Lajmet

Policia dhe Ambasada Amerikane me ushtrim për reagim ndaj krizave

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me ambasadën Amerikane në Prishtinë, që nga dje nga ora 15:00 -21:00, po realizon një ushtrim të gjerë në Prishtinë, përfshirë zonën pranë objektit të Ambasadës Amerikane, e cila gjendet në lagjen Arbëria të Kryeqytetit.

Sipas njoftimit, ushtrimet e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Ambasadës Amerikane janë një tregues i forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit në siguri dhe për të siguruar gatishmërinë në menaxhimin dhe reagimin ndaj situatave emergjentë, dhe të çfarëdo incidenti të mundshëm në Kosovë.

“Përmes këtij ushtrimi synohet testimi i kohës së reagimit, efektiviteti dhe efikasiteti i zyrtarëve dhe pajisjeve, si dhe komunikimi e koordinimi ndërmjet njësive dhe institucioneve relevante në situata emergjente, ku kërkohet garantimi i një ambienti të sigurt për qytetarët, stafin diplomatik dhe institucionet e Kosovës”, njoftoi Policia e Kosovës.

Pjesëmarrja në këtë ushtrim do të përfshijë prani të shtuar të Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë së Ambasadës Amerikane, përdorim të shtuar të mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme policore siç janë altoparlantët, sirenat e mjete të ndryshme logjistike policore.

“Pra ky do të jetë vetëm një ushtrim e jo veprim policor ndaj një incidenti të vërtetë, andaj kërkojmë bashkëpunim dhe mirëkuptim të plotë nga qytetarët e në veçanti nga pjesëmarrësit në trafik, që në këtë kohë të shmangin qarkullimin në zonën përreth Ambasadës Amerikane në Prishtinë – lagjja Arbëria, për shkak të zhvillimit të ushtrimit dhe ndërprerjes së qarkullimit të përkohshëm të disa segmenteve rrugore në atë zonë”, u tha në njoftimin e Policisë së Kosovës./S.K/EO/

Continue Reading

Vendi

Tre të vdekur në Malishevë, në mesin e tyre dy fëmijë

Published

on

By

Një burrë dhe dy fëmijë kanë vdekur në lagjen “Mirdita”, në Malishevë, pas një zjarri në një banesë.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot, rreth orës 12:55, jemi njoftuar për një incident zjarri në një banesë në lagjen “Mirëdita”, në Malishevë. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente.

Në këtë banesë janë gjetur tre persona të gjinisë mashkullore (një i rritur dhe dy fëmijë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete. Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për pasoja të tjera”, ka thënë ai.

Sipas Elezajt, lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje./ Ekonomia online/

Continue Reading

Lajmet

BE-ja bart mjetet e para: Kosova përfiton 61.8 milionë euro për reforma ekonomike

Published

on

By

Bashkimi Evropian ka nisur sot transferimin e mjeteve të parafinancimit prej 61.8 milionë eurosh për Kosovën, si pjesë e Planit për Rritje Ekonomike për Ballkanin Perëndimor.

Ky hap vjen pas ratifikimit të marrëveshjeve në Kuvend dhe dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm nga Qeveria e Kosovës.

Kjo shumë përfaqëson 7% të totalit prej mbi 882 milionë eurosh që Kosova ka në dispozicion deri në fund të vitit 2027. Nga mjetet e bartura sot, rreth 29 milionë euro janë kredi direkte në buxhet, ndërsa pjesa tjetër do të ndahet përmes granteve dhe kredive për projekte kyçe në infrastrukturë.

Kryeministri Albin Kurti u shpreh se Kosova është e përkushtuar për zbatimin e 111 hapave të reformave të dakorduara, duke pranuar se edhe pse është humbur pak kohë, Qeveria do të bëjë çmos për të përshpejtuar procesin.

“Kjo është detyrë e vështirë, por e arritshme,” deklaroi Kurti.

Në anën tjetër, shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, theksoi se ky plan ofron mundësi konkrete për afrimin e ekonomisë së Kosovës me tregun e përbashkët evropian.

Alokimi i mjeteve në të ardhmen do të jetë i kushtëzuar me rezultate konkrete.

Deri më 30 qershor, Kosova pritet t’i përmbushë 13 hapat e parë të reformave që kapin vlerën e rreth 91 milionë eurove, ndërsa deri në fund të vitit synohen edhe 166 milionë euro të tjera.

Reformat mbulojnë fusha kritike si sundimi i ligjit, tranzicioni i gjelbër dhe zhvillimi ekonomik.

 

Continue Reading

Vendi

27 vjet nga rënia në Maznik: Nderohet sakrifica e Shkëlzen Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij

Published

on

By

Sot mbushen 27 vite nga rënia heroike e dëshmorëve të kombit, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Luan Nimanaj dhe Hasim Halilaj. Për të nderuar veprën e tyre, në Kompleksin Memorial në Gllogjan janë zhvilluar homazhe dhe nderime pranë përmendoreve të heronjve, ku morën pjesë familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë.

Pas ceremonisë zyrtare, ka nisur aktiviteti tradicional i ecjes në këmbë, i njohur si “Shtegu i lirisë”. Kjo marshatë nis nga Gllogjani dhe ndjek itinerarin drejt Maznikut, pikërisht në vendin ku dëshmorët ranë heroikisht 27 vite më parë.

Shkëlzen Haradinaj me bashkëluftëtarë ranë në mbrojtje të popullatës civile në Duboçakë të Maznikut, duke u bërë mburojë e pathyeshme për lirinë e Kosovës.

“Shtegu i lirisë” shërben si një kujtesë e gjallë për sakrificën e tyre sublime dhe rrugën e vështirë që kaloi Ushtria Çlirimtare e Kosovës deri në çlirimin e vendit.

Foto: RTK

Continue Reading

Lajmet

Nisin inspektimet në Prishtinë, Fushë Kosovë e Ferizaj: Siguria në punë nën “lupën” e shtetit

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka nisur sot një aksion të gjerë inspektimesh në të gjithë Kosovën, me fokus të veçantë në respektimin e kushteve të sigurisë në punë. Ky aksion, i cili po cilësohet si i pari i këtij lloji për nga shtrirja territoriale, ka nisur intensivisht në rajonet e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Ferizajt.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Inspektoratit Qendror, Kastriot Jashari, ka bërë të ditur se ky hap synon ndryshimin e praktikave të deritanishme dhe vendosjen e rregullave të qarta për mbrojtjen e punëtorëve.

“Ne po përpiqemi që të ndryshojmë disa praktika në mënyrë që të dihet rregulli i qartë në respektimin e kushteve të sigurisë së punës për qytetarët,” deklaroi Jashari para mediave, duke njoftuar nisjen e kontrolleve në terren.

Ky mobilizim i shtuar i autoriteteve vjen menjëherë Një punëtor në Shtime humbi jetën tragjikisht në vendin e tij të punës në rrugën “Industria”, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore.

Për këtë rast, policia tashmë ka arrestuar një person i cili dyshohet për veprën penale “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Continue Reading

Të kërkuara