Lajmet

Policia parandalon sulmin ndaj studentëve në Universitetin e Lisbonës

Motivet ende janë të paqarta.

Published

on

Policia portugeze thotë se ka penguar një sulm të planifikuar ndaj studentëve në departamentin e shkencës të Universitetit të Lisbonës, përcjell UBT News.

Një 18-vjeçar u arrestua të enjten nën dyshimin për terrorizëm, tha në një deklaratë policia gjyqësore. Ai gjithashtu po akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Hetuesit thonë se ata sekuestruan disa armë të ndaluara dhe gjetën “elemente të mëdha provash” duke përfshirë “një plan të shkruar me detaje të veprimit kriminal”.

Sipas mediave kombëtare, autoritetet portugeze u alarmuan nga zyrtarë të huaj që gjetën prova të sulmit të planifikuar.

“Hetimi u shkaktua nga dyshimet për një sulm ndaj studentëve të universitetit në Universitetin e Lisbonës”, thuhet në deklaratën e policisë.

Motivet e të dyshuarit janë të paqarta dhe ai nuk kishte precedentë penalë, përfundoi policia./UBTNews/

Lajmet

​Superliga e Kosovës sjell sot përballje të forta

Published

on

Superliga e Kosovës në futboll sot rikthehet me pesë duele interesante në kuadër të javës së gjashtë, ku nga ora 15:00 do të zhvillohen katër ndeshje.

Ndeshjet që do të zhvillohen janë: Dukagjini- Llapi, Ballkani-Drita, Gjilani-Drenica dhe Malisheva- Ferizaj.

Spektakli i futbollit sonte do të mbyllet në mbrëmje me derbin e kryeqytetit, ku nga ora 20:15 Prishtina do të përballet me Prishtinën e Re.

Këto përballje pritet të kenë ndikim të madh në renditjen e Superligës, duke shtuar rivalitetin në garën për kreun dhe mbijetesën.

Aktualisht, Prishtina është lidere e tabelës me 10 pikë, aq sa ka edhe Dukagjini në vendin e dytë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Arteta tregon kur rikthehet Havertz

Published

on

By

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka dhënë një përditësim inkurajues për Kai Havertz, duke e përshkruar mesfushorin si një “shembull të ndryshëm” ndërsa vazhdon të punojë për të rifituar formën e tij të plotë fizike.

26-vjeçari ka qenë jashtë fushave që nga mesi i gushtit për shkak të një dëmtimi në gju që pësoi në stërvitje, vetëm pak ditë pas fitores 1-0 të Arsenalit ndaj Man United në ndeshjen e parë .

Havertz nuk pritet të rikthehet në fushë deri në fund të nëntorit, por Arteta ka thënë se ai mund të kthehet brenda “javëve” dhe jo brenda “muajve”.

“Me Kai-n, e dimë se do të jenë muaj me të. Nuk e di nëse mund të jenë javë, nuk i dihet kurrë sepse ky është Kai dhe ai është një ekzemplar tjetër”, u tha trajneri gazetarëve përpara ndeshjes së tyre në Kupën e Ligës me Port Vale.

“Na mungon vërtet. Shpresojmë që ai të kthehet, dhe do të kthehet edhe për një kohë të gjatë, kështu që është shumë e rëndësishme të kujdesemi për atë gju. Deri më tani, ai po përparon mjaft mirë.”

“Topçinjtë” do të luajnë ndeshjen e radhës kundër Newcastle të dielën, më 28 shtator./D.B/KP

Continue Reading

Botë

​Sërish dronë të paidentifikuar në hapësirën ajrore të Danimarkës

Published

on

By

Danimarka u zgjua sërish me raportime për dronë të paidentifikuar në hapësirën e saj ajrore gjatë natës, që sollën mbylljen e përkohshme të aeroportit të Aalborg-ut në mbrëmje vonë dhe ngritën shqetësime për praninë e tyre në të paktën tre zona të tjera, përfshirë afër bazave ushtarake.

Sipas The Guardian, autoritetet daneze po mbajnë një konferencë për shtyp duke përditësuar publikun mbi hetimin e tyre.

Ministrat e drejtësisë dhe të mbrojtjes së Danimarkës informuan mediat, së bashku me përfaqësues të ushtrisë dhe policisë, duke e përshkruar situatën si një sulm hibrid sistemik kundër Danimarkës.

Të dy paralajmërojnë se rreziku i incidenteve hibride “është këtu për të qëndruar” dhe ka gjasa të vazhdojë në ditët dhe javët në vijim, me synimin për të “krijuar frikë, për të krijuar përçarje”.

Shefi i policisë kombëtare gjithashtu konfirmon se ka pasur raportime për incidente pranë objekteve ushtarake.

Qeveria do të kërkojë të sigurojë “kapacitete të shtuara” për t’u përballur me kërcënimin në rritje dhe do të përditësojë legjislacionin për t’i lejuar pronarët e infrastrukturës të rrëzojnë më lehtësisht dronët.

Ende do të ketë pyetje mbi praktikën e këtyre masave, sidomos në zona të mbushura ose të banuara dendur, por kjo do të përmirësojë situatën ligjore.

Megjithatë, ata i janë të sinqertë publikut duke thënë se edhe me këto kapacitete, nuk do të jenë gjithmonë në gjendje t’i neutralizojnë dronët.

Ministri i mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, megjithatë ngul këmbë se nuk ka pasur asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak ndaj Danimarkës.

Duke iu përgjigjur pyetjeve nga gazetarët, ministrat po ashtu thonë se aktualisht nuk ka prova që t’i lidhin sulmet me Rusinë, megjithëse përmendin kalimthi incidente të tjera në Evropë që i janë atribuuar Rusisë dhe thonë se këto incidente mund të kenë për qëllim minimin e mbështetjes së Danimarkës për Ukrainën./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Dyshohen për organizim te skemave piramidale, arrestohen tre persona

Published

on

By

Policia e Kosovës në Vushtrri të enjten ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”

Në një njoftim të Policisë bëhet e ditur se arrestimi i tre të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se brenda një lokali po zhvillonin veprimtari te kundërligjshme të lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, tre (3) telefona, një shumë e parave prej 525 euro, tiketa dhe dëshmi tjera relevante.

Pas intervistimit me aktvendimit të prokurorit të rastit, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.//D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara