Kronikë e zezë

Policia kufitare në Gjakovë gjen armë ilegale në stanet e brezit kufitar

Sot u realizua operacioni “Bjeshka 2022”.

Published

on

Referuar pranimit të informatave nga tereni lidhur me disa dyshime për armëmbajtje të paligjshme dhe të shtëna me armë, Policia e Kosovës konkretisht hetuese policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë, pas një pune operativo-hetimore kanë  zbuluar se bëhet fjalë për dy shtetas kosovarë me iniciale (Xh. M. viti i lindjes 1954 dhe Sh .R. viti i lindjes 1960) të cilët posedojnë armë dhe ato i mbajnë në stanet e tyre në brezin kufitar Kosovë–Shqipëri në vendin e quajtur Pllaçica e Junikut.

Sot me datë 05.07.2022, me urdhër të Gjykatës kompetente, në orët e hershme të mëngjesit është realizuar plani operativ i koduar “Bjeshka 2022”, është bërë bastisja në dy objekte (stane) në bjeshkën e Junikut dhe në të dy stanet janë gjetur provat/dëshmitë materiale si në vijim.

  • Dy (2) armë AK-47 (kallashnikovë)
  • Njëzet e pesë (25) copë fishek të kalibrit 7.62 mm.
  • Tre (3) karikatorë për armë AK-47.

I dyshuari i parë (Xh.M), pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i dytë nuk ka qenë prezent gjatë bastisjes dhe i njëjti është ftuar për intervistë nga hetuesit kompetentë për procedurë të mëtejme./UBTNews/

Kronikë e zezë

Arrestohen pesë persona për bixhoz në Malishevë

Published

on

By

Polica e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, njofton se janë arrestuar pesë persona në Malishevë, pasi janë kapur duke luajtur bixhoz.

Gjatë aksionit të policisë të zhvilluar rreth orës 20:55, brenda një lokali janë gjetur dhe sekuestruar edhe disa aparate të lojërave të fatit.

Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet si organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit brenda një lokali janë hasur duke luajtur bixhoz. Në lokal janë hasur edhe aparate të lojërave të fatit, te cilat me vendim të prokurorit janë sekuestruar , ndërsa te dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Në Prishtinë, Lipjan dhe Gjakovë gjatë ditës së djeshme janë raportuar tri raste për dhunë në familje, sipas raportit njëditor të Policisë së Kosovës.

Incidenti i parë u shënua në Prishtinë rreth mesditës, ku një grua ka raportuar se është viktimë e dhunës dhe kanosjes nga një i dyshuar mashkull, rast ky që pas intervistimit ka kaluar në procedurë të rregullt.

Ngjashëm ka ndodhur edhe në Lipjan, ku pas një mosmarrëveshjeje mes një burri dhe një gruaje, policia ka iniciuar rastin në rrugë ligjore pa masa ndalimi.

Ndërkohë në Gjakovë gjatë orëve të vona të mbrëmjes, një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy gra.

Viktimat në Gjakovë kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Sekuestrohen substanca narkotike në tri lokacione në Prishtinë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, Policia e Kosovës ka realizuar tri operacione të ndara që kanë rezultuar me arrestimin e tre personave për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Rasti i parë u regjistrua në rrugën “Enver Maloku”, ku rreth orës 11:15 gjatë kontrollit rutinë një të dyshuari iu gjetën 6 gramë substancë narkotike, ndërsa pak më vonë, në rrugën “Taulantia”, u shoqërua një tjetër person pasi iu sekuestruan mbi 7 gramë të njëjtës substancë.

Aksionet policore në kryeqytet vazhduan edhe në orët e mbrëmjes në rrugën “Metush Krasniqi”, ku u ndalua një person i tretë me një sasi prej 0.9 gramësh narkotikë.

Për të tria rastet është njoftuar prokurori kompetent, me vendim të të cilit të dyshuarit janë liruar, ndërsa procedurat ndaj tyre do të vazhdojnë në rregullt.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestim pas përleshjes me armë në Fushë Kosovë

Published

on

By

Në Fushë Kosovë është arrestuar një burrë nën dyshimin se, pas një mosmarrëveshjeje, është përleshur fizikisht dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, ku si pasojë e përleshjes, dy personat e përfshirë kanë pësuar lëndime trupore.

I dyshuari, pas marrjes së tretmanit mjekësor, është liruar për procedim të mëtutjeshëm, ndërsa viktima ka mbetur në spital për kurim të mëtejshëm.

Në vendin e ngjarjes, policia ka konfiskuar një pistoletë me gaz, një karikator dhe gjithsej 20 fishekë me gaz, dhjetë prej të cilëve u gjetën në çantën e të dyshuarit, si dhe tri gëzhoja.

Rasti po trajtohet si “Vrasje në tentativë” dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Të kërkuara