Lajmet

Policia maqedonase sekuestron mbi gjysmë milioni euro dhe arreston 10 persona

Published

on

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se ka zbuluar dhe konfiskuar rreth gjysmë milioni euro, përfshirë pajisje për numërimin dhe falsifikimin e parave, kopje të pjesëve të kartëmonedhave, si dhe armë dhe municione, gjatë një aksioni të zhvilluar të hënën.

Në një komunikatë për media, Prokuroria bëri të ditur se aksioni, i koduar “Vardar”, ka rezultuar me arrestimin e dhjetë personave, ndërsa është realizuar në bashkëpunim me Agjencinë Evropiane të Policisë (EUROPOL), me mbështetjen e Eurojust-it – Agjencisë së BE-së për Bashkëpunim Gjyqësor në Çështjet Penale – si dhe disa institucione hetimore serbe.

EUROPOL dhe Projekti i EUROJUST për drejtësinë penale në Ballkanin Perëndimor, mundësuan koordinimin operacional, analizën kritike të inteligjencës dhe ndihmën teknike për realizimin e operacionit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Gjatë kontrolleve, autoritetet sekuestruan rreth 500.000 euro, 25.000 dollarë amerikanë, 500 franga zvicerane, 1800 shekela izraelite, 500 kuna kroate, 10.000 lekë, 1.000 krona suedeze dhe 25.000 rubla ruse.

Janë ekzekutuar 23 urdhra për kontroll në persona dhe banesa dhe janë siguruar prova material”, tha Prokuroria.

Sipas Prokurorisë, ky aksion është vazhdimësi e operacionit të gushtit të vitit të kaluar, kur autoritetet në Shkup, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe me mbështetjen e Eurojust-it dhe EUROPOL-it, sekuestruan pajisje për falsifikim të monedhave euro, të gatshme dhe gjysmë të gatshme, kallëpe dhe materiale të tjera për prodhim.

Në atë operacion, një zyrtar policor nga Maqedonia e Veriut u arrestua në Kosovë, nën dyshimin se kishte prodhuar rreth dy milionë monedha false prej dy eurosh.

Ai ishte pjesë e departamentit për luftën kundër krimeve të rënda dhe krimit të organizuar në Policinë maqedonase. Burime nga hetimet thanë për Radion Evropa e Lirë se i arrestuari ishte pjesë e rrjetit të falsifikatorëve, por jo organizatori kryesor i operacionit.

Prokuroria ka njoftuar gjithashtu edhe për zhvillimin dhe rezultatet e pjesës së operacionit të kryer në Serbi.

Në Republikën e Serbisë janë bërë bastisje në disa lokacione, në Novi Pazar, Novi Sad, Sombor dhe Suboticë. Janë arrestuar gjashtë anëtarë të grupit kriminal, dhe janë sekuestruar 180.000 kartëmonedha të falsifikuara në euro”, njofton Prokuroria./REL/

Lajmet

Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim

Published

on

By

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vizitoi sot Prekazin, ku u përul në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, së bashku me Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Ajo u prit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.

Gjatë vizitës, Spiropali theksoi rëndësinë e vendimit të familjes Jashari për të mos u dorëzuar dhe reflektimin mbi çmimin e lirisë.

“Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë.”

Kjo vizita thekson lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe respektin për sakrificën që bëri të mundur lirinë e vendit.

Continue Reading

Lajmet

Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit

Published

on

By

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Të kërkuara