Lajmet

Pjanic-Arthur u’a la shijshëm, Barcelona dhe Juventus me ide të re për shkëmbim të lojtarëve

Published

on

Gazeta torineze Tuttosport pretendon se Juventusi dhe Barcelona mund të hyjnë në negociata mbi një marrëveshje shkëmbimi përfshirë Paulo Dybalan dhe Ousmane Dembelen.

Një vit pas marrëveshjes që çoi Miralem Pjanicin në “Camp Nou” dhe Arthur Melon në drejtim të kundërt, gazeta pretendon se “Bianconerët” mund të kthehen për të bërë biznes me “katalanasit”.

Dybala nuk ka rinovuar me “Bianconerët” dhe marrëveshja e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2022, që do të thotë se e ardhmja e tij në Torino është e pasigurt.

Football Italia zbuloi më herët se Juventusi po refuzon të rrisë ofertën e tyre të kontratës për Dybalan, që do të thotë se “Bianconerët” mund të duhet të shesin argjentinasin këtë verë për të shmangur largimin e tij si agjent i lirë.

Barcelona është në një situatë të ngjashme me anësorin francez Dembele dhe raporti pretendon se të dy klubet mund të zhvillojnë një operacion të ngjashëm me atë Pjanic – Arthur verën e kaluar.

Lajmet

​Galliani drejt rikthimit te Milani, zbulohet roli i tij

Published

on

Adriano Galliani pritet të rikthehet te AC Milan, megjithatë pa ndikuar në pozicionin aktual të presidentit Paolo Scaroni. Sipas “Corriere dello Sport”, marrëveshja për rikthimin e ish-drejtorit legjendar është arritur në parim dhe pritet të konkretizohet pas përfundimit të procesit të ndryshimit të pronësisë te klubi i Monzës.

Galliani, aktualisht zëvendëspresident dhe drejtor ekzekutiv i Monzës, do të jetë i lirë të largohet pasi Fininvest të përfundojë kalimin e aksioneve të klubit te fondi amerikan Beckett Layne Ventures, gjë që pritet të ndodhë në mesin e muajit shtator.

Ky fond tashmë ka emëruar Mauro Baldissonin dhe Nicolas Burdisson si drejtues sportivë të rinj, duke hapur rrugë për lëvizjen e Gallianit.

Rikthimi i tij te Milani është përkrahur nga figura të rëndësishme brenda klubit, përfshirë Gerry Cardinale, pronarin e Milanit, Giorgio Furlani, drejtorin ekzekutiv, si dhe Zlatan Ibrahimovic, këshilltar i RedBird Capital.

Galliani do të marrë rolin e drejtorit të futbollit dhe nuk do të ketë konflikt kompetencash me presidentin Scaroni, i cili do të vazhdojë të merret me procesin e ndërtimit të stadiumit dhe detyrat e tij institucionale.

Continue Reading

Lajmet

Osmani tërheq kërkesën e saj në Kushtetuese: Gjyqtari Llaban paraqet rrezik për sigurinë kombëtare

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka tërhequr kërkesën e saj në Gjykatën Kushtetuese, pas caktimit të gjyqtarit Radomir Llaban.

Ajo e ka cilësuar këtë vendim si të domosdoshëm për shkak të shqetësimeve të theksuara për sigurinë kombëtare.

“Ju njoftoj se, në përputhje me ligjin dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, kam tërhequr kërkesën, pasi gjyqtari i caktuar për këtë rast është Radomir Llaban. Ky vendim është marrë pasi ekzistojnë informacione serioze dhe të besueshme për veprimtarinë e tij.

Sipas rregullit nr. 36, gjyqtari raportues ka një rol kyç në proces. Duke u bazuar në raportet kredibile të institucioneve tona të sigurisë, vlerësoj se caktimi i zotit Llaban është jo vetëm i rrezikshëm, por edhe shqetësues për sigurinë kombëtare. Ky gjyqtar nuk është emëruar nga unë, por ka qenë i emëruar që në vitin 2018. Prandaj, në interes të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës, është marrë ky vendim.”

“Ky vendim nuk ka të bëjë me vlerësime personale, por me informata zyrtare të ofruara nga tre drejtues të institucioneve të sigurisë së vendit. Unë nuk kam ndonjë preferencë për ndonjë zyrtar tjetër, por për ta nuk ekziston asnjë informacion zyrtar që do ta cenonte këtë proces.”

Continue Reading

Lajmet

​Zymer Bytyqi dënohet nga CSKA Sofia

Published

on

CSKA Sofia ka marrë një vendim disiplinor ndaj futbollistit ofensiv Zymer Bytyqi, i cili do të stërvitet me ekipin e dytë të klubit. Sipas njoftimit zyrtar, trajneri Dusan Kerkez e ka marrë këtë vendim për shkak të shkeljes së disiplinës dhe sjelljes që nuk përputhet me standardet profesionale dhe rregullat e brendshme të klubit.

“CSKA gjithmonë ka mbështetur parimet e përgjegjësisë, respektit dhe frymës së ekipit. Kushdo që vesh fanellën e kuqe është i detyruar t’i zbatojë ato,” thuhet në deklaratën e klubit bullgar.

Bytyqi, i cili iu bashkua CSKA-së vitin e kaluar, nuk ka arritur të bindë plotësisht as në fushë dhe tani përballet me pasoja për sjellje jashtë saj. E ardhmja e tij në klub mbetet e paqartë.

Continue Reading

Lajmet

​Zbulohen armë dhe pajisje ushtarake në një banesë në veri

Published

on

By

Njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri kanë asistuar Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Vlerësim të Pronës (AKKVP), pas kërkesës zyrtare të kësaj agjencie për ofrim të mbështetjes gjatë realizimit të detyrave të tyre.

Gjatë këtij asistimi, në rrugën “Lola Ribar” – Mitrovicë Veri, konkretisht në një banesë e cila ishte e uzurpuar dhe e mbyllur (pa banorë) policia ka gjetur dhe sekuestruar, 56 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Municion për pushkë ajrore, një optik për armë të gjatë, një kuti për mbushje të municionit, një fotrollë për pistoletë, dy gaz-maska, dy video-kamera dhe 1 video-kasetë e vogël, dokumente të ndryshme, një foto-aparat, një lexues (DVD), një vule të rrumbullakët. Në vijim të hetimeve Policia ka identifikuar bashkëshorten e personit i cili dyshohet se e kishte uzurpuar pronën e cila banonte në një banesë aty afër”, thuhet në njoftim.

Në bazë të dyshimeve është kontrolle edhe në banesën tjetër ku policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një tytë e armës së shkurtë, një fishek, dhe një armë (e modifikuar, stilo-laps). Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara M.A., 56 vjeç, e cila është intervistuar, dhe ndaj saj me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Pas intervistimit e dyshuar është liruar, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njofitm.

Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri në vazhdimësi do të ofrojë asistencë ndaj institucioneve të ndryshme, ndërsa sa i përket rastit, Policia apelon tek të gjithë qytetarët që, nëse kanë informacion për armë ilegale, të raportojnë në linjën 192. Vetëm në këtë mënyrë do të sigurojmë një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Të kërkuara