Lajmet

Plenkoviq: Kroacia do paqe dhe zgjedhje në veri të Kosovës

Ai ka deklaruar se duhet të mbahen zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës.

Published

on

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se dëshirojnë paqe dhe de-përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës. Ai ka deklaruar se duhet të mbahen zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës si dhe të njëjtat nuk duhet të bojkotohen.

Politikani kroat ka folur para Samitit të Bashkimit Evropian, i cili i zhvillon punimet sot dhe nesër.

“Duam de-përshkallëzimin e konflikteve, të gjitha këtyre incidenteve, të cilët kanë ndodhur në muajt e fundit dhe nuk ishin të pakta, ky është mesazhi i parë. Mesazhi i dytë është që ne duam të krijojmë parakushte për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, që ato zgjedhje të jenë të sigurta dhe të shohim pjesëmarrje në to. Pra, zgjedhjet e fundit përjetuan bojkotim, me sa kuptoj unë, isha në Podgoricë para disa ditësh dhe kam biseduar me përfaqësuesit e Kosovës, jam dëgjuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Kurtin, para këtij takimi për të marrë një ndjenjë, sepse javën e kaluar kam biseduar edhe me kryeministren Bernabiq, kështu që kam informacione të drejtpërdrejta nga liderët e njërës dhe të palës tjetër”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nëse mbahen zgjedhjet, Beogradi zyrtar duhet të ftojë serbët e Kosovës që të marrin pjesë.

“Ekziston një vullnet për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, megjithatë, është e rëndësishme të sigurohet pjesëmarrja në to. Nëse vjen deri te bojkot përsëri, atëherë do të kemi këtë situatë, e cila është jashtëzakonisht e pazakontë dhe e keqe. Dhe kjo është arsyeja pse Kroacia dëshiron paqen, dëshiron de-përshkallëzimin, dëshiron të mbahen zgjedhje në të cilat do të marrin pjesë të gjithë dhe të vijë deri te funksionimi që do të jetë në përputhje me rendin kushtetues të vendit. Natyrisht, mendoj se është vendimtare që nëse shkohet që të organizohen zgjedhje të reja, mesazhi i Beogradit ndaj popullatës serbe në Kosovë të jetë që të marrë pjesë në ato zgjedhje”, ka thënë Plenkoviq.

Lajmet

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës prej 21.4%

Published

on

By

Kompania furnizuese me energji elektrike, KESCO, ka kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike për 21.4 për qind për vitin 2026.

Kërkesa është dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe tani i takon këtij institucioni të vendosë nëse do ta aprovojë apo jo propozimin për rritjen e çmimit të rrymës.

Sipas aplikimit për të hyrat maksimale, pas marrjes në konsideratë të shpenzimeve të pritshme, kërkesa e Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) për të hyrat e lejuara maksimale për vitin 2026 arrin në 528.78 milionë euro.

Për krahasim, të hyrat e lejuara për vitin 2025 kanë qenë rreth 435 milionë euro – të cilat ishin aprovuar nga ZRRE-ja.

Continue Reading

Lajmet

Qeveria e Kosovës miraton kërkesën për dërgimin e FSK në mision kërkim-shpëtimi në Shqipëri

Published

on

By

Qeveria e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media njofton se në mbledhjen elektronike të mbajtur një ditë më parë, ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë.

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka mbajtur dje një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në komunikatën e mbledhjes së Qeverisë.

Ndërkohë që ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci shkroi për këtë në facebook ku tha se kjo u bë me kërkesën e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë.

Me kërkesën e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, Qeveria e Republikës se Kosovës në mbledhjen e saj të 286 ka miratuar propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes për angazhimin e  një kontingjenti të Kërkim-Shpëtimit, të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, i cili tashmë i është bashkuar operacionit në Klos të Republikës së Shqipërisë, për kërkimin e një personi të humbur në rrjedhën e lumit Mat”, ka shkruar ai.

Continue Reading

Lajmet

Osmani: Rreshtimi me Amerikën në Bordin e Paqes forcon subjektivitetin dhe zërin ndërkombëtar të Kosovës

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se çfarë do të thotë për Kosovën përfshirja në Bordin e Paqes të themeluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe cilat janë obligimet, përgjegjësitë dhe përfitimet që mund t’i ketë.

