Lajmet
Policia raporton: Dhunë në familje, lëndime trupore dhe kontrabandë në Kosovë
Published
7 months agoon
By
UBTnewsPolicia e Kosovës ka raportuar për disa raste kriminale të ndodhura gjatë ditës së djeshme nëpër rajone të ndryshme të vendit. Rastet më të theksuara lidhen me lëndime trupore, dhunë në familje, posedim të narkotikëve dhe armëve, si dhe kontrabandë me mallra.
Në Gllogoc është arrestuar një person pasi që, pas një mosmarrëveshjeje dhe përleshjeje me viktimën, ka tentuar t’i vërë flakën veturës së tij. Si pasojë, të dy kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas trajtimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dhe përleshje që kishte me viktimën mashkull kosovar ka tentuar t’ia vejë flakën veturës të cilën e drejtonte viktima. Si pasojë viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas tretmanit mjekësor dërgohet në mbajtje. “ thuhet në njoftim.
Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të jenë ndër më të shpeshtat.
| Prishtinë / 07.09.2025 – 12:30. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Podujevë / 27.08.2025 – 21:00. Më 17.09.2025 është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte shkaktuar dhunë ndaj dy viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. · Fushë Kosovë / 07.09.2025 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. · Fushë Kosovë / 07.09.2025 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. |
Në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, policia gjeti dhe sekuestroi 4.13 gramë marihuanë në një objekt të vjetër. Është identifikuar një i dyshuar, i cili është në kërkim policor.
“Gjatë kontrollit në një objekt të vjetër është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 4.13 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është identifikuar një i dyshuar kosovar i cili është në kërkim policor. “ thuhet në njoftim.
Fushë Kosovë një i dyshuar u arrestua për mospërfillje të gjykatës dhe vjedhje të rëndë. Me vendim të prokurorit, u dërgua në mbajtje.
| “Me datë 07.09.2025 është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e cekura. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. ” thuhet në njoftim. |
Kaçanik një person kërcënoi verbalisht një zyrtar. Ai u arrestua dhe dërgua në mbajtje.
“Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar është kanosur verbalisht nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në raport.
Istog një person nën ndikim të alkoolit, me armë zjarri gjysmë automatike, shkoi në shtëpinë e një viktime. Arma u konfiskua dhe i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit kishte shkuar të shtëpia e viktimës mashkull kosovar me një armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit gjysmë automatike. Pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim.
Vushtrri pas një zjarri në kodrinë, është dëgjuar shpërthim. Policia dhe zjarrfikësit zbuluan pjesë armësh dhe municion. Rasti është në hetime.
“Pas raportimit lidhur me një zjarr në një kodrinë është dëgjuar një shpërthim-detonim. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit që e kanë lokalizuar zjarrin. Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është vërejtur një gropë ku janë gjetur edhe disa pjesë të armëve dhe municionit si: dy karikatorë të armëve, disa këllëfë të armëve, një shufër metalike dhe municion i ndryshëm. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime.” thuhet në raport nga Policia e Kosovës.
Rahovec viktima që ishte rrëzuar dhe pësuar lëndime të rënda ndërroi jetë më 07.09.2025 në QKUK. Trupi u dërgua në IML për obduksion.
“Më 07.09.2025 ka ndërruar jetë viktima i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, pasi i njëjti me datën e lartcekur dyshohet se ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime të rënda. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.” thuhet në njoftim
Është raportuar se dy meshkuj kosovarë janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Prokuroria është njoftuar, ndërsa policia po heton rastin.
“Është raportuar se dy meshkuj kosovarë me datën e cekur kanë dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. ” thuhet në njoftim.
Kaçanik dy persona u ndaluan me 40 kg duhan pa dokumente. Malli u konfiskua dhe iu dorëzua doganës, ndërsa të dyshuarit u liruan bashkë me veturën.
“Njësitet policore gjatë patrullimit kanë ndaluar dy persona të dyshuar kosovarë, të cilët ishin duke qarkulluar me veturë dhe gjatë kontrollit u është gjetur mall-duhan rreth 40 kg pa dokumente përcjellëse i cili dyshohet të jetë i kontrabanduar. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar bashkë me veturën, ndërsa malli-duhani është konfiskuar dhe i është dorëzuar doganës për procedura të mëtejshme.” thuhet në raport.
Uglarë, Podujevë (07.09.2025 – 22:10): Katër persona u ndaluan nga policia dhe KFOR-i. U gjetën 20 fishekë dhe një çantë arme të gjatë. Pas bastisjes, nuk u gjetën prova shtesë. Të dyshuarit u liruan në procedurë të rregullt.
“Njësitet policore në bashkëpunim me njësitet KFOR-it kanë ndaluar katër persona të dyshuar kosovarë, gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar 20-fishekë dhe një çantë të armës së gjatë. Në konsultim me prokurorin, janë bastisur edhe shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Të dyshuarit pas intervistimit dhe verifikimit në konsultim me prokuronin janë liruar në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës thekson se në disa rajone nuk janë raportuar ngjarje me rëndësi, megjithatë incidentet e ditës së djeshme tregojnë për vazhdimësinë e rasteve të dhunës në familje dhe mbajtjes së armëve pa leje, si dhe për përpjekjet për kontrabandë mallrash./D.B/UBTNews
Vendi
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Published
4 minutes agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sytë e botës sonte janë në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku Kosova luan një ndeshje historike kundër Turqisë për një biletë në Botëror, një sukses që ka zgjuar vëmendjen e mediave më prestigjioze globale.
Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka botuar një artikull tejet prekës ku përshkruan rritjen e jashtëzakonshme të kombëtares sonë, duke e titulluar: “Besojmë te njëri-tjetri: Rruga e vështirë e Kosovës nga lufta drejt shpresës për Kupën e Botës”.
Gazeta sjell rrëfimin e Samir Ujkanit, i cili kujton kohën kur lojtarët nuk ia dinin as emrat njëri-tjetrit në ndeshjen e parë kundër Haitit dhe stërviteshin në fusha të rënduara nën tymin e termocentraleve të Obiliqit.
Artikulli vë në pah se për një shtet që dikur e kishte të ndaluar futbollin nga autoritetet serbe, ky moment përfaqëson kulmin e një diplomacie të gjatë sportive të nisur nga i ndjeri Fadil Vokrri dhe Eroll Salihu.
Sipas “The Guardian”, ajo që dikur dukej e pamendueshme – kualifikimi i Kosovës në finalet e një Botërori – sonte është vetëm një fitore larg, duke e shndërruar sportin në projektimin më të bukur të një shteti modern dhe të suksesshëm në skenën ndërkombëtare.
Sport
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Published
33 minutes agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot futbolli kosovar përjeton një moment unik pasi në të njëjtën kohë kur ekipi A zbret në fushën e “Fadil Vokrrit” për ndeshjen finale ndaj Turqisë, Kosova U21 do të sfidojë Spanjën në Madrid.
Të rinjtë tanë po luftojnë për një vend në “Europianin Shqipëri-Serbi 2027”, duke u përballur me liderin e grupit A që mban 18 pikë, ndërsa Kosova renditet në vendin e katërt me 8 pikë.
Pas humbjes 1-3 në ndeshjen e parë në Prishtinë, dardanët e rinj kërkojnë hakmarrjen ndaj spanjollëve, duke u mbështetur në formën e mirë që treguan me fitoret bindëse 4-0 ndaj Qipros dhe 7-0 ndaj San Marinos, si dhe barazimet pa gola kundër Rumanisë dhe Finlandës.
Kjo pasdite i gjen tifozët me vëmendje të ndarë mes Prishtinës dhe Madridit, në një përpjekje të dyfishtë për sukses ndërkombëtar.
Vendi
Kurti pret ekipin e OKB-së: Diskutohet Plani Strategjik 2026–2030 dhe forcimi i bashkëpunimit
Published
2 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një takim Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), të udhëhequr nga Koordinatori për Zhvillim, Stephen O’Malley. Gjatë këtij takimi, vëmendje kryesore iu kushtua prioriteteve të Planit Strategjik të UNKT-së për periudhën 2026–2030, si dhe zbatimit të Agjendës 2030 për zhvillim të qëndrueshëm.
