Lajmet

Plani i MB-së i azilit, Agjencia e OKB-së për refugjatë: Shkel ligjin ndërkombëtar

Kryeministri Rishi Sunak ka thënë se ai është “i gatshëm për luftë” për të sjellë ligjin.

Published

on

Ligji për azilin, i propozuar nga qeveria britanike është “shumë shqetësues” dhe do të bllokonte edhe ata që kanë një kërkesë bindëse, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët.

Përfaqësuesja e UNHCR-së në Mbretërinë e Bashkuar, Vicky Tennant, i tha BBC-së se masa do të shkelte ligjin ndërkombëtar dhe nuk është e nevojshme për të ndaluar kalimet nga Kanali.

Kryeministri Rishi Sunak ka thënë se ai është “i gatshëm për luftë” për të sjellë ligjin dhe për të kapërcyer çdo sfidë ligjore.

Laburistët kanë thënë se planet rrezikojnë të “përkeqësojnë kaosin”.

Të martën, qeveria përshkroi një ligj të ri i cili në mënyrë efektive do të ndalonte këdo që arrinte në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet një rruge të paligjshme nga kërkesa për azil.

Kushdo që zbulohet se ka hyrë ilegalisht në vend do të bllokohet gjithashtu nga pretendimi i nënshtetësisë britanike në të ardhmen.

Masa është pjesë e përpjekjeve për të adresuar një rritje të numrit të njerëzve që mbërrijnë në MB përmes kalimeve të Kanalit çdo vit, i cili u rrit nga rreth 300 në 2018 në më shumë se 45 mijë në vitin 2022.

E pyetur për reagimin e saj ndaj planeve në Neësnight të BBC-së, zonja Tennant tha: “Ne jemi shumë të shqetësuar. Kjo në fakt po mbyll qasjen në azil në MB për njerëzit që vijnë në mënyrë të parregullt”.

“Ne besojmë se është një shkelje e qartë e Konventës së Refugjatëve dhe mbani mend se edhe njerëzit me pretendime shumë bindëse thjesht nuk do të kenë mundësinë t’i parashtrojnë ato”, deklaroi ajo

Konventa për Refugjatët, e rënë dakord për herë të parë në 1951, është një traktat shumëpalësh që përcakton se kush kualifikohet si refugjat dhe detyrimet e shteteve nënshkruese për t’i mbrojtur ata.

Çfarë do të thotë ligji i ri?

Personat e larguar nga MB do të bllokohen nga kthimi ose kërkimi i nënshtetësisë britanike në të ardhmen

Emigrantët nuk do të marrin lirimin me kusht ose nuk do të jenë në gjendje të kërkojnë rishikim gjyqësor për 28 ditët e para të paraburgimit

Do të ketë një kufi në numrin e refugjatëve që Mbretëria e Bashkuar do të vendosë përmes “rrugëve të sigurta dhe ligjore” – të vendosura çdo vit nga Parlamenti

Një detyrë e sekretarit të brendshëm për të ndaluar ata që mbërrijnë në MB ilegalisht dhe për t’i larguar ata në Ruanda ose në një vend të tretë “të sigurt” – kjo do të ketë përparësi ligjore mbi të drejtën e dikujt për të kërkuar azil

Moshat nën 18 vjeç, ata që nuk janë të aftë nga pikëpamja mjekësore ose ata që janë në rrezik të dëmtimit serioz në vendin ku po largohen do të mund të vonojnë largimin

Çdo kërkesë tjetër për azil do të dëgjohet nga distanca.

Vendi

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

lajme

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rama dënon protestat e dhunshme: Efektivët e policisë marrin 2.500 euro shpërblim

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me strukturat e Policisë së Shtetit, i ka cilësuar protestat e ditëve të fundit si një “valë dhune” që nuk ka asnjë lidhje me kërkesat legitime apo me parimet e një shoqërie demokratike.

Sipas kreut të qeverisë, personat që po përfshihen në akte dhune dhe shkatërrime nuk mund të konsiderohen studentë. Rama theksoi se kjo lëvizje nuk është një revoltë për arsimin, duke e bërë të qartë dallimin mes studentëve që protestuan paqësisht për kërkesat e tyre universitare dhe grupeve të maskuara që përdorin dhunën. Ai akuzoi organizatorët se po përdorin të mitur të moshave 13-14 vjeçare në vijën e parë të përplasjeve me qëllim provokimin e një incidenti tragjik.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri përgëzoi forcat e policisë për vetëpërmbajtjen dhe profesionalizmin e treguar përballë sulmeve. Si mbështetje konkrete për efektivët e angazhuar në terren, Rama njoftoi se secili prej tyre do të përfitojë menjëherë një shpërblim prej 2.500 eurosh, ndërsa bëri të ditur se nga 1 janari i vitit 2027 do të ketë edhe një rritje të pagave për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara