Lajmet

Pjesëtarët e FSK-së trajnohen nga trajnerët e xhudos

Published

on

Në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”, në Qendrën Nacionale të Xhudos në qytetin e Pejës, është organizuar trajnimi për pjesëtarët e Forca e Sigurisë së Kosovës në fushën e xhudos, me fokus në avancimin e teknikave të xhudos dhe vetëmbrojtjes.

Ky program përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve të FSK-së, duke u bazuar në njohuritë dhe aftësitë e fituara përmes sportit të xhudos.

Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim të Federatës së Xhudos të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.

Lajmet

​“Marshi ynë vazhdon”, konferenca e tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE

Published

on

By

Ka nisur në Bruksel konferenca e tretë ndërqeveritare Shqipëri-Bashkim Evropian, për hapjen e grupkapitullit të VI të negociatave.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili po e kryeson delegacionin shqiptar, tha të martën se ky është një hap shumë i rëndësishëm dhe sipas tij po bëhet sipas planit.

“Marshi ynë vazhdon. Jemi këtu për të ndërmarrë një hap të rëndësishëm dhe për të hapur një grupkapitull të ri, i cili është i rëndësishëm për planin tonë. Kjo sepse po bëhet sipas planit. Ne duhet të vazhdojmë përpara dhe ambicia jonë është të hapim më shumë grupkapituj, shpresojmë në pranverë dhe pastaj të sigurohemi që viti i ardhshëm të mbyllet me grupkapitujt e hapur”.

Kjo konferencë vjen para Smitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet të mërkurën.

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria e Shkupit kërkon paraburgim për Artan Grubin

Published

on

By

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka kërkuar që ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, të dërgohet në paraburgim “sapo të arrestohet” si i dyshuar për përvetësim gjatë detyrës zyrtare.

Ajo tha në një njoftim se masa e paraburgimit duhet të zbatohet “menjëherë pas lokalizimit dhe arrestimit” të Grubit, i cili besohet se ndodhet jashtë vendit.

Mëngjesin e 16 dhjetorit, Policia e Maqedonisë së Veriut tha se e bastisi shtëpitë e Grubit dhe ish-drejtorit të Lotarisë, Përparim Bajrami.

Në kuadër të hetimeve, dhe bastisjeve në lokacione të ndryshme, përfshirë shtëpitë e Grubit dhe Bajramit, janë siguruar prova që ngjallin dyshime se dy të akuzuarit, si persona përgjegjës në Shoqatën Aksionare, Lotaria Shtetërore, gjatë vitit 2023, kanë shkaktuar “dëme në buxhetin e Shoqatës në vlerë mbi 8 milionë euro, duke përvetësuar pasuri në mënyrë të kundërligjshme”.

Përvetësimi i pasurisë së paligjshme nga një zyrtar gjatë detyrës është i dënueshëm me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.

Përveç Grubit e Bajramit, në mesin e të dyshuarve bëhet fjalë edhe për ish-kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski.

Kallëzimi penal u dorëzua në Prokurorinë Publike në Shkup… Njëri prej të cilëve është ish-kryeministër, njëri është ish-zëvendëskryeministër, njëri është ish-drejtor i një personi juridik, njëri është ish-sekretar i përgjithshëm, pjesa tjetër janë nëpunës shtetëror që punojnë te njëri nga personat juridik”, tha të hënën ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, gjatë një konference për shtyp.

Grubi dhe Bajrami nuk janë gjetur në asnjërën prej shtëpive të bastisura.

Toshkovski i bëri thirrje Grubit që të kthehet në vend.

Do të doja t’i besoja kur tha se është i pastër si loti, madje i bëj thirrje të kthehet në Maqedoni (e Veriut) nëse akoma nuk është kthyer dhe të ju mundësoj institucioneve ta zhvilloj procesin hetimor dhe ta vërtetojmë drejtësinë”, tha Toshkovski.

Paraprakisht, Grubi njoftoi se nuk ka ikur, por se ndodhet jashtë vendit “për një vizitë private”.

Kam udhëtuar me dokumentet e mia dhe sigurimi im personal policor është i njoftuar. Unë sapo t’i kryej obligimet, do të kthehem në shtëpi, pranë familjes. Ju lutem mos shpifni dhe spekuloni“, shkroi Grubi në një postim në Facebook.

Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, tha të hënën se Grubi në TV21, se ish-zëvendëskryeministri Grubi së bashku me një biznesmen janë larguar nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Kosovës, me një veturë me targa diplomatike, gjatë ditës së diel.

Grubi, më herët, pas futjes në listën e zezë amerikane, njoftoi tërheqjen e tij nga jeta politike dhe publike.

Më 11 dhjetor, Prokuroria e Shkupit gjithashtu njoftoi se ka nisur hetim kundër Grubit, dhe gjykatësit të Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti, me qëllim që, siç tha, të vërtetojë nëse kanë përgjegjësi penale, pasi Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) i akuzoi ata se ishin “përfshirë në korrupsion të lartë dhe kanë pranuar ryshfet për të penguar” proceset gjyqësore lidhur me dënimin e Sasho Mijalkovit, ish-drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK).

Grubi e ka mohuar të ketë qenë i përfshirë në korrupsion./REL/

Continue Reading

Lajmet

Aktakuza e re ndaj Thaçit, sot mbahet konferenca mbi ecurinë e çështjes

Published

on

By

Në Dhomat e Specializuara në Hagë sot do të vazhdojë të mbahet konferenca mbi ecurinë e çështjes në rastin e aktakuzës së re që është ngritur ndaj Hashim Thaçit, ish-presidenti i Kosovës.

Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, pasi dyshohet se ai bashkë me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun e Hajredin Kuçin, ndikuan në dëshmitarë.

Kujtojmë se tri herë të tjera Thaçi ishte ngritur dhe ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Continue Reading

Lajmet

Ftesa që iu bë nga Prokuroria Speciale, ja se çka thotë Kurti

Published

on

By

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sërish ka refuzuar të flasë në lidhje me ftesën që i është bërë nga Prokuroria Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

“Do të shkoj në orën 19:30 në një koncert në Sallën e Kuqe”, ka thënë shkurt Kurti pas ngjarjes ku mori pjesë në promovimin e librit “Të burgosurit e ndërgjegjes: Memoare për politikën, burgun dhe torturën 1945-1999”.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Albin Kurti është pritur për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale por, zyra e kryeministrit e ka njoftuar Prokurorinë Speciale se shefi i ekzekutivit, ndodhet në udhëtim jashtë vendit dhe nuk mund të paraqitet.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha se Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë.

Continue Reading

Të kërkuara