë. Sipas Prokurorisë, pyetëset e pjesës teorike u kanë treguar kandidatëve përgjigjet e sakta, ndërsa ekzaminuesit e pjesës praktike kanë zhvilluar testime jashtë orarit zyrtar të punës, duke shkelur çdo kriter profesional. Kjo mënyrë e operimit u kishte krijuar disa auto-shkollave një “avantazh të padrejtë konkurrues në treg”, duke rritur artificialisht numrin e kandidatëve të regjistruar.

Në përfundim të kësaj komunikate, Prokuroria ka bërë të ditur se i ka propozuar gjykatës shpalljen fajtorë të të gjithë të pandehurve. Përmes këtij rasti, institucioni i akuzës ka rikonfirmuar përkushtimin e tij në luftimin e korrupsionit që “cenon sundimin e ligjit, sigurinë publike dhe besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë”.

 

Continue Reading

Lajmet

Kosova konfirmon miqësoret e radhës: Ndeshje me Çekinë në Pragë dhe me Andorrën në Prishtinë

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se “Dardanët” do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore gjatë muajve maj dhe qershor, si pjesë e përgatitjeve për sfidat e ardhshme zyrtare. Përzgjedhësi dhe ekipi do të kenë mundësinë të testojnë formën e lojtarëve kundër dy kundërshtarëve me stile të ndryshme loje.

Sfida e parë do të luhet në udhëtim më 31 maj 2026, ku Kosova do të përballet me Çekinë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Epet Arena” në Pragë, një impiant i njohur që pritet të dhurojë një atmosferë të fortë për futbollistët tanë.

Pas duelit në Pragë, përfaqësuesja do të kthehet në Prishtinë për ndeshjen e dytë. Më 7 qershor 2026, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova do të jetë nikoqire e Andorrës. Ky takim u shërben tifozëve vendas për të parë nga afër ekipin kombëtar dhe lojtarëve për të konsoliduar strategjitë e tyre përpara ndeshjeve kualifikuese.

Këto dy miqësore shihen si një mundësi e mirë për të provuar emra të rinj dhe për të rritur kohezionin e grupit para nisjes së ciklit të ri garues.

Continue Reading

Lajmet

Baleti i Kosovës përmbyll me sukses turneun në El Salvador

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës ka përmbyllur pjesën e parë të turneut në Amerikën Qendrore dhe Latine me tri gala mbrëmje në El Salvador, së bashku me Baletin Kombëtar të El Salvadorit.

Shfaqjet në Teatro Nacional de San Salvador u mbajtën para rreth 1400 spektatorëve dhe me sallë të mbushur plot.

Institucioni falënderoi autoritetet dhe partnerët në El Salvador për mikpritjen dhe mbështetjen, duke theksuar se ky bashkëpunim shënon fillimin e një miqësie dhe bashkëpunimi afatgjatë mes dy vendeve.

Pas El Salvadorit, Baleti Kombëtar i Kosovës do të vazhdojë turneun me tri shfaqje në Kolumbi.

Continue Reading

Të kërkuara