Aktualitet

​Policia me apel: Mjegulla paraqet rrezik për shoferët

Sipas Policisë, ka filluar shfaqja e mjegullës në vendet ku pozita gjeografike është më e ulët.

Published

on

Policia Rajonale në Ferizaj apelon te shoferët e automjeteve që të bëjnë kujdes gjatë drejtimit në mot me mjegull. Sipas Policisë, ka filluar shfaqja e mjegullës në vendet ku pozita gjeografike është më e ulët.

“Më konkretisht Policia Rajonale e Ferizajt, përmes kësaj komunikate i rekomandon shoferët e automjeteve që Mos harroni se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme. Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve. Përdorni dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka këto drita, kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët tjerë. Disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës, të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe. Mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë. Mbani vëmendjen, mos shpejtoni. Ndizni dritat gjatë ngasjes, por mos ndizni dritat me rreze të gjatë. Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët tjerë t’ju shohin. Mbani ndezur dritat e shkurtra dhe të mjegullës. Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes. Mbani krahun e djathtë të rrugës gjatë lëvizjes”, thuhej në komunikatën e policisë.

Bota

Kanadaja nis bisedimet me SHBA për t’u bashkuar me sistemin mbrojtës “Kupola e artë”

Published

on

By

Qeveria kanadeze tha se është në bisedime me SHBA-në për t’u bashkuar me sistemin e  mbrojtjes nga raketat “Kupola e Artë”, që synon të kundërshtojë kërcënimet ajrore të “gjeneratës së ardhshme”.

Zyra e kryeministrit Mark Carney tha se ka “diskutime aktive” midis Kanadasë dhe SHBA-së mbi sigurinë, duke përfshirë programet ekzistuese dhe të reja si Golden Dome.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbuloi planin për sistemin e ri të mbrojtjes nga raketat më herët të martën, duke njoftuar një shumë fillestare prej 25 miliardë dollarësh (18.7 miliardë paund) për ta ndërtuar atë. Ai shtoi se Kanadaja ka shprehur interes për t’u bashkuar.

Ekspertët kanë dyshime se si SHBA-të do të ofronin një sistem gjithëpërfshirës dhe është e paqartë se si do të merrte pjesë Kanadaja ose sa do të paguante.

Continue Reading

Bota

BE bie dakord për krijimin e një fondi mbrojtës prej 150 miliardë eurosh

Published

on

By

Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord sot për krijimin e një fondi me vlerë deri në 150 miliardë euro (170 miliardë dollarë) për prokurimin e përbashkët të armëve.

Kreditë do të përdoren për të investuar në mbrojtjen ajrore dhe raketore, sistemet e artilerisë, raketat dhe municionet, dronë dhe sistemet anti-dronë – si dhe për të adresuar nevojat e tjera nga lëvizshmëria kibernetike deri te lëvizshmëria ushtarake”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen kur prezantoi planin në mars.

Përpjekjet aktuale të riarmatimit të vendeve të BE-se – kanë për qëllim të pengojnë Rusinë nga sulmi i mundshëm ndaj një vendi tjetër evropian pas Ukrainës.

Agjencitë e inteligjencës supozojnë se Rusia mund të fillojë një luftë tjetër deri në vitin 2030.

Presioni mbi BE-në për të rritur ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes dhe ndihmën për Ukrainën është intensifikuar më tej – pasi Uashingtoni pezulloi ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe vuri në pikëpyetje angazhimin e saj për të mbrojtur Evropën.

Po jetojmë në kohët më të rëndësishme dhe të rrezikshme”, tha Von der Leyen më herët.

Ky është momenti i Evropës dhe ne duhet ta përmbushim atë”, shtoi ajo.

Von der Leyen shpreson që së bashku me kapitalin privat dhe fondet shtesë nga Banka Evropiane e Investimeve, fondi mund të mobilizojë deri në 800 miliardë euro për mbrojtjen.

Fondi i ri, i cili ende duhet të miratohet zyrtarisht nga ministrat e BE-së javën e ardhshme, është pjesë e një sërë iniciativash për të përmirësuar kapacitetet mbrojtëse të Evropës.

Komisioni Evropian gjithashtu u lejon shteteve anëtare më shumë liri veprimi për shpenzimet e mbrojtjes sipas rregullave zakonisht të rrepta të borxhit dhe deficitit të BE-së./atsh

Continue Reading

Bota

Putini viziton rajonin e Kurskut, për herë të parë që nga pushtimi i Ukrainës

Published

on

By

Presidenti rus, Vladimir Putin vizitoi qytetin Kurchatov në rajonin e Kurskut, i cili ishte pjesërisht i pushtuar nga forcat ukrainase për disa muaj vitin e kaluar, tha sot Kremlini.

Ky ishte udhëtimi i parë i liderit rus në rajon – që nga inkursioni ukrainas vitin e kaluar.

Putini u takua dje në mbrëmje me guvernatorin rajonal, Alexander Khinshtein, organizatat vullnetare dhe zyrtarët lokalë.

Presidenti rus premtoi mbështetje të vazhdueshme për përpjekjet e rindërtimit, veçanërisht për banesat e dëmtuara gjatë konfliktit”, tha Kremlini.

Putini vizitoi gjithashtu një njësi në Centralin Bërthamor Nr. 2 të Kurskut, i cili është aktualisht në ndërtim e sipër.

Gushtin e kaluar, trupat ukrainase nisën një ofensivë të papritur në rajonin e Kurskut dhe pushtuan një pjesë të vogël të territorit për disa muaj.

Ushtria ruse e shpalli rajonin “plotësisht të çliruar” në fund të prillit./atsh

Continue Reading

Bota

Papa Leoni i lutet Izraelit t’i lejojë ndihmat humanitare në Gazë

Published

on

By

Papa Leoni XIV i ka bërë thirrje të mërkurën Izraelit ta lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke e përshkruar gjendjen në enklavën palestineze si “shqetësuese dhe tronditëse”.

Ripërtërij thirrjen time të zjarrtë për të lejuar hyrjen e ndihmës së drejtë humanitare dhe për t’i dhënë fund armiqësive, çmimin shkatërrues të të cilave po e paguajnë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët“, tha papa i ri në sheshin e Shën Pjetrit.

Leoni – i cili u zgjodh papë më 8 maj duke pasuar të ndjerin Papa Françesku – e ka përmendur luftën në Gazë disa herë në javët e para të papatit të tij.

Ai e bëri këtë lutje në fund të fjalimit para audiencës, duke shtuar disa fjalë përtej tekstit të përgatitur.

Në mesazhin e tij të parë të së dielës më 11 maj, Papa Leoni bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë dhe për lirimin e të gjithë pengjeve izraelite që po mbahen nga grupi militant Hamas – i cili është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Izraeli tha të hënën se do ta lejojë hyrjen e ndihmave në Gazë pas një bllokade 11-javore ndaj enklavës, por Kombet e Bashkuara thanë se deri të martën nuk është shpërndarë asnjë ndihmë.

Izraeli bëri të ditur se synon t’i intensifikojë operacionet ushtarake kundër Hamasit dhe të marrë nën kontroll të gjithë Gazën, e cila është shkatërruar nga një luftë ajrore dhe tokësore izraelite që nga sulmi i Hamasit ndaj komuniteteve izraelite në tetor 2023.

Ai thotë se bllokada ka për qëllim, pjesërisht, t’ua pamundësojë militantëve palestinezë devijimin dhe konfiskimin e ndihmave humanitare. Hamasi e ka mohuar këtë gjë./REL/

Continue Reading

Të kërkuara