Lajmet

Policia në pikat kufitare, Sveçla: Situata është e qetë

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është deklaruar lidhur me forcat e shumta policore në pikat kufitare, që ka të bëjë me procesin e reciprocitetit ndaj Serbisë që pritet të filloj sot lidhur me targat e automjeteve.

Sveçla thotë se Policia e Kosovës në kuadër të aktivitetit dhe qëllimit të ruajtjes së rendit publik dhe kushtetues është duke kryer veprime të në gjitha pikat kufitare, veprime të cilat kanë qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë-konkretisht targave të automjeteve.

AI ka thënë se situata në pikat kufitare është e qetë dhe se Policia e Kosovës i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operative dhe logjistike që të mos pengojnë dhe vonojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave.

“Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me Policinë e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të zakonshme si dhe me qëllim të ruajtjes së rendit publik dhe kushtetues, është duke kryer veprime në të gjithat pikat kufitare. Veprimet kanë për qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë- konkretisht targave të automjeteve. Me këtë rast, MPB-ja, me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve edhe pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2014, ka nxjerrë vendim që aranzhon dhe obligon pajisjen me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Dhe njëkohësisht ka ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për të reduktuar në maksimum pritjet në pikat kufitare. Njoftojmë opinionin se nga data 15 shtator nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide “KS” dhe rrjedhimisht targat e vetme ligjore dhe me afat të lëshuara nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë ato me denominimin “RKS”. Situata është e qetë. Policia e Kosovës i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operative dhe logjistike që të mos pengojnë dhe vonojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave”, ka shkruar ministri Sveçla. 

Vendi

Pas zgjedhjeve, Kurti udhëton në Austri: Do të takojë kancelarin Stocker

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Austri, vetëm një ditë pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar nga Zyra e Kryeministrit, gjatë kësaj vizite dyditore, kreu i qeverisë në detyrë do të zhvillojë takime të rëndësishme të nivelit të lartë shtetëror dhe ekonomik. Ndër të tjera, ai do të pritet në takim nga Kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker, si dhe do të marrë pjesë në punimet e Forumit Ekonomik të Vjenës (Vienna Economic Forum).

Ky udhëtim zyrtar i Kurtit zhvillohet pikërisht në kohën kur në Kosovë sapo është përmbyllur procesi i numërimit të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë ka përfunduar 100% numërimin e kutive të votimit (2,498 nga 2,498 vendvotime), duke nxjerrë rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas të dhënave përfundimtare të kësaj faze nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë forca e parë politike në vend duke siguruar 42,91% të votave (299,152 vota). Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,12% (147,220 vota), e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17,58% (122,575 vota). Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka grumbulluar 7,16% të votave, ndërsa Lista Serbe ka marrë 6,18%. Në këto zgjedhje, pjesëmarrja e përgjithshme e qytetarëve me të drejtë vote arriti në 37,05%, teksa rezultatet pritet të certifikohen pasi të përmbyllen procedurat e numërimit të votave të diasporës dhe ato me postë.

 

Continue Reading

Lajmet

Liqeni i Shkodrës përfshihet në UNESCO

Published

on

By

Një lajm i rëndësishëm ka ardhur për trashëgiminë natyrore të Shqipërisë, me përfshirjen zyrtare të Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës. Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm për mbrojtjen dhe promovimin ndërkombëtar të kësaj pasurie të jashtëzakonshme natyrore.

Këtë arritje e ka ndarë me publikun edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili përmes një mesazhi u shpreh se ky është një sukses i angazhimit institucional dhe diplomatik të vendit.

“Me kënaqesinë e një tjetër lajmi të bukur për Shqipërinë e Gjelbër dhe trashëgiminë tonë natyrore, futjen e Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës, rezultat i punës sonë diplomatike po edhe i kujdesit me përgjegjësi për këtë pasuri shqiptare që i shtohet thesareve të botës së mbrojtur nga UNESCO, ju uroj një javë të mbarë”, ka njoftuar Rama.

Continue Reading

Vendi

Përzgjidhet projekti fitues për Memorialin e Adem Jasharit në Prishtinë, “Zâni i Lirisë” merr vendin e parë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është përzgjedhur projekti fitues për “Memorialin Përkujtimor Adem Jashari”, ku vendin e parë e ka zënë koncepti “Zâni i Lirisë”.

Sipas Ramës, projekti fitues është përzgjedhur nga komisioni profesional vlerësues dhe do të realizohet në kryeqytet, duke bartur peshën historike, kombëtare dhe emocionale që përfaqëson figura e Adem Jasharit dhe familjes Jashari.

“Zâni i Lirisë” synon të jetë më shumë se një monument përkujtimor. Koncepti është menduar si simbol i sakrificës së familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

I frymëzuar nga fjalët e njohura të Adem Jasharit, memoriali do ta shndërrojë zërin e tij në një simbol të përhershëm të lirisë, duke ruajtur kujtesën historike dhe duke përcjellë mesazhin e sakrificës ndër breza.

Sipas Komunës së Prishtinës, memoriali do të jetë një hapësirë që do të nderojë figurën e Komandantit Legjendar dhe do të shërbejë si pikë referimi për kujtesën kolektive të qytetarëve.

Continue Reading

Lajmet

Kaja Kallas: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funksionale

Published

on

By

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, u ka bërë thirrje liderëve politikë në Kosovë që të angazhohen për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare.

Kallas theksoi se vendi ka nevojë për institucione funksionale që mund të çojnë përpara reformat e nevojshme dhe procesin e integrimit evropian. Ajo nënvizoi se tejkalimi i ngërçit politik është i domosdoshëm për stabilitetin institucional dhe përfitimin e Kosovës nga mbështetja e Bashkimit Evropian.

Deklarata e saj vjen në një periudhë kur skena politike në Kosovë po përballet me sfidën e krijimit të shumicës parlamentare dhe formimit të qeverisë së re. Bashkimi Evropian ka përsëritur vazhdimisht se funksionalizimi i institucioneve është kusht kyç për avancimin e reformave dhe afrimin e vendit me strukturat evropiane.

Sipas Kallas, përgjegjësia për tejkalimin e dallimeve politike bie mbi partitë dhe liderët e vendit, të cilët duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët në interes të qytetarëve dhe të ardhmes evropiane të Kosovës. Ajo vlerësoi se krijimi i shpejtë i institucioneve do të dërgonte një sinjal pozitiv për partnerët ndërkombëtarë dhe do të ndihmonte në zhbllokimin e proceseve të rëndësishme zhvillimore.

BE-ja ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës, por ka theksuar se përfitimi i plotë nga kjo mbështetje kërkon institucione të qëndrueshme dhe efektive që mund të zbatojnë reformat e kërkuara.

 

Continue Reading

Të kërkuara