

Lajmet
Policia në aksion, gjobit veturat e parkuara në trotuare
Published
2 years agoon
By
Betim GashiKëmbësorët të cilët qarkullojnë në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, e kanë pothuajse të pamundur qarkullimin nëpër trotuare, pasi ato janë të zëna nga veturat.
Zyrtarët policorë në mesditën e së enjtes kanë dalë në aksion për t’i gjobitur veturat të cilat janë parkuar në trotuare të kësaj rruge që gjendet afër parkut të qytetit.
Rajoni
UBT ofron 20 për qind bursë në programin Master në Shëndet dhe Aktivitet Fizik për punonjësit shëndetësorë dhe sportistët
Published
2 minutes agoon
October 3, 2025By
Driton Iseni
UBT po ofron një mundësi shumë të vlefshme për profesionistët e fushës së shëndetit dhe sportit. Me bursën prej 20 për qind në programin Master në Shëndet dhe Aktivitet Fizik, punonjësit shëndetësorë dhe sportistët kanë mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre akademike, të zhvillojnë aftësi praktike dhe të përfitojnë nga një qasje e avancuar multidisiplinare për të adresuar sfidat komplekse të shëndetit dhe mirëqenies.
Ky program është i konceptuar për të integruar në mënyrë të balancuar aktivitetin fizik, sportin, ushqyerjen dhe stilin e jetës, duke u fokusuar në promovimin e shëndetit personal, parandalimin e sëmundjeve kronike dhe rehabilitimin pas gjendjeve të ndryshme shëndetësore.
Qëllimet kryesore të programit përfshijnë:
- Edukimin e avancuar mbi përfitimet e aktivitetit fizik dhe sportit për shëndetin publik.
- Zhvillimin e qasjeve të bazuara në prova për menaxhimin e sëmundjeve kronike, promovimin e mirëqenies mendore dhe fizike, si dhe përfshirjen e të gjitha grupmoshave në programe të përshtatura shëndetësore.
- Përgatitjen e profesionistëve për të dizajnuar dhe zbatuar programe të personalizuara shëndetësore sipas kushteve, popullatës dhe nevojave sociale.
- Promovimin e kohezionit social përmes sportit dhe aktivitetit fizik, duke kontribuar edhe në qëndrueshmërinë komunitare në kohë krizash apo emergjencash.
- Nxitjen e kërkimeve shkencore dhe inovacionit në shkencat e sportit, rehabilitimit dhe shëndetit publik.
Studentët e këtij programi do të fitojnë:
- Njohuri të thelluara për analizimin e profilit shëndetësor të popullatave dhe treguesve vitalë, si jetëgjatësia dhe prevalenca e sëmundjeve.
- Aftësi praktike për të hartuar, zbatuar dhe monitoruar programe të aktivitetit fizik për grupe të ndryshme moshe dhe gjendjesh shëndetësore.
- Ekspertizë në përdorimin e metodave moderne të stërvitjes dhe rehabilitimit, të përshtatura për individë me nevoja të veçanta.
- Kompetenca për të vlerësuar kritikisht hulumtimet shkencore, duke siguruar qasje të bazuara në prova për përmirësimin e shëndetit publik.
Programi Master në Shëndet dhe Aktivitet Fizik në UBT është ndërtuar sipas kurrikulave bashkëkohore dhe standardeve ndërkombëtare, me mundësi për specializime në fusha si:
- Aktiviteti fizik për grupmosha të ndryshme dhe të moshuarit,
- Aktiviteti fizik në sëmundje kronike dhe paaftësi,
- Ndërmjetësimi dhe kohezioni social përmes sportit,
- Kërkim shkencor dhe inovacion në shëndet dhe sport.
Nëpërmjet kushteve moderne laboratorike, stafit akademik me përvojë ndërkombëtare dhe mobiliteteve studimore në universitete partnere evropiane, UBT garanton një eksperiencë të plotë akademike dhe profesionale.
UBT synon që përmes këtij programi të përgatisë gjeneratën e re të profesionistëve që do të kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së jetës, përmirësimin e shëndetit publik dhe zhvillimin e sportit dhe rehabilitimit në Kosovë dhe rajon.
APLIKO TANI ONLINE dhe përfito nga bursa 20 për qind për të qenë pjesë e këtij programi inovativ në Shëndet dhe Aktivitet Fizik.
Lajmet
Ursula von der Leyen viziton Ballkanin Perëndimor, në Kosovë më 15 tetor
Published
10 minutes agoon
October 3, 2025By
UBTnews
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë rajonin e Ballkanit Perëndimor në mes të muajit tetor, bëhet e ditur nga burime jozyrtare të këtij institucioni.
Ajo do të nisë vizitën më 13 tetor, ku do të takohet me udhëheqësit e secilit nga gjashtë shtetet e rajonit. Qëndrimi i saj në Prishtinë është paraparë për datën 15 tetor.
Pritet që shefja e Komisionit Evropian të takohet si me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ashtu edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Vizita e von der Leyen në rajon do të shërbejë gjithashtu si një rast për të rikonfirmuar perspektivën evropiane për të gjithë Ballkanin Perëndimor, shkruan RTK.
Planet e saj për të vizituar kryeqytetet e shteteve të rajonit kanë bërë që të shtyhet publikimi i raportit vjetor të Komisionit Evropian, i cili zakonisht publikohet në tetor. Publikimi i këtij dokumenti është shtyrë për fillim të muajit nëntor.
Kjo lëvizje duket se synon që vizita të prezantohet si një sukses, edhe pse raportet vjetore, sipas të gjitha gjasave, nuk do të përmbajnë shumë vlerësime pozitive.
Përveç Shqipërisë, dhe deri diku Malit te Zi qe po avansojne në negociatat e anëtarësimit, shtetet e tjera nuk kanë lëvizur në procesin e integrimeve, madje në disa vende eshte shenuar zbrapsje.
Raporti për Kosovën pritet të dominohet nga ngerci institucional në vend; ai i Serbisë nga kriza e brendshme dhe protestat që po zhvillohen per gati nje vit; ndërsa në Bosnjë e Hercegovinë situata konsiderohet – krizë shtetërore. Ndersa Maqedonia e veriut mbetet e bllokuar ne intergime per shkak te vetos bullgare./D.B/KP
Lajmet
FSK ka përmbyllur kursin e liderit luftarak, i dizajnuar për të përgatitur liderë të rinj për role udhëheqëse në nivel skuadre
Published
12 minutes agoon
October 3, 2025By
UBTnews
Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në kuadër të zhvillimit të kapaciteteve, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ka përmbyllur kursin e liderit luftarak i cili është dizajnuar për të përgatitur liderë të rinj për role udhëheqëse në nivel skuadre.
Sipas FSK-së, ky kurs kontribuon në rritjen e profesionalizmit të ushtarakëve dhe përgatitjen e tyre për të marrë përgjegjësi, duke forcuar kapacitetet e përgjithshme operacionale të forcës.
“Gjatë këtij kursi, pjesëmarrësit u pajisën me aftësi praktike dhe njohuri taktike, duke fituar përvojat e nevojshme për të operuar me efikasitet në situata sfiduese. Programi i trajnimit ka përfshirë zhvillimin e aftësive të vendimmarrjes, komunikimit, menaxhimit të burimeve dhe drejtimit të operacioneve në terren. Ky kurs kontribuon në rritjen e profesionalizmit të ushtarakëve tanë dhe përgatitjen e tyre për të marrë përgjegjësi më të larta në strukturën e FSK-së, duke forcuar njëkohësisht kapacitetet e përgjithshme operacionale të forces”, thuhet në njoftimin e FSK-së./D.B/EO
Lajmet
Rubin: Haga duhet të bëjë gjënë e duhur, t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së
Published
1 hour agoon
October 3, 2025By
UBTnews
Ish zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit amerikan, James Rubin i cili ishte dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë, ka përsëritur deklaratën e tij se ish-presidenti, Hashim Thaçi nuk kishte rol kyç në vendimmarrjet e UÇK-së.
Rubin këtë deklaratë e bëri në një intervistë për gazetaren e njohur, Christiane Amanpour.
Ish diplomati amerikan tha se nga pyetjet e gjyqtarëve kishte përshtypjen se ata ishin të anshëm dhe se ata veçse kishin marrë vendim kundër ish krerëve të UÇK-së.
“Nuk është e vërtetë që gjithë shqiptarët urrejnë serbët dhe të gjithë serbët urrejnë shqiptarët, shumica e shqiptarëve dhe serbëve do donin të jetonin në paqe me njëri-tjetrin. Ky gjyq po fajëson liderët e UÇK-së për gjërat që ata nuk i kishin nën kontroll. Ishte e qartë se Thaçi si një djalë i ri në atë kohë, nuk kishte kontroll mbi asgjë. Dëshmova për tre ditë, por më duhet të them gjyqtarët më parashtronin pyetje që dukeshin shumë të anëshme. Prokurorët duhet ta ndërtojnë rastin, mbrojtja ndërton rastin, gjyqtarët supozohet të mbledhin provat që të ulen dhe të marrin vendimin, por nga pyetjet që mora nga disa gjyqëtar kisha ndjenjën se ata tashmë vetëm kishin vendosur“, tha Rubin.
Rubin tha se Gjykata në Hagë duhet të bëjë gjënë e duhur dhe të lirojë ish liderët e UÇK-së.
“Ky tribunal duhet të bëjë gjënë e duhur, t’i shpallë ata të pafajshëm. Pastaj SHBA dhe Europa duhet të ulen me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë dhe ta zgjidhin këtë problem. Nuk ka arsye pse Ballkani të ketë rrezikun që lufta të fillojë përsëri, ky është problem që mund të zgjidhet me përkrahje të liderëve ndërkombëtarë“, tha tutje Rubin.
Ish-ndihmëssekretari amerikan i shtetit, James Rubin në Hagë tha që Hashim Thaçi nuk ishte në gjendje që të nënshkruante, sepse delegacioni shqiptar i pranishëm në Rambuje duhet që të konsultohej me komandantët në Kosovë.
Dëshmia e James Rubin është në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka treguar para trupit gjykues se gjatë periudhës 1997-2000 ka shërbyer si ndihmëssekretar i Shtetit për çështjet publike dhe si zëdhënësi kryesor që ka raportuar drejtpërsëdrejtri përpara sekretares së shtetit, Madeleine Albright./D.B/KP

UBT ofron 20 për qind bursë në programin Master në Shëndet dhe Aktivitet Fizik për punonjësit shëndetësorë dhe sportistët

Princ William bën një rrëfim emocional për diagnozën e kancerit të Kate

Ursula von der Leyen viziton Ballkanin Perëndimor, në Kosovë më 15 tetor

FSK ka përmbyllur kursin e liderit luftarak, i dizajnuar për të përgatitur liderë të rinj për role udhëheqëse në nivel skuadre

Spërkatësit për hundë si mbrojtje kundër COVID-19 dhe viruseve tjera

Farat e linit: Të vogla, por me përfitime të mëdha për shëndetin

Rubin: Haga duhet të bëjë gjënë e duhur, t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së

Inspektorati i Tregut në Gjakovë bllokon disa bluza me mbishkrime në gjuhën serbe

India dhe Kina do të rifillojnë fluturimet direkte pas një ndalimi pesëvjeçar
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Rajoni2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Vendi4 weeks ago
Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën