Sport

Pirlo: E kam kthyer Juventusin në rrugën e duhur

Published

on

Andrea Pirlo beson se ka bërë mjaftueshëm për ta bindur hierarkinë e Juventusit ta mbajë atë në postin e trajnerit edhe sezonin e ardhshëm, duke thënë se ka vendosur skuadrën në binarë në sezoni ne tij debutues si trajner i bardhezinjve.

Juventusi i Pirlos e siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm me një fitore 4:1 kundër Bolognës në ditën e fundit të sezonit në Serie A dhe falë barazimit të Napolit me Veronën, raporton Gazeta Express.

Vetëm pak ditë më herët, bardhezinjtë e fituan edhe Kupën e Italisë duke e mundur Atalantën në finalen e së mërkurës.

Por Pirlo është përballur me presion dhe me një të ardhme të pasigurt që prej se Juve u eliminua herët nga Liga e Kampionëve pas humbjes së Portos dhe pasi Interi e siguroi titullin në Serie A qysh herët.

Pirlo thotë se iu desh kohë për t’i bërë lojtarët e tij ta kuptojnë strategjinë e tij dhe këmbëngul se Juventusi do të jetë shumë i fuqishëm nëse ai mbetet trajner me këtë grup lojtarësh.

“Kurrë nuk jam frikësuar. M’u desh paksa kohë për ta krijuar një rutinë në seancat stërvitore. M’u desh pak kohë për t’i bërë djemtë të kuptojnë se çfarë kërkoj unë, nuk ka qenë e lehtë të vijë këtu në mesin e shumë kampionëve, por të gjithë më kanë ndihmuar”, tha Pirlo.

“Unë jam përmirësuar. Ishte sezon i komplikuar, por i dobishëm për zhvillimin tim. Ne jemi në rrugën e duhur përderisa e ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të gjithë se bashku punojmë për synimin tonë. Në fillim të sezonit na munguan të gjitha këto”, shtoi ai.

“Në fund, ne e arritëm rezultatin (kualifikimin në Ligën e Kampionëve). Nëse e fillojmë sezonin e ri së bashku, do ta kemi një bazë të fuqishme”. 

Sport

E konfirmuar: Vjen drita jeshile për stadiumin nacional, ndahen milionat e para

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bislim Bislimi, ka bërë të ditur se stadiumi nacional është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2026, me një vlerë fillestare prej 4 milionë euro.

Në një intervistë për KosovaPress, Bislimi ka theksuar se ky projekt do të shtrihet edhe në vitet në vijim dhe se kostoja totale pritet të tejkalojë shifrën prej 20 milionë euro, duke e cilësuar stadiumin nacional si një domosdoshmëri për vendin.

Duke folur për rëndësinë e këtij projekti, Bislimi ka sqaruar se stadiumi nacional është diskutuar në kuadër të vlerësimit të nevojave reale të Kosovës për infrastrukturë sportive, ndërsa ka nënvizuar se aktualisht po investohet në mbi 20 stadiume në të gjithë vendin, sipas planit pesëvjeçar për zhvillimin e infrastrukturës futbollistike, i cili kap vlerën mbi 200 milionë euro.

Ai ka shtuar se stadiumi nacional do të jetë i veçantë për nga përmasat dhe standardet inxhinierike e sportive, duke u dalluar nga projektet e tjera ekzistuese.

Ka të reja sa i përket stadiumit nacional. Është përfshirë në projekt-buxhet të vitit 2026 me një vlerë fillestare prej 4 milionë euro. që pastaj vazhdon në vitet në vazhdim. Me siguri shkon mbi 20 milionë. Besojmë shumë që ky projekt deri në këtë moment është diskutuar vetëm sa i përket vlerësimit të nevojave të vendit tonë për një stadium nacional. Ne po investojmë në mbi 20 stadiume në gjithë Kosovën, sipas planit të dakorduar pesë vjeçar për ngritjen e infrastrukturës futbollistike që përfshin një shifër prej mbi 200 milionë euro.”, bëri të ditur Bislimi.

Sa i përket fazës fillestare, Bislimi ka bërë të ditur se shuma prej 4 milionë eurosh e paraparë për vitin 2026 është e mjaftueshme për përgatitjet teknike dhe nisjen fillestare të punimeve në stadium. Megjithatë, ai ka theksuar se lokacioni i ndërtimit të stadiumit nacional ende nuk është përcaktuar dhe mbetet çështje për t’u vendosur në vazhdim.

Continue Reading

Lajmet

Zhegrova mungoi në stërvitjen e Juventusit

Published

on

Juventusi ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Pisas në Serie A, mirëpo, gjatë stërvitjes së sotme, dy yje të skuadrës kanë munguar, Edon Zhegrova dhe mbrojtësi Gleison Bremer.

“Tuttomercatoweb” raporton se nuk ka shqetësim të menjëhershëm, pasi mbrojtësi brazilian po ndjek një program individual dhe një ngarkesë të specializuar pas rikthimit nga një dëmtim afatgjatë.

Edon Zhegrova mungoi në stërvitje pasi thuhet se pati temperaturë të lehtë.

Zhegrova luajti në ndeshjen e fundit ndaj Romës për më shumë se 30 minuta, pasi e zëvendësoi Francisco Conceicaon e lënduar.

Ai ishte faktor kyç në golin e dytë të Juventusit i shënuar nga Lois Openda mirëpo bëri një gabim te goli i pësuar. Ndeshja përfundoi 2-1 për Juventusin.

Lojtarët e tjerë të dëmtuar që nuk morën pjesë ishin Cabal, McKennie, Conceicao, Vlahovic, Gatti dhe Pinsoglio.

Juventusi luan ndaj Pisas të shtunën në mbrëmje në “Arena Garibaldi”, me fillim nga ora 20:45./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Adis Beçiragiq shpallet trajneri i vitit në Bosnje dhe Hercegovinë

Published

on

Trajneri i Trepçës, