Lajmet

​Kurti: Sulmi terroristë në Ibër-Lepenc: Tash është shënjestruar popullsia civile

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e përbashkët me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se sulmi i fundit terroristë në në kanalin Ibër- Lepecit është bërë nga profesionistë terroristë dhe është i ri për nga natyra, pasi tash është shënjestruar popullsia civile.

Kreu qeveritar tha se ka persona që po mbahen në burg e që po hetohen, derisa ka treguar se është konfiskuar shumë armatim e municion, por edhe uniforma e emblema prej të cilave edhe të njësive të ndryshme ruse.

“Ky sulm i fundit që është bërë nga profesionistë terroristë në kanalin Ibër-Lepecit është i ri për nga natyra, në kuptimin që tash është shënjestruar popullsia civile. Më herët kemi pasur sulme ndaj Policisë së Kosovës, ndaj ndërtesave zyrtare komunale, por kësaj radhe në shënjestër është popullsia civile sepse furnizimi me ujë dhe prodhimi i energjisë, që është jetik edhe për qytetarët edhe për bizneset, ka qenë shënjestër. Janë arrestuar disa persona. Ka që po mbahen në burg edhe tash që po flasim. Hetimet po zhvillohen, kemi konfiskuar shumë armatim e municion, por edhe uniforma e emblema, 20 prej të cilave të njësive të ndryshme ruse. Duhet të presim cili do të jetë përfundimi i këtyre hetimeve, por ne konsiderojmë që gjithçka tregon që këtë nuk e kanë bërë qytetarë të zakonshëm dhe se na bëjnë të besojmë që një sulm i tillë vjen i mbështetur, i orkestruar nga Serbia siç ishte sulmi në Banjskë apo atë me sulmin mbi KFOR-in, apo edhe rrëmbimi i tre policëve tanë në Leposaviq“, ka theksuar Kurti.

Ai ka thënë se kufiri mes Kosovës e Serbisë është më i gjatë se ai me tri vendet tjera që rrethohet vendi ynë dhe se ka vështirësi në kontrollimin e tij të përpiktë.

Sipas kryeministrit, nervoza në Beograd po përkthehet në agresivitet ndaj Kosovës, meqë kur nuk e kontrollojnë më Kosovën atëherë mbështetin sulme të tilla terroriste.

Kreu qeveritar ka thënë se me Serbinë duan normalizim të marrëdhënieve, njohje reciproke.

“E kemi marrëveshjen në Bruksel nga 27 shkurti i vitit të shkuar dhe aneksin e zbatimit nga 18 marsi në Ohër, atë duhet ta respektojmë e zbatojmë. Kosova është konstruktive, e përkushtuar dhe gjithmonë kreative në gjetjen e zgjidhjeve si dy shtete të pavarura që synojnë fqinjësi evropiane. Pra kemi marrëveshje dhe ujdi për zbatimin e asaj marrëveshje, por që çdo javë Beogradi ndërmerr shkelje anësore të kësaj dhe nuk i përmbahet asaj marrëveshje. Ne mendojmë që kemi më shumë se dialog sepse kemi marrëveshje. Insistojmë që Brukseli të ushtrojë presion ndaj Beogradit që ata të respektojnë marrëveshjen e sa më parë ta implementojmë atë e në atë mënyrë të arrijmë normalizimin e marrëdhënieve si dy shtete normale. Kosova është shtet normal, kemi rritje ekonomike të shquar nga 6 për qind të bruto produktit vendorë në 4 vitet e fundit. Kemi progres demokratik, pra në marrëdhëniet tona normale duhet të përmbajnë edhe një Serbi normale e këtu Brukseli mund të ndihmojë shumë më shumë se sa që bënë aktualisht”, ka nënvizuar kryeministri Kurti.

Kurti shtoi Serbia nuk është shtet demokratik.

“Serbia nuk është shtet demokratik, atje nuk respektohen të drejtat e njeriut as të drejtat e pakicave. Nuk besojnë tek pluralizmi politik, nuk ka sundim të ligjit e mu për këtë ka protesta të tilla të ashpra studentore. Kam përshtypjen se Serbia është vetëm formalisht republikë, ndërsa është e pamundur që të bëhet mbretëri edhe në kuptimin përmbajtjesor. Tani në këtë hendek janë kthyer në atë që gjithmonë e kemi ditur, një shtet paramilitarë. Tek ne e qojnë Milan Radoiçiqin që të ndërmarrë aksione terroriste, ndërsa në Beograd i rrahin studentët. E dimë nga përvoja historike se si përfundon kjo gjë. Beogradi duket që nuk ka nxjerrë asnjë lloj mësimi nga e kaluara e vetë”, tha kryeministri.

Edhe kryeministri kroat Plenkoviq ka përmendur sulmet nga grupe serbe në veri të Kosovës që nga viti i kaluar. Ai ka thënë se nuk mund të pritet rezultat i shpejtë por se rëndësi ka që procesi të jetë paqësor dhe të ketë më shumë bisedime mes të dyja palëve.

“Besojmë te dialogu mes Kosovës dhe Serbisë që të rezultojë me normalizim dhe të përfundojë me njohje të ndërsjellë dhe funksionimin që çon te pozita që Kosova të ndërmarr rrugëtimin drejt BE-së. Janë pesë shtete të BE që nuk e kanë njohur Kosovën dhe ky proces mund të mos jetë i shpejtë”, ka thënë Plankoviq.

Lajmet

AAK: Ejani ta votojmë Ligjin për Specialen

Published

on

By

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, u ka bërë thirrje publike të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mblidhen urgjentisht për të votuar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një konference për media të mbajtur në ambientet e Kuvendit, Tahiri theksoi se kanë mbetur vetëm edhe 13 orë nga afati për të votuar këtë ligj dhe për të përmbyllur procesin.

“Jemi në Kuvend kur kanë mbetur edhe 13 orë deri te mundësia e votimit të Ligjit të Dhomave të Specializuara dhe konstituimit të plotë të vendit. Nga këtu, në emër të GP të Aleancës, u bëjmë thirrje kolegëve deputetë: ejani menjëherë në Kuvend ta votojmë Ligjin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit Special, të bashkohemi sot gjithmonë në anën e drejtë të historisë rreth UÇK-së, vlerës më të lartë kombëtare. Kosova na thërret”, deklaroi Tahiri. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu kërkon sqarim nga Kushtetuesja për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se kush mund t’i ushtrojë kompetencat presidenciale pas përfundimit të mandatit të saj gjashtëmujor, nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri.

Këtë e konfirmoi Zyra e Presidentes në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë më 6 tetor – në ditën kur skadon afati për zgjedhjen e presidentit të ri.

Sipas Zyrës, Haxhiu e ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese më 5 tetor, duke u thirrur në nenin 113, paragrafi 3, nënparagrafi 1 i Kushtetutës.

“Kemi kërkuar të përcaktohet se si dhe nga kush ushtrohen kompetencat e domosdoshme presidenciale pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore, kur presidenti i ri ende nuk është zgjedhur”, tha Zyra e Presidentes për REL-in.

Continue Reading

Lajmet

Gjeneral Jashari pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në një takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, me rastin e përmbylljes së misionit të tij ushtarak në Kosovë.

Gjatë takimit, dy krerët ushtarakë diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it. Ata vlerësuan lart nivelin e partneritetit ndërinstitucional, duke theksuar nevojën për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit profesional dhe operacional përmes angazhimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave.

Gjenerallejtënant Jashari shprehu mirënjohjen e tij për rolin dhe kontributin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, duke riafirmuar përkushtimin e FSK-së për forcimin e mëtejshëm të raporteve dypalëshe.

Në përmbyllje të takimit, komandanti i FSK-së i uroi gjeneralit Ulutaş shëndet dhe suksese në marrjen e detyrave dhe përgjegjësive të reja ushtarake./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet se Policia përdori gaz lotsjellës me afat të skaduar mbrëmë: Cilat janë rreziqet dhe efektet e tij shëndetësore?

Published

on

By

Gjatë përplasjeve të mbrëmshme mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës para Kuvendit, ku forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmën, janë ngritur dyshime mbi specifikat e mjeteve të përdorura. Nga pamjet e siguruara në terren, një nga gëzhojat e gazit lotsjellës të përdorur (e llojit CS POWDER) mban datën e prodhimit qershor 2018 (Mfg Date: 06/2018), çka ngre dyshime se afati i përdorimit të tij ka skaduar prej kohësh.

Sipas raporteve ndërkombëtare mbi pajisjet për kontrollin e turmave nga organizata si Physicians for Human Rights dhe studimeve mjekësore mbi ekspertizën e mjeteve kimike, përdorimi i gazit lotsjellës të skaduar përbën një rrezik shtesë për shëndetin publik, pasi përbërësit kimikë mund të dekompozohen dhe të shkaktojnë reaksione anormale.

Ndër efektet kryesore të dëmshme të dokumentuara nga gazi i skaduar numërohen:

  • Tolerancë e zvogëluar kimike dhe reaksione më të ashpra: Komponimet e dekompozuara kimike mund të bëhen më toksike ose më irrituese se gazi me afat të rregullt.
  • Dëmtime më të rënda në rrugët e frymëmarrjes: Mund të shkaktojë spazma më të forta bronkiale, djegie intense të fytit e mushkërive dhe vështirësi më të gjata në frymëmarrje.
  • Irritim dhe djegie të theksuar të lëkurës e syve: Në vend të efektit të përkohshëm, gazi i skaduar mund të shkaktojë djegie kimike të lëkurës, skuqje të zgjatur ose dëmtime më serioze në indet e syve.
  • Rrezik për shpërthim ose ndezje anormale: Me kalimin e afatit, mekanizmi i ndezjes dhe lënda djegëse në gëzhojë mund të mos funksionojnë siç duhet, duke rritur rrezikun e djegieve fizike apo lëndimeve nga fragmentet. /E.A/

Foto: Dardan Shala

 

Continue Reading

Të kërkuara