Lajmet

Plenkoviq: Kroacia mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe BE

Ai tha se ky forum është mundësi e mirë për t’i përmirësuar raportet tregtare në mes dy vendeve.

Published

on

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka deklaruar se Kroacia mbështet rrugëtimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe do t’i shfrytëzojnë të gjitha përvojat dhe njohurit për ta mbështetur vendin tonë drejt integrimit në BE.

Plenkoviq i bëri këto komente nëpërmjet një videomesazhi në hapje të Forumit Ekonomik Kosovë-Kroaci, i cili po mbahet në Prishtinë. Ai tha se ky forum është mundësi e mirë për t’i përmirësuar raportet tregtare në mes dy vendeve.

“Jam shumë i kënaqur që më shumë se 50 sipërmarrës po marrin pjesë në këtë forum dhe është një mundësi e shkëlqyer për të themeluar kontaktet me biznesmenët për të bërë shkëmbimet tregtare dhe për të përmirësuar raportet tona ekonomike. Kroacia mbështet rrugëtimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe jam i gëzuar që Kosova ka dorëzuar aplikacionin në Këshillin e Evropës dhe natyrisht ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha përvojat dhe njohurit për t’iu mbështetur për integrimet e ardhshme në Bashkimin Evropian“, tha ai.

Kurse, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se janë në rrugën e duhur për të forcuar lidhjet ekonomike Kosovë-Kroaci.

“Jemi dy vende të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Ka ardhur koha që të forcojmë edhe lidhjet tona ekonomike. Ndjehem i sigurt që mund ta bëjmë këtë. Eksportet tona në Kroaci janë trefishuar, ndërkaq importet nga Kroacisë janë dyfishuar. Për momentin janë më shumë se 160 kompani kroate që po punojnë në Kosovë me rreth 650 punëtorë. Jam i sigurt se këto shifra vetëm sa do të rriten në javët, muajt e vitet në vijim. Sot Kosova paraqet një mundësi të shkëlqyeshme për investimet e huaja direkte si një destinacion serioz dhe i qëndrueshëm. Si shtet jemi dëshmuar se jemi ndër vendet më demokratike në rajon, jemi përmirësuar për 17 vende për lirinë e medias. Gjithashtu, jemi ndër vendet më të suksesshme në luftimin e krimit dhe të korrupsionit. Për vitin e dytë me radhë Kosova është e para në Ballkanin Perëndimor dhe e dyta në botë për nga përmirësimi në sundimin e ligjit. Kemi qëndrueshmëri në aspektin fiskal me një borxh publik për vetëm 23 përqind të bruto produktit vendor. Për ju është më rëndësi ta dini se barra e përgjithshme tatimore është ndër më konkurrueset në Evropë me normën tatimore korporatave vetëm 10 përqind e duke mos tatimuar edhe devidentët. Në vitin 2022 investimet e huaja direkte në vendin tonë janë rritur për 44 përqind, ndërsa eksportet janë rritur për 23 përqind e të hyrat tatimore janë rritur për 22 përqind“, tha ai.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se ardhja e bizneseve të Kroacisë në këtë forum, konfirmon synimin për ngritjen tregtare në mes dy vendeve.

“Kjo konfirmon synimin për rritjen tonë tregtare dhe krijimin e partneritetit biznes-biznes ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, pasi të dyja vendet kanë një potencial për më shumë shkëmbime tregtare dhe më shumë bashkëpunim ekonomik….unë sot iu dëshmoj shumë biznese që vinë nga Evropa për të eksploruar dhe mundësi të mira shohin në Kosovë dhe veç se janë zotuar në fushën e industrisë së metaleve, në fushën e industrisë së drurit, në fushën e industrisë së ushqimit dhe pijeve, në fushën e agro industrisë, në fushën e automobilistikës, veçse në këtë javë do të jetë biznesi i parë i regjistruar në Kosovë“, tha ajo, duke shtuar se gjatë viti të kaluar kanë punuar në politikat e mbështetjes së sektorit privat.

Ministri i Ekonomisë në Qeverinë e Kroacisë, Davor Filipoviq tha se këtë forum e sheh si mundësi e parë për përfitime të të dyja vendeve.

Edhe ministri Filipoviq tha se Kroacia mbështet aplikimin e Kosovës në BE, KiE por edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

“Ne mirëpresim aplikimin tuaj për anëtarësim në Bashkimin Evropian po ashtu mirëpresim edhe vendimin pozitiv sa i përket liberalizimit të vizave në mes Kosovës dhe BE-së dhe në këtë hap të rëndësishëm për lëvizjen e lirë të Kosovës… kjo paqe jetëgjate mund të bëhet përmes një dialogu të mirëfilltë dhe ne besojmë që dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian do të qojë në normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë. Vendi juaj dhe qytetarët tuaj kanë vuajtur shumë dhe gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë një të ardhme evropiane.. ..ne jemi të kënaqur që gjatë 10 muajve të vitit 2022, shifrat e tregtisë janë rritur duke arritur 105 milionë euro dhe importet 10 milionë euro. Kemi intensifikuar bashkëpunimin me Kosovën dhe shohim mundësi të ndryshme në sektorin e energjisë, ndërtimin e rrugëve, ndërtimtari, pajisje ushtarake dhe pajisje të inteligjencës, bashkëpunimi hekurudhor “, tha ai.

Ai shtoi se kompania INA është e interesuar të investojë edhe në Kosovë.

Në kuadër të Forumit Ekonomik Kosovë-Kroaci, është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e turizmit. 

Vendi

Detaje nga dosja e Prokurorisë për vrasjen e dyfishtë në Gjilan

Published

on

By

Goditje me grushte në kokë e trup, një mjet i fortë, një litar i vendosur rreth qafës dhe gjurmë gjaku në shtratin ku u gjet e pajetë foshnja. Këto janë disa nga detajet e përshkruara në dosjen e Prokurorisë Themelore në Gjilan lidhur me vrasjen e dyfishtë në fshatin Demiraj.

Sipas dosjes, Braim Demiri dyshohet se më 1 nëntor 2026, pas orës 00:27 dhe deri në orët e mëngjesit, pas një konflikti fizik me djalin e tij, Adonis Demirin, e ka privuar atë nga jeta.

“Me një litar të cilin ia vendos në qafë viktimës dhe sipas shenjave të njëjtin e ngulfat”, thuhet në përshkrimin e dyshimeve në dosjen e Prokurorisë.

Në të njëjtën ngjarje dyshohet se është vrarë edhe foshnja. Në përshkrimin e veprës penale, Prokuroria pretendon se foshnja D. është gjetur e pajetë në shtratin e babait të saj, Adonis Demirit, me shenja dhune dhe njolla gjaku.

“…ndërsa më parë edhe fëmija D., është gjetur e pajetë me shenja dhune në shtratin e babait të saj, tani të ndjerit Adonis, ku janë vërejtur edhe njolla gjaku, krejt këto të shkaktuara me dyshimin nga babai i saj, tani i ndjeri Adonis, ashtu që nga veprimet e të njëjtëve janë privuar nga jeta dy anëtarë të familjes së tyre”, thuhet në dosje.

Lidhur me gjendjen në të cilën janë gjetur viktimat, Prokuroria përshkruan:

“Viktima Adonis Demiri është gjetur me lëndime të dukshme në fytyrë, i mbuluar me gjak dhe me një litar të shtrënguar rreth qafës, ndërsa foshnja D. është gjetur e pajetë me shenja dhune”.

Mënyra e saktë e privimit nga jeta të të dy viktimave ende nuk është përcaktuar, pasi deklaratat e të pandehurve nuk përputhen me incizimet e kamerave të sigurisë të marra nga pajisja DVR e sekuestruar në shtëpinë e vëllait të të dyshuarit.

“Po ashtu, duhet potencuar se mënyra e saktë e privimit nga jeta të djalit Adonis, por edhe e mbesës së tij D., për momentin është ende e paqartë, pasi ekzistojnë kundërthënie të qarta në mes të deklaratave të të pandehurve dhe incizimeve të kamerave të sigurisë”, thekson Prokuroria.

Përveç Braim Demirit, e pandehur është edhe bashkëshortja e tij, H. Demiri, e dyshuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për shkak të rrezikut të bashkërendimit të deklaratave mes të pandehurve.

“…dy të pandehurit kanë dhënë versione të ngjarjes që bien ndesh me incizimet e kamerave të sigurisë, ekziston rrezik real që i pandehuri, nëse do të ndodhet në liri, do të bashkërendojë deklaratat me bashkëpandehurën, me çka do të pengonte zhvillimin e rregullt të procedurës penale”, thuhet në kërkesë.

Hetimet ndodhen në fazën fillestare. Janë në pritje rezultatet e autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ekspertizat e gjurmëve biologjike, të litarit dhe të pajisjeve elektronike, si dhe intervistimi i dëshmitarëve të tjerë. Përveç dyshimit për vrasje të rëndë, Braim Demiri dyshohet edhe për armëmbajtje pa leje.

/Ekonomia online/

Continue Reading

lajme

Moti sot: Shi dhe borë në viset e larta

Published

on

By

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK).

Sipas parashikimit të institutit, në zonat e larta malore priten reshje të përziera shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 6 deri në 8 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Qeveria prezanton projektbuxhetin për vitin 2027, parashihen 4.27 miliardë euro

Published

on

Qeveria e Kosovës ka prezantuar projektbuxhetin për vitin 2027, i cili kap vlerën e 4.27 miliardë eurove.

Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se projektbuxheti i vitit të ardhshëm është 200 milionë euro më i lartë se buxheti i rishikuar për vitin 2026 dhe 300 milionë euro më i lartë se buxheti fillestar i këtij viti.

Nga shuma e përgjithshme, 908 milionë euro parashihen të ndahen si financim i drejtpërdrejtë për komunat e Kosovës.

Gjatë prezantimit, Kurti tha se rritja e vazhdueshme ekonomike ka ndikuar në zgjerimin e buxhetit dhe në qëndrueshmërinë e financave publike.

Sipas tij, ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje prej 5.4 për qind në tremujorin e parë dhe 4.1 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti.

“Kjo na vendos te vendet me rritjen më të shpejtë në rajon dhe më gjerë. Kjo nënkupton edhe rritjen në vazhdimësi të buxhetit dhe qëndrueshmërinë e financave publike”, deklaroi Kurti.

Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se, sipas projektbuxhetit për vitin 2027, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) parashihet të mbledhë të hyra në vlerë sa 60 për qind e të hyrave që pritet t’i mbledhë Dogana e Kosovës.

Kurti e cilësoi projektbuxhetin si rekord edhe për komunat, duke theksuar se rritja e financimit për pushtetin lokal vjen si rezultat i rritjes së vazhdueshme të granteve qeveritare.

Pas miratimit në Qeveri, projektligji për buxhetin e vitit 2027 pritet t’i procedohet Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe votim.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vrasja e dyfishtë në Demiraj, Prokuroria kërkon paraburgim për të pandehurin B.D.

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me inicialet B.D., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja e rëndë ka ndodhur më 1 nëntor 2026, rreth orës 9:00 të mëngjesit në fshatin Demiraj të Komunës së Gjilanit. Viktimë të këtij meksuesi kanë mbetur vajza e tij A.D., 27 vjeçe, si dhe mbesa e tij D.D., foshnje vetëm tre muajsh. I dyshuari B.D. është ndaluar menjëherë për 48 orë me urdhër të prokurorit kujdestar.

“Më 01.11.2026, në fshatin Demiraj, Komuna e Gjilanit, ka ndodhur një rast Vrasje e rëndë, ku viktimë janë A.D (27 vjeç) dhe D.D. (foshnje 3 muajsh), ku i dyshuari B.D, babai i viktimës A.D, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje e rëndë’”, thuhet në njoftim.

Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit i është dorëzuar sot Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Gjilan. Organet e hetimit bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha ekipet relevante policore dhe prokurori i rastit për mbledhjen e provave.

Në komunikaturën për media, Prokuroria nëntrimon angazhimin e saj për zbardhjen e tërësishme të tragjedisë:

“Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, me qëllim të ndriçimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike.” /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara