Kronikë e zezë

Policia arreston dy të dyshuar dhe sekuestron 182 kg marihuanë

Published

on

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy të dyshuar si dhe ka sekuestruar një sasie të konsiderueshme të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Sipas komunikatës, me datën dje rreth orës 21:35, pas informacioneve të shkëmbyera nga Njësia e Task Forcës e Policisë Kufitare – Lindje me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në zonën kufitare RKS/SRB është ndaluar vetura e dyshuar me targa vendore e cila pas kontrollimit nga njësitë policore tek e njëjta është gjetur sasi e dyshuar e narkotikëve të llojit marihuanë e cila dyshohet se ishte duke u transportuar nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë menjëherë veprime hetimore, ku në konsultim me prokurorin kujdestar janë arrestuar dy të dyshuar shtetas kosovarë, Y.H. (1998) dhe D.H. (1990), për transportim me narkotikë si dhe janë sekuestruar narkotikë në sasi prej 182 kg. të llojit marihuanë, ku vlera e kësaj substance narkotike në treg dyshohet të jetë rreth 400.000 (katërqind mijë) euro”, thuhet në komunikatë.

Policia njofton po ashtu se si prova materiale relevante për rastin janë sekuestruar një veturë dhe një kombi me targa vendore të cilat janë përdorur në rast si dhe dy telefona celularë.

Sipas policisë të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në ndalim policor prej 48 orësh, ndërsa rasti i iniciuar ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e sub. narkotike – Neni 267 të KPRK-së’ procedohet tek njësitë kompetente për trajtim të mëtejmë.

Lajmet

Aksident me fatalitet, policia shqipton rreth dy mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka ndodhur një aksident me fatalitet dhe se kanë shqiptuar 1923 gjoba për kundërvajtësit e trafikut.

Gjithashtu janë raportuar 29 aksidente trafiku me dëme materiale, 21 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar, kurse një aksident përfundoi me fatalitet.

Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona, 15 janë dërguar në mbajtje, 2 persona janë në vuajtje të dënimit, kurse një tjetër është në ndalim policor. /S.K/KP/PK/

Continue Reading

Lajmet

Mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku shqiptohen nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë shqiptuar 2412 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Gjithashtu, janë raportuar 34 aksidente trafiku me dëme materiale, dhe 18 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona, 16 janë dërguar në mbajtje, kurse 1 person është në vuajtje të dënimit./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një serb në Prishtinë, kishte urdhërarrest ndërkombëtar

Published

on

Një shtetas serb është arrestuar dje në Prishtinë rreth orës 16:00 ka njoftuar Policia e Kosovës, i njëjti kishte edhe urdhër arrest aktiv.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

URDHËRARREST NDËRKOMBËTAR

“Prishtinë / 30.10.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas serb pasi që i njëjti kishte urdhër arrest. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se dje më 30.10.2025 rreth orës 22:00 ka pranuar një informacion për një rast të vjedhjes së rëndë në rrugën “Mustafë Xhigolli”.

Sipas njoftimit pas daljes në vendngjarje nga ekzaminimet e para është dyshuar se personi/na të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës përmes thyerjes së xhamit të dritares së pasme, duke vjedhur stoli ari në vlerë rreth 10.000 euro, si dhe pajisjen DVR të kamerave të sigurisë.

“Gjatë zhvillimit të hetimeve, njësia hetimore ka identifikuar një automjet të dyshuar të tipit Audi A4, ngjyrë hiri, që drejtohej nga A. Xh.( 25 vjeç) .Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur mjete të dyshimta, përfshirë një shpues elektrik dhe një palë këpucë, të cilat përputhen me gjurmët e lëna dhe pamjet nga kamerat e sigurisë nga kryesi i veprës”, thuhet në njoftim.

I dyshuari ka tentuar të largohet, por pas një ndjekjeje është arrestuar nga hetuesit policorë.

Me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa automjeti është sekuestruar për procedura të mëtejshme hetimore./S.K/PK/

Continue Reading

Të kërkuara