Lajmet

​Policia e Kosovës mbyll një objekt që funksiononte si zyrë tatimore në veri

Published

on

Policia e Kosovës ka mbyllur një objekt në veri të Mitrovicës, i cili sipas informacioneve, ka funksionuar si zyrë tatimore-degë e Ministrisë së Financave të Serbisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani. Ai ka bërë të ditur se, lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar.

Rreth orës 9 kemi hyrë në këtë ndërtesë e cila sipas informacioneve tona ka funksionuar si zyrë tatimore [si degë e Ministrisë së Financave të Serbisë]. Në këtë vend kemi hasur në prova që e vërtetojnë dyshimin tone, dhe pas konsultimit me prokurorin, njerëzit që janë hasur aty janë larguar nga ai vend, dhe ajo ndërtesë është mbyllur deri në verifikim të plotë të fakteve”, ka thënë Elshani derisa ka theksuar se rasti hapet dhe hetohet si falsifikim i dokumenteve.

Lajmet

PDK dërgon sërish në Kushtetuese zgjedhjen e Qeverisë: Albin Kurti dhe partia e tij shkelën afatet me qëllim

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar sërish sot Gjykatës Kushtetuese për të kontestuar ligjshmërinë e vendimit për zgjedhjen e Qeverisë së re të udhëhequr nga Albin Kurti.

Kërkesa zyrtare është dorëzuar nga deputetët e këtij subjekti politik, Përparim Gruda dhe Arian Tahiri, të cilët kërkuan nga Gjykata Kushtetuese që të vlerësojë në tërësi ligjshmërinë e procedurave të ndjekura gjatë votimit në Kuvend.

Sipas përfaqësuesve të PDK-së, mënyra e konstituimit të Kuvendit dhe hapat e ndërmarrë menjëherë pas tij përmbajnë shkelje seriosaze kushtetuese. Nga partia më e madhe opozitare janë shprehur se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë shkelur afatet kushtetuese me qëllim gjatë këtij procesi.

Kjo lëvizje e PDK-së vjen vetëm një ditë pasi ky subjekt politik dërgoi një tjetër kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, e cila lidhej me procedurën e konstituimit të legjislaturës së 11-të ku u zgjodh kryetarja dhe katër nënkryetarët e Kuvendit procedurë kjo që i hap rrugë edhe votimit të kabinetit të ri qeveritar. /Ekonomia online/

Continue Reading

Lajmet

IBM dhe NASA publikojnë modelin e ri të AI për Hënën

Published

on

IBM dhe NASA kanë publikuar një model të ri të Inteligjencës Artificiale, të trajnuar me të dhëna nga dekada të tëra vëzhgimesh të Hënës, i cili do të jetë i qasshëm publikisht për studiuesit dhe zhvilluesit.

“NASA-IBM Lunar Foundation Model” është publikuar në platformën Hugging Face, së bashku me një bazë të unifikuar të të dhënave hënore, të përgatitur posaçërisht për përdorim në teknologjitë e machine learning.

Për dekada, misionet hapësinore kanë mbledhur sasi të mëdha të dhënash për Hënën, por ato janë ruajtur në formate dhe rezolucione të ndryshme, duke e vështirësuar analizimin e tyre në mënyrë të integruar.

Për të adresuar këtë problem, ekipet e IBM dhe NASA kanë kombinuar më shumë se 30 shtresa të dhënash nga nëntë instrumente të përdorura në katër misione të ndryshme. Në mesin e tyre janë Lunar Reconnaissance Orbiter dhe GRAIL të NASA-s, si dhe misioni japonez SELENE/Kaguya.

Një nga përdorimet më interesante të modelit është identifikimi i zonave ku mund të ketë depozita akulli në Hënë. Krateret që ndodhen vazhdimisht në hije konsiderohen ndër zonat më premtuese për praninë e akullit nën sipërfaqe, por analizimi i tyre është veçanërisht i vështirë.

Sipas IBM, modeli i ri ka ulur me 23 për qind gabimin në identifikimin e zonave me potencial të lartë për akull, krahasuar me modelin e përgjithshëm të vizionit kompjuterik SwinV2-B.

Modeli i ri pritet t’u ofrojë studiuesve dhe zhvilluesve një mjet të hapur për analizimin e të dhënave hënore dhe për zhvillimin e aplikimeve të reja në eksplorimin e Hënës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Javier Bardem nderohet me “Çmimin për Arritje Jetësore” në Festivalin e Filmit në Romë

Published

on

Aktori i njohur spanjoll, Javier Bardem, do të nderohet me “Çmimin për Arritje Jetësore” në Festivalin e Filmit në Romë, një nga ngjarjet e rëndësishme kinematografike në Itali. Çmimi do t’i dorëzohet nga regjisori i njohur italian, Paolo Sorrentino.

Festivali do të mbahet nga 13 deri më 25 tetor, ndërsa Bardem do të prezantojë edhe filmin “The Beloved”, me regji të Rodrigo Sorogoyen.

Filmi, i cili pati premierën botërore në Festivalin e Filmit në Kanë, rrëfen historinë e regjisorit Esteban Martinez, të interpretuar nga Bardem, i cili pas shumë vitesh ribashkohet me vajzën e tij, një aktore në ngritje.

Bardem së fundmi ishte pjesë edhe e Festivalit të Filmit në Venecia, ku prezantoi filmin “Bunker”, me regji të Florian Zeller.

Aktori spanjoll pritet të rikthehet në ekran në rolin e Stilgarit në filmin e shumëpritur “Dune: Part Three”, me regji të Denis Villeneuve.

Ndërkohë, Bardem ka përfunduar edhe xhirimet e filmit “Hello & Paris” të Amazon MGM Studios, ku interpreton përkrah aktores Kate Hudson./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Mbahet gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës

Published

on

By

Sot, me fillim nga ora 09:00, në Gjykatën Themelore të Prishtinës mbahet seanca e gjykimit në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës, një prej krimit më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Më 27 prill 1999, në fshatin Mejë të Gjakovës u vranë 376 persona brenda pak orëve, në atë që konsiderohet si ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe e luftës së viteve 1998-1999.

Gjatë këtij operacioni të planifikuar, forcat serbe bllokuan të gjitha rrugët dytësore duke lënë të hapura vetëm dy akse në drejtim të Mejës. Në orët e hershme të mëngjesit, njësitet e ushtrisë serbe, policia, “beretat e kuqe”, paramilitarët dhe personat e maskuar rrethuan zonën dhe grumbulluan djemtë e burrat e moshave 15 deri në 60 vjeç.

Në këtë sulm u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës, ku forcat serbe ekzekutuan shtëpi për shtëpi të gjithë meshkujt e ndalur. Asnjë nga të ndaluarit atë ditë nuk arriti të dilte i gjallë nga Meja.

Pas përfundimit të luftës, një pjesë e trupave të masakruar u gjetën nëpër varreza masive në Kosovë dhe Serbi, ndërsa një pjesë e tyre vazhdojnë të mbeten ende të zhdukur. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara