Shëndet

Po përdoret me të madhe, por çka ndodh me trupin kur ndalon përdorimin e Ozempic?

Published

on

Një studim i ri ka zbuluar se shumica e personave që ndaluan përdorimin e semaglutidit, përbërësi aktiv i medikamenteve të njohura për humbje peshe, si Ozempic, fituan përsëri rreth dy të tretat e peshës së humbur dhe shfaqën përkeqësim të treguesve shëndetësorë, duke përfshirë rritje të presionit të gjakut, kolesterolit dhe rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Si funksionon Ozempic?

Wegovy dhe Ozempic janë të njohura si agonistë të receptorëve GLP-1 dhe shkaktojnë humbje peshe duke imituar veprimet e GLP-1, një hormon në tru që rregullon apetit dhe ndjenjat e ngopjes. Sipas studimit rreth 12 përqind e të rriturve në SHBA, raportohet se kanë përdorur të paktën një agonist të receptorëve GLP-1, ndërsa 6 përqind kanë treguar se po përdorin aktualisht.

Rreth 85 përqind e personave që kishin filluar përdorimin e medikamenteve si Ozempic e ndërprenë përdorimin brenda dy vitesh, dhe 71 përqind e ndaluan brenda vitit të parë, për dy arsye: Ose kishin arritur peshën e dëshiruar ose për shkak se ilaçet janë të shtrenjta, me çmim rreth 1,000 dollarë në muaj.

Që kur u shpërnda në treg, semaglutidi ka treguar jo vetëm sukses në trajtimin e diabetit dhe obezitetit, por kërkimet e reja tregojnë se ka rol pozitiv në uljen e presionit të gjakut dhe zvogëlimin e rrezikut të goditjeve në zemër ose tru. Por, përdorimi i tij për humbje peshe nuk mund të jetë njësoj pozitiv.

Një studim i bërë nga kërkues të Universitetit Northwestern raportoi se, ndërkohë që nuk është e qartë se si ndikon ndalimi i agonistëve të receptorëve GLP-1 në shëndetin afatgjatë të zemrës, gjetjet sugjerojnë se mund të rrisë rrezikun kardiovaskular.

Duke marrë parasysh normën e lartë të ndërprerjes së medikamenteve e efektet anësore negative që kanë, kërkuesit thanë se është e domosdoshme të studiohet nëse përdorimi i ilaçeve ofron ndonjë përfitim afatgjatë e ul rreziqet shëndetësore ose nëse disavantazhet e ndalimit të ilaçeve janë më larta se përfitimi.

Kërkuesit pas studimit të fundit nuk thanë përfundimisht se pacientët duhet t’i përdorin ilaçet përjetë për të mbajtur nën kontroll sëmundjet, gjetjet tregojnë se njerëzit që përdorin agonistë të receptorëve GLP-1 për menaxhimin e peshës e përmirësimin e shëndetit kardiometabolik kanë nevojë për përdorim afatgjatë.

Çfarë ndodh kur ndërpritet Ozempic? Ndërprerja e përdorimit të saj u lidh me përkeqësim të niveleve të disa faktorëve rreziku për shëndetin kardiovaskular e metabolik, të cilët luajnë rol në shëndetin e zemrës dhe diabetin. Kërkimet kanë zbuluar se pas 68 javësh injeksionesh, pacienti mesatar ka humbur më shumë se 15 përqind të peshës. Brenda 12 muajve nga përfundimi i trajtimit, 300 pacientë fituan përsëri rreth dy të tretat e peshës që kishin humbur.

Kërkuesit shtuan se mjekët dhe pacientët duhet të diskutojnë gjithashtu se çfarë mund të ndodhë nëse terapia ndërpritet.

Dr. Domenica Rubino, drejtoreshë e Qendrës së Menaxhimit të Peshës dhe Hulumtimit në Uashington, i tha BBC-së: “Obeziteti nuk është si infeksion ku merr antibiotikë dhe gjithçka shërohet. Ndryshe nga hipertensioni, diabeti dhe sëmundje tjera kronike që trajtojmë, ku duhet të përdorësh medikamente kronike, si statina për shëndetin e zemrës, ata që ndalojnë përdorimin e ilaçeve mund të përjetojnë pasoja të padëshiruara. Ka pasur raporte të shumta për efekte anësore të rrezikshme tek ata që përdorin semaglutidin aktivisht, si nauze të rëndë dhe të vjella, mendime për vetëvrasje dhe paralizë të stomakut”, tha ajo.

Hyrja e Ozempic në tregun farmaceutik  u miratua nga FDA për të menaxhuar diabetin dhe ilaçi i tij “binjak” Wegovy, tani i miratuar për humbje peshe, shënoi një ndryshim të madh në mënyrën si mjekët trajtojnë obezitetin. Këto medikamente kanë treguar se ndihmojnë njerëzit të humbasin rreth pesë deri 20 përqind të peshës së trupit. Përdorimi i gjerë i medikamenteve ka ndikuar tashmë në normat kombëtare të obezitetit, të cilat kanë rënë me gati pesë përqind në një vit.

Pesë milionë amerikanë i’u dha recetë me semaglutid më 2023, dhe katër në 10 e përdornin për humbje peshe, jo për menaxhimin e diabetit. Studiuesit theksuan: “Përdorimi i agonistëve të receptorëve GLP-1 ka të ngjarë të rritet shpejt në SHBA kur shtrihen indikacionet e mbulimit,  normat alarmante të ndërprerjes së përdorimit të agonistëve të receptorëve GLP-1 duhet të tërheqin vëmendjen e mjekëve, politikanëve e ekspertëve të shëndetit publik.” /UBT News/

Shëndet

Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve

Published

on

By

Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.

Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.

Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.

Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.

Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.

Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.

Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.

Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.

Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.

Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.

Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC

Continue Reading

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara