Lajmet

Policia flet për gjendjen në veri: Pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura

Policia e Kosovës po vazhdon patrullimin e tyre nëpër zonat me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës.

Published

on

Policia e Kosovës, njofton se edhe sot situata e sigurisë në veri të vendit është e njëjtë, dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, siç dihet për shkak të vendosjes së barrikadave nga grupet kriminale.

“Aktet kriminale, vendosja e barrikadave, sulmet me armë zjarri e mjete shpërthyese, kanë vështirësuar punën e institucioneve të sigurisë, kanë cenuar lirinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe mallrave, por nuk kanë ndaluar punën e Policisë së Kosovës e cila në vazhdimësi është angazhuar maksimalisht në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve dhe vendit”, thuhet në komunikatë për media.

Aty thuhet po ashtu se Policia e Kosovës punën e bazon në vlerat e saja si profesionalizmi, përgjegjësia dhe integriteti, në kuadër të të cilave ofron siguri dhe trajton të gjithë qytetarët pa dallime.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë patrullimin e tyre nëpër zonat me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke ofruar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim.

Barrikadat në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak u ngritën më 10 dhjetor nga grupe kriminale serbe, si shenjë proteste ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Ai dyshohet se organizoi sulm terrorist në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në veri të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pret që misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, t’i largojë barrikadat në veri. Ndërkohë që ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës i ka kapacitetet e duhura të veprojë në këtë drejtim.

Thirrje për largimin e barrikadave kanë bërë edhe ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe ajo në Beograd, duke thënë se arrestimi i Pantiqit po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve.

Grupet kriminale serbe të maskuar kanë sulmuar Policinë e Kosovës, gazetarët dhe misionin e BE-së, EULEX.

Si pasojë, një polic i Kosovës është lënduar, për çka ka marrë edhe trajtim mjekësor.

Lajmet

Zyrtare: Felix transferohet nga Chelsea në Al-Nassr

Published

on

Joao Felix është larguar nga Chelsea dhe ka nënshkruar një kontratë të përhershme me Al-Nassr.

Portugezi bëri 20 paraqitje në të gjitha garat për Blues sezonin e kaluar, duke shënuar shtatë gola pas transferimit të tij të verës në Stamford Bridge nga Atletico Madrid.

Ai e kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2024/25 si huazim te AC Milan dhe tani është larguar nga “Blutë” në mënyrë të përhershme, duke u bashkuar me skuadrën e Ligës Profesionale Saudite, Al-Nassr.

Continue Reading

Lajmet

Rastet e para të sëmundjes “Gjuha e Kaltër” konfirmohen në Kosovë, AUV merr masa parandaluese

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka konfirmuar sot, më 29 korrik 2025, rastet e para të sëmundjes virale “Gjuha e Kaltër” në dy ferma: në fshatin Marec (Prishtinë) dhe në fshatin Brus (Lipjan).

Sëmundja, e cila transmetohet nga mushkonjat e llojit Culicoides, prek ruminantët si delet, dhitë dhe gjedhët, por nuk transmetohet te njerëzit.

Për të parandaluar përhapjen e saj, AUV ka ndaluar lëvizjen e kafshëve në të gjithë territorin e Kosovës dhe ka vendosur masa të rrepta biosigurie.

Fermat e prekura janë vendosur në karantinë të plotë, ndërsa fermerët janë urdhëruar të përdorin masa të dezinfektimit dhe të shmangin kontaktin ndërmjet tufave. Po ashtu, është pezulluar puna në të gjitha tregjet e kafshëve, dhe Policia e Kosovës, bashkë me autoritetet komunale, do të mbikëqyrin zbatimin e vendimit.

Continue Reading

Lajmet

FSK konfirmon gjetjen e trupit të pajetë të 33-vjeçarit të zhdukur në liqenin e Ujmanit

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka konfirmuar gjetjen e trupit të pajetë të 33-vjeçarit që ishte zhdukur ditë më parë në liqenin e Ujmanit.

Në një njoftim zyrtar, FSK bëri të ditur se pas kërkimeve intensive, është lokalizuar trupi i viktimës, i cili më pas i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme ligjore.

Njoftimi:

FSK-ja gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur

Pas ftesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe koordinimeve me partnerët për angazhimin e Ekipeve të FSK-së, Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka urdhëruar ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra, për realizimin e operacionit humanitar në kërkim të personit të raportuar si i zhdukur. Me pranimin e urdhërit, ekipet e FSK kanë marrë të gjitha masat dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe qëndror janë angazhuar në operacion e kërkimit të personit të zhdukur.

Falë intesitetit të lartë të kërkimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona në terren, pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Ujmanit.

Pas evakuimit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme.

Continue Reading

Lajmet

​Presidenti i Milanit thyen heshtjen për Ardon Jasharit

Published

on

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, këmbëngul se Ardon Jashari dëshiron t’i bashkohet Rossonerëve ‘me çdo kusht’, por gjigantët e Serie A nuk duan të ofrojnë shumë. Milani mbetet në kërkim të talentit zviceran Jashari, por oferta e tyre e fundit me vlerë 33.5 milionë euro plus bonuset u refuzua nga Club Brugge.

“Nuk duam të ofrojmë shumë, por ai dëshiron të vijë me çdo kusht”, tha presidenti i Milanit, Scaroni, të martën, nëpërmjet “Calciomercato”

Scaroni iu përgjigj shpejt një pyetjeje nga një gazetar në Lega Serie A në Milano, përpara një takimi me presidentët e tjerë të Serie A.

Gjatë të njëjtit takim, drejtuesit e Interit dhe Atalantës pritet të vazhdojnë negociatat për Ademola Lookman .

Drejtori i Milanit, Igli Tare, tha të dielën se Milani nuk do të bënte një ofertë tjetër për Jasharin, pavarësisht se e dinte se çmimi i kërkuar nga Club Brugge për 22-vjeçarin është vendosur në 40 milionë euro.

Jashari nuk ishte pjesë e skuadrës së Club Brugge për dy ndeshjet e para garuese këtë sezon.

Milani ka bërë ndryshime të mëdha në mesfushë këtë verë, duke shitur Tijjani Reijnders te Manchester City dhe duke nënshkruar me Samuele Ricci dhe Luka Modric.

Continue Reading

Të kërkuara