Lajmet

Platforma e Donald Trump nuk do të jetë në Google Play Store, kjo është arsyeja

Google zbuloi se përmbajtja e krijuar nga përdoruesit përfshinte kërcënime fizike.

Published

on

Këtë javë, Google u shpreh se nuk do të ketë Truth Social, platformën e mediave sociale të nisur nga ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nëse nuk ka fshirë çdo përmbajtje që bën thirrje për dhunë, sipas një raporti nga New York Times.

Truth Social është kufizuar në App Store të Apple për momentin, por aktualisht renditet e #25 që nga 29 gusht 2022.

Deklarata e Google vjen pasi platforma e mediave sociale e mbështetur nga Trump pretendoi se nuk e kishte idenë pse aplikacioni i saj nuk ishte miratuar për Google Play Store.

Pas disa rishikimeve, Google zbuloi se përmbajtja e krijuar nga përdoruesit përfshinte kërcënime fizike, në kundërshtim me politikat e përmbajtjes së Google. Platformës së Trump iu kërkua të hiqte një përmbajtje të tillë dhe ta ridorëzonte aplikacionin për shqyrtim.

Që nga trazirat e 6 janarit 2021, Google ka rritur përpjekjet e saj në lidhje me vendimet e moderimit të përmbajtjes bazuar në faktin nëse postimet mund të çojnë në dhunë në botën reale. Trazirat e përmendura janë një pjesë e arsyes pse YouTube – dhe pothuajse të gjitha aplikacionet e njohura – pezulluan Trump nga platforma.

Truth Social u lansua në shkurt të këtij viti dhe shpejt u bë një nga aplikacionet më të shkarkuara në App Store./UBTNews/

Lajmet

​Blerja e re e Interit pritet te debutojë në derbi ndaj Juventusit

Published

on

Interi ka zyrtarizuar transferimin e Manuel Akanjit nga Manchester City dhe mbrojtësi zviceran pritet të debutojë menjëherë në një nga sfidat më të mëdha të sezonit, Derby d’Italia ndaj Juventusit.

Trajneri Cristian Chivu është gati ta hedhë titullar Akanjin që në përballjen e së shtunës në “Allianz Stadium” të Torinos, duke e vendosur përkrah Francesco Acerbit dhe Alessandro Bastonit në qendër të mbrojtjes.

Zvicerani pritet të marrë vendin e Yan Bisseck në formacion, sipas Sky Sport Italia.

Kjo ndeshje vjen në një moment të rëndësishëm për Interin, i cili humbi sfidën e fundit në shtëpi kundër Udineses dhe është nën presion për një rezultat pozitiv.

Ndryshime të tjera priten edhe në mesfushë, ku Henrikh Mkhitaryan mund të rikthehet në vend të Petar Sucic për të formuar dyshe me Hakan Calhanoglun.

Në sulm, kapiteni Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram do të udhëheqin repartin ofensiv, pavarësisht se argjentinasi u rikthye vonë nga impenjimet me kombëtaren.

Formacioni i mundshëm i Interit: Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria Speciale pas akuzave të Osmanit : Asnjë gazetar nuk është nën hetim

Published

on

By

Pas deklaratave të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila akuzoi disa gazetarë për lidhje me Milan Radoiçiqin dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme, Prokuroria Speciale e Kosovës ka deklaruar se asnjë gazetar nuk është nën hetim.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Arbnora Luta, ka deklaruar se nuk ka asnjë rast të hapur që përfshihen gazetarët.

Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, ju njoftojmë se asnjë gazetar nuk është nën hetim nga Prokuroria Speciale dhe nuk ka asnjë rast të hapur që përfshin gazetarët. Prokuroria Speciale vazhdon të veprojë në përputhje të plotë me ligjin, duke ruajtur pavarësinë, paanshmërinë dhe profesionalizmin në çdo rast”, ka deklaruar Luta.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme në një konferencë për medie deklaroi se “kur hetohen Radojiçiqat dalin bashkëpunëtorët e tyre”, duke aluduar në gazetarë. Ajo tha se gjatë hetimeve kanë dalë shumë prova, duke shtuar se “ata e dinë kush janë, e kanë mizën pas veshi”.

Para gazetarëve e para e vendit foli për arrestimin e djeshëm të një kameramanit, i cili sipas saj xhiroi në një zonë ku nuk pati autorizim./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Shqipëria i dyshuari për grabitjen në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është ekstraduar nga Shqipëria një shtetas shqiptar, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në një rast grabitjeje të ndodhur më 22 korrik 2022, në rrugën “Nazim Pulaj” në Prizren.

Sipas njoftimit, pas ekstradimit, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Më 11.09.2025 është ekstraduar nga Shqipëria i dyshuari shtetas i Shqipërisë pasi i njëjti dyshohet se ka qenë i përfshirë në një rast grabitje të ndodhur më 22.07.2022. I njëjti pas intervistimit në prezencë të avokatit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim./D.B/UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Ushtarët e Shqipërisë, pjesë e KFOR-it, nisen për në Kosovë

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu ka nisur mëngjesin e së premtes me disa foto të ushtarëve shqiptarë në misionin e KFOR-it, teksa rrugën e kishin nisur për Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Vengu thotë se djemtë dhe vajzat e Shqipërisë që janë pjesë e KFOR-it, çdo ditë mbajnë lart flamurin dhe vlerat në shërbim të paqes dhe sigurisë.

Mirëmëngjes nga Kosova me djemtë dhe vajzat tona në misionin e KFOR ku çdo ditë mbajnë lart flamurin dhe vlerat tona në shërbim të paqes dhe sigurisë”, ka shkruar ai./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara