Aktualitet

Policia në aksion ndaj shoferëve të dehur

Published

on

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, më konkretisht, Stacioni Policor në Suharekë, i mbështetur edhe nga njësia e trafikut rajonal në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, më datë 28.07.2021 ka realizuar planin operativ “Alkotesti 2021” me qëllim të parandalimit të kundërvajtjeve në komunikacion e me theks të veçantë kontrollimit të vozitësve të cilët drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit.

Siç thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës, gjatë këtij operacioni janë kryer këto aktivitete policore:

-Janë kontrolluar 81 vetura

-Janë legjitimuar 214 persona

-Janë shqiptuar 5 fletëparaqitje për drejtim të automjetit nën ndikim të alkoolit

-Janë konfiskuar patentë shoferët deri në një vit

-Janë lëshuar tri tiketa drejtim i automjetit pa patentë shoferi dhe

-4 fletëparaqitje për tejkalim të shpejtësisë.

Policia e Kosovës është e përkushtuar për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me planin operativ si dhe ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor me qëllim të ofrimin e sigurisë sa më të mirë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve në trafik.

Bota

SHBA: Izraeli mbështet planin tonë për armëpushim në Gaza

Published

on

By

Izraeli ka pranuar propozimin e SHBA-së për një armëpushim të përkohshëm në konfliktin e Gazës, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Zëdhënësja e presidentit të SHBA-së Donald Trump, Karoline Leavitt, tha se bisedimet me të gjitha palët janë duke vazhduar dhe se Shtetet e Bashkuara shpresojnë për një armëpushim dhe kthimin e të gjithë pengjeve nga Gaza.

Ajo theksoi se nëse arrihet një marrëveshje, Shtëpia e Bardhë do ta njoftojë atë, por nuk dha asnjë detaj në lidhje me propozimin aktual të armëpushimit.

Grupi ekstremist palestinez Hamas konfirmoi se ka marrë një propozim të ri për armëpushim të hartuar nga i Dërguari Special i SHBA-së, Steve Witkoff, nga ndërmjetësuesit ndërkombëtarë.

Në një deklaratë për shtyp, Hamasi tha se po e studion propozimin me përgjegjësi dhe se çdo përgjigje do të bazohet në interesat e popullit palestinez, me fokus në lehtësimin e vuajtjeve humanitare në Rripin e Gazës dhe arritjen e një armëpushimi të përhershëm.

Propozimi i ri nga Witkoff përshkruan një armëpushim 60-ditor në Rripin e Gazës që përfshin lirimin e 10 pengjeve në dy grupe brenda një jave, sipas mediave izraelite.

Hamasi do të duhet të dorëzojë trupat e 18 të rrëmbyerve që mbahen ende në Gaza, ndërsa trupat e 180 palestinezëve do të kthehen gjithashtu.

Izraeli gjithashtu do të lirojë 125 palestinezë të dënuar me burgim të përjetshëm dhe 1 111 banorë të Gazës që janë mbajtur në burgjet izraelite që nga sulmet e udhëhequra nga Hamasi më 7 tetor 2023.

Armëpushimi dymujor do të lehtësojë negociatat për t’i dhënë fund konfliktit pothuajse 20-mujor./atsh

Continue Reading

Bota

Macron: Franca do ashpërsojë qëndrimin ndaj Izraelit, nëse bllokimi i ndihmave vijon

Published

on

By

Presidenti Emmanuel Macron ka thënë se Franca mund ta ashpërsojë qëndrimin e saj ndaj Izraelit nëse ky i fundit vazhdon të bllokojë ndihmën humanitare për Gazën, gjë që po “krijon një situatë të paqëndrueshme në terren”.

Nëse nuk ka një përgjigje që i përgjigjet situatës humanitare në orët dhe ditët në vijim, padyshim që do të na duhet të ashpërsojmë qëndrimin tonë kolektiv”, tha Macron, duke shtuar se Franca mund të shqyrtojë zbatimin e sanksioneve kundër kolonëve izraelitë.

Por unë ende shpresoj që qeveria e Izraelit do të ndryshojë qëndrimin e saj dhe se më në fund do të kemi një përgjigje humanitare”,-shtoi presidenti francez.

Continue Reading

Bota

UNRWA: Ndihma për 200,000 njerëz presin në depot tona në Gaza

Published

on

By

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë thotë në X se në Aman, tre orë larg me makinë nga Gaza, “kemi furnizime të mjaftueshme për të mbështetur mbi 200,000 njerëz për një muaj të tërë”.