Kryeministri Kurti vlerësoi lart faktin që prioritetet e këtij plani janë në përputhje të plotë me agjendën kombëtare të zhvillimit, duke mirëpritur vazhdimësinë e mbështetjes së OKB-së në vend. Gjatë diskutimit, ai vuri në dukje se ky partneritet është dëshmuar edhe përmes veprimeve konkrete financiare.
“Qeveria ka kontribuar edhe përmes bashkëfinancimit në programet e OKB-së në vend, duke nënvizuar përkushtimin e fortë të Kosovës ndaj bashkëpunimit me këtë organizatë,” ka thënë Kurti.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e UNKT-së prezantuan synimet për vitin 2026, duke shprehur gatishmërinë për të mbështetur institucionet e Kosovës si në aspektin zbatues, ashtu edhe në atë normativ. Fokus i veçantë në bisedë u vu mbi reformat dhe forcimin e kapaciteteve institucionale, ku agjencitë e OKB-së mund të japin kontributin e tyre profesional.
“Jemi të gatshëm të mbështesim Qeverinë në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e reformave, duke u fokusuar në fushat ku agjencitë tona mund të japin kontributin më të madh,” u theksua nga ana e përfaqësuesve të UNKT-së.
Takimi u përmbyll me dakordimin e të dyja palëve për të forcuar më tej mekanizmat e koordinimit dhe për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë në dobi të proceseve zhvillimore të vendit.
Lajmet
27 vjet nga mizoria serbe në Rahovec e Malishevë, Osmani: Pa drejtësi s’ka paqe
Published
3 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot, kur shënohet 27-vjetori i masakrës së Pastaselës së Rahovecit dhe asaj në Burim të Malishevës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka rikujtuar viktimat e krimeve barbare të kryera nga regjimi serb në marsin e vitit 1999.
Përmes një komunikate për media, Presidentja Osmani ka theksuar se këto akte ishin pjesë e një makinerie vrasëse që synonte shfarosjen e popullit shqiptar, duke rikujtuar se më 31 mars 1999, në fshatin Pastaselë të Rahovecit, forcat serbe ekzekutuan brutalisht 106 civilë të pafajshëm.
E para e shtetit u shpreh se në Pastaselë u shpërfaqën përmasat e një mizorie që tejkalon çdo kufi njerëzor, duke e cilësuar këtë si një akt të qëllimshëm kundër jetës, dinjitetit dhe vetë ekzistencës së një populli.
“Në Pastaselë të Rahovecit, 106 civilë të pafajshëm u masakruan nga regjimi gjenocidal i Serbisë, duke shpërfaqur përmasat e një mizorie që tejkalon çdo kufi njerëzor. Ishte një akt i qëllimshëm kundër jetës, dinjitetit dhe vetë ekzistencës së një populli,” u shpreh Osmani.
Ajo kujtoi gjithashtu se nga kjo masakër mbijetuan vetëm 13 persona, të cilët sot mbajnë mbi supe peshën e rëndë të dëshmisë për tmerrin e përjetuar.
Në të njëjtën ditë, makineria vrasëse e Serbisë goditi edhe fshatin Burim të Malishevës, ku u ekzekutuan mizorisht 42 civilë të tjerë.
Presidentja potencoi se pa drejtësi nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme, duke bërë thirrje që autorët e këtyre krimeve të dalin para përgjegjësisë dhe duke përfunduar mesazhin e saj me nderimin se qoftë i përhershëm kujtimi për të rënët për liri.
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Kurti pret ekipin e OKB-së: Diskutohet Plani Strategjik 2026–2030 dhe forcimi i bashkëpunimit
27 vjet nga mizoria serbe në Rahovec e Malishevë, Osmani: Pa drejtësi s’ka paqe
REL: Tarifat e reja të rrymës shtyhen për 1 maj
BBC: “Kosova në eufori” – Ndeshja me Turqinë konsiderohet dita më e madhe që nga Pavarësia
REL: NATO përgënjeshtron Rusinë për militarizimin e Ballkanit Perëndimor
Të kërkuara
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
