Lajmet
Kanadaja mban zgjedhjet parlamentare
Published
5 years agoon
By
Betim GashiNë Kanada mbahen sot zgjedhjet e parakohshme paralmentare. Kryeministri Justin Trudeau i ka thirrur ato dy vjet para kohe, në përpjekje për të konfirmuar shumicën në Parlament. Por sondazhet e nxjerrin udhëheqësin liberal në garë të ngushtë me udhëheqësin konservator, Erin O’Toole.
Sipas tyre, Trudeau dhe O’Toole kanë rreth 31 për qind mbështetje, që do të thotë se edhe nëse Trudeau fiton, ka shumë të ngjarë që ai të formojë një Qeveri tjetër të pakicës, duke e lënë sërish të varur nga partitë tjera.
Trudeau i ka thirrur zgjedhjet muajin e kaluar, duke shpresuar se do të përfitojë nga trajtimi i pandemisë së koronavirusit dhe fushata e suksesshme e vaksinimit.
Lajmet
Arrestohen pesë persona për falsifikim të pronave në Ferizaj, Prishtinë e Gjilan
Published
26 seconds agoon
April 28, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj, ka arrestuar pesë persona pas një hetimi disamujor lidhur me falsifikimin e dokumenteve të pronësisë.
Gjatë operacionit të koduar që u shtri në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Ferizajt, Gjilanit dhe Prishtinës, policia arriti të sigurojë prova se të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin falsifikuar dokumente për t’u paraqitur rrejshëm si pronarë të disa parcelave tokësore në një fshat të Ferizajt.
Sipas njoftimit zyrtar, mbi të arrestuarit rëndojnë katër vepra të ndryshme penale: njëri prej tyre dyshohet për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa katër të tjerët ngarkohen për “falsifikim të dokumenteve”, “legalizim të përmbajtjes së rreme” si dhe “blerje apo fshehje të sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.
Gjatë bastisjeve janë sekuestruar dëshmi, dokumente dhe fotografi që do të shërbejnë si prova në procesin gjyqësor. Pas intervistimit në prezencë të avokatëve mbrojtës, me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Lajmet
Shtyhet për në orën 19:00 seanca për zgjedhjen e presidentit
Published
1 hour agoon
April 28, 2026By
UBTNews
Pas dështimit të radhës për të siguruar kuorumin e nevojshëm, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se seanca për zgjedhjen e presidentit shtyhet për në orën 19:00. Ky vendim vjen pas mungesës së vazhdueshme të deputetëve të opozitës në sallë, gjë që ka pamundësuar fillimin e procesit të votimit.
Në tentativën e dytë, pas asaj të orës 11:00, Haxhiu u kishte bërë sërish thirrje deputetëve opozitarë që të reflektojnë dhe të marrin pjesë në votim. Ajo rikujtoi se pjesëmarrja në punimet e Kuvendit është një detyrim ligjor që rrjedh nga aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Ligji për Deputetët, i cili obligon përfaqësuesit e popullit të njoftojnë për çdo mungesë.
Deri më tani, e vetmja mungesë e arsyetuar zyrtarisht është ajo e deputetes Afërdita Hajrizi nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila mungon për arsye shëndetësore. Seanca e orës 19:00 shihet si tentativa e radhës për të zhbllokuar procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit.
Tentativa e dytë për presidentin: Haxhiu thirrje opozitës të kthehet në sallë
Në tentativën e dytë, pas asaj të orës 11:00, ka nisur seanca për zgjedhjen e presidentit. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u ka bërë sërish thirrje deputetëve të opozitës që të jenë të pranishëm në sallë dhe të marrin pjesë në votim.
Haxhiu u kërkoi deputetëve të reflektojnë mbi detyrimet e tyre ligjore për pjesëmarrje në punimet e Kuvendit, duke u bazuar në Ligjin për Deputetët. Sipas këtij ligji, përfaqësuesit e popullit janë të obliguar të marrin pjesë në seanca dhe të njoftojnë paraprakisht për çdo mungesë të tyre.
Gjatë hapjes, ajo bëri të ditur se e vetmja deputete që ka marrë leje zyrtare për të mos qenë e pranishme në këtë seancë është Afërdita Hajrizi nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila mungon për arsye shëndetësore.
Lajmet
IKSHPK alarmon: Ndotja enorme nga Obiliqi rrezikon shëndetin publik
Published
1 hour agoon
April 28, 2026By
UBTNews
Ekspertët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë lëshuar një alarm urgjent për rreziqet shëndetësore që po vijnë nga termocentralet A dhe B në Obiliq.
Sipas IKSHPK-së, ditëve të fundit është regjistruar një ndotje enorme, e cila nëse nuk parandalohet, do të çojë në rritjen e vdekshmërisë, sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore.
Duke qenë se sektori i energjetikës është përgjegjës për 40% të emisioneve ndotëse, Instituti ka propozuar këto masa urgjente:
- Monitorimi në kohë reale i ndotjes dhe publikimi transparent i të dhënave për qytetarët nga ana e KEK-ut.
- Kontrolli i vazhdueshëm teknik i filtrave të termocentraleve dhe sanksione të rrepta në rast të mosfunksionimit të tyre.
- Inspektime të shpeshta mjedisore dhe gjoba të larta për çdo tejkalim të normave të lejuara të emetimit.
- Instalimi i teknologjive të reja për desulfurizim dhe reduktimin e gazrave të dëmshëm.
- Modernizimi i pajisjeve ekzistuese për të minimizuar lirimin e tymit dhe pluhurit në ambient.
Ekspertët paralajmërojnë se grimcat ndotëse absorbohen lehtësisht nga sistemi respirator, duke rritur ndjeshëm infeksionet te fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Pa këto ndërhyrje të menjëhershme, efektet në shëndetin e popullatës do të jenë shqetësuese.
Lajmet
Gjeneral Jashari pret krerët e komiteteve të NATO-s dhe BE-së
Published
3 hours agoon
April 28, 2026By
UBTNews
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në një takim të rëndësishëm zyrtar Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Giuseppe Cavo Dragone, dhe Kryetarin e Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian, Gjeneralin Seán Clancy.
Gjatë këtij takimi, Gjeneral Jashari i njoftoi mysafirët e lartë me arritjet e fundit të FSK-së dhe procesin e saj të zhvillimit, duke vënë theksin te gatishmëria dhe kontributi i forcës në operacionet ndërkombëtare. Diskutimi u fokusua në nevojën për të avancuar bashkëpunimin në aktivitete të përbashkëta mes FSK-së dhe organizatave të NATO-s e BE-së.
Përfaqësuesit e lartë ushtarakë vlerësuan lart progresin e FSK-së dhe kontributin e saj profesional, ndërsa u rikonfirmua rëndësia e mbështetjes që ofrojnë KFOR-i dhe Ekipi Këshillues e Ndërlidhës i NATO-s (NALT).
Në mbyllje të vizitës, palët u zotuan për forcimin e marrëdhënieve profesionale dhe rritjen e bashkëpunimit në sferat me interes të përbashkët, me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë.
Arrestohen pesë persona për falsifikim të pronave në Ferizaj, Prishtinë e Gjilan
Shtyhet për në orën 19:00 seanca për zgjedhjen e presidentit
IKSHPK alarmon: Ndotja enorme nga Obiliqi rrezikon shëndetin publik
Sara Rexhaj dhe Besim Bytyqi shpallen “Shpresa Olimpike 2026”
Java e 31-të në Albi Mall Superligë sjell “Klasiken” dhe beteja vendimtare për titull e mbijetesë
Prishtina 01 dhe Liqeni në finalen e Kupës së Kosovës në futsall
Trump refuzon propozimin e Iranit: Çështja bërthamore mbetet “vija e kuqe” për Uashingtonin
Gjeneral Jashari pret krerët e komiteteve të NATO-s dhe BE-së
21-vjeçari në gjyq për planifikimin e sulmit terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vjenë
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet2 months agoKoordinatorja e projektit AKIL-EU në UBT, prof. Manjola Zaçellari, referon në University of Oxford
-
Lajmet2 months agoPërfundon seanca e sotme në Hagë për pengim të drejtësisë
-
Live2 months agoKryegjykatësi Smith III shpall mbylljen e çështjes gjyqësore