UNRWA kërkon që të hiqet bllokada izraelite ndaj shpërndarjes të këtyre ndihmave.

Mielli, pakot ushqimore, pakot higjienike, batanijet dhe furnizimet mjekësore janë gati për t’u shpërndarë”, shtoi agjencia, duke kërkuar përsëri lejimin e pakufizuar të ndihmës në Gaza, e cila ka qenë nën një bllokadë izraelite që nga marsi.

Continue Reading

Bota

SHBA-ja në OKB: Rusia duhet ta pranojë marrëveshjen për përfundimin e luftës në Ukrainë

Published

on

By

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, John Kelley, tha para Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten vonë se marrëveshja e tanishme që është ofruar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, është rezultati më i mirë i mundshëm për Rusinë dhe se presidenti Vladimir Putin duhet ta pranojë atë.

Zgjatja e luftës nuk është në interesin e askujt“, tha John Kelley, përfaqësuesi i përkohshëm i SHBA-së në OKB, duke paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara mund ta shqyrtojnë “tërheqjen” nga përpjekjet për bisedime, nëse Rusia “merr vendimin e gabuar për ta vazhduar këtë luftë katastrofike”.

Kelley shtoi se sanksione shtesë kundër Rusisë janë ende në tavolinë.

Kremlini tha të enjten se po pret përgjigjen e Kievit për propozimin e tij për bisedime të reja në Stamboll më 2 qershor.

Me aq sa di unë, ende nuk ka përgjigje… Duhet të presim një përgjigje nga pala ukrainase”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Këshilltari i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina është e gatshme të marrë pjesë, por dëshiron t’i shohë paraprakisht propozimet e Rusisë për përfundimin e luftës.

Ukraina është e gatshme të marrë pjesë në takimin e radhës, por duam të kemi një diskutim konstruktiv”, tha Andriy Yermak.

Kjo do të thotë se është e rëndësishme të marrim draftin e Rusisë”, shtoi ai.

Peskov e quajti kërkesën e tij “jokonstruktive”.

Ukraina tha se i ka dorëzuar tashmë Rusisë vizionin e saj për një marrëveshje paqeje.

Zelensky e akuzoi Rusinë për “një tjetër mashtrim” duke mos dorëzuar propozimin e saj për paqe para takimit të propozuar në Stamboll.

Edhe i ashtuquajturi ‘memorandum’ që premtuan dhe që gjoja është përgatitur prej më shumë se një jave, nuk është parë ende nga askush”, tha Zelensky në adresimin e tij të përnatshëm me video.

Ukraina nuk e ka marrë atë. As partnerët tanë nuk e kanë marrë. As Turqia, që e priti takimin e parë, nuk ka marrë agjendën e re”, tha ai. “Pavarësisht premtimeve të kundërta, para së gjithash ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj presidentit Trump: një tjetër mashtrim rus”.

Rusia tha se do të përdorë takimin e 2 qershorit për të paraqitur një “memorandum” që përshkruan kushtet e saj për një marrëveshje për paqe.

Delegacioni ynë, i udhëhequr nga Vladimir Medinsky, është gati t’i paraqesë një memorandum delegacionit ukrainas dhe të ofrojë shpjegimet e nevojshme gjatë rundit të dytë të bisedimeve të drejtpërdrejta në Stamboll të hënën, më 2 qershor”, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një deklaratë më 28 maj.

Lavrov tha se memorandumi do të shpjegojë pikëpamjet e Rusisë “për të gjitha aspektet e kapërcimit në mënyrë të besueshme të shkaqeve rrënjësore të krizës”.

Medinsky, shkencëtar politik rus dhe ish-ministër i Kulturës, udhëhoqi ekipin negociator të Rusisë më 16 maj gjatë rundit të parë të bisedimeve të drejtpërdrejta që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës më shumë se tre vjet më parë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, bisedoi me Lavrovin dhe përshëndeti këmbimin e të burgosurve gjatë fundjavës, tha zëdhënësja Tammy Bruce në një deklaratë.

Sekretari përsëriti thirrjet e presidentit Trump për dialog konstruktiv dhe në mirëbesim me Ukrainën si rruga e vetme për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha Bruce.

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi më 28 maj se do të përcaktojë brenda “rreth dy javëve” nëse Putin është serioz për t’i dhënë fund luftës.

Do të zbulojmë nëse po na zvarrit apo jo, dhe nëse po, atëherë do të reagojmë ndryshe. Por, kjo do të kërkojë rreth një javë e gjysmë, dy javë”, tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë./REL/

Continue Reading

Të kërkuara