Në këtë një intervistë për “Përballje Podcast” në Telegrafi.com, Osmani ka folur për takimin e saj me Presidentin Donald Trump, raportet strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe mundësitë për një diplomaci të re, përfshirë edhe angazhimin me shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes si një nga zhvillimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të vendit në vitet e fundit, duke theksuar se ky hap e fuqizon drejtpërdrejt subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

“Anëtarësimi i Kosovës në secilën organizatë ndërkombëtare është lajm i mirë për vendin tonë, e në veçanti kur po flasim për një organizatë ndërkombëtarë që udhëhiqet nga aleati ynë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shteti kryesor që nëpërmjet ndihmës, bashkërendimit dhe udhëheqjes, lidershipit të vet ia ka bërë Kosovës të mundur lirinë, pavarësinë, demokracinë dhe paqen që e gëzojmë”, tha Osmani me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu.

Ajo tha se është krejtësisht i natyrshëm rreshtimi politik i Kosovës me aleatin e saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa herë që ka nisma të tilla të rëndësishme ndërkombëtare.

Osmani ka treguar detaje lidhur me ftesën për Kosovën si shtet themelues i kësaj organizate ndërkombëtare të themeluar nga SHBA me Presidentin Trump, çka sipas saj përbën një vlerësim të jashtëzakonshëm për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.

“Kosova është vlerësuar nga ShBA. Ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm i popullit tonë dhe i shtetit tonë si faktor i rëndësishëm për paqe dhe stabilitet, jo vetëm në rajon, por edhe përtej. Në anën tjetër, kjo fuqizon subjektivitetin e pozicionin ndërkombëtar të shtetit”, deklaroi Osmani.

E para e shtetit sqaroi se pjesëmarrja në Bord i jep Kosovës mundësi të ketë zë të barabartë në vendimmarrjen ndërkombëtare, si dhe hap dyer të reja diplomatike, përfshirë edhe me shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Na jep mundësi që të kemi zërin tonë të barabartë në tavolina të vendimmarrjes dhe në të njëjtën kohë na jep qasje te shumë shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën”, theksoi Presidentja.

Ajo shtoi se gjatë ceremonisë së themelimit të Bordit të Paqes ka pasur takime dhe komunikime të drejtpërdrejta me liderë të shumë shteteve, përfshirë edhe vende mos njohëse, të cilat, sipas saj, e kanë parë përfshirjen e Kosovës si një mesazh të fortë politik.

Presidentja sqaroi gjithashtu se anëtarësimi në këtë Bord nuk sjell obligime financiare të detyrueshme për Kosovën, pasi kontributet janë vullnetare dhe çdo angazhim i mëtejmë do të kalojë përmes Kuvendit.

Osmani konfirmoi se marrëveshja do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për ratifikim sapo ky institucion të konstituohet, me qëllim që procesi të ketë legjitimitet të plotë kushtetues dhe politik.

Duke folur për mesazhin që kjo përfshirje dërgon në arenën ndërkombëtare, Osmani tha se anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes është një konfirmim i pathyeshmërisë së shtetësisë së Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Procesi i dytë në Hagë ndaj Thaçit, shtyhet fillimi i gjykimit për 27 shkurt

Published

on

By

Gjykata Speciale ka njoftuar se fillimi i gjykimit në çështjen kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit është shtyrë për datën 27 shkurt.

Rasti ishte paraparë të niste më 24 shkurt.

“Më 28 janar 2026, Gjykatësi i Vetëm Kristofer Gosnell miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe urdhëroi që gjykimi në çështjen kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit të fillojë të premten, 27 shkurt 2026, në vend se më 24 shkurt, siç ishte caktuar më parë”, thuhet në një njoftim.

Ky është procesi i dytë në Hagë ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Në këtë që pritet të nisë tash më 27 shkurt do të paraqiten tre dëshmitarë, natyra dhe përmbajtja e të cilëve është zbuluar nga Prokuroria.

Continue Reading

Të kërkuara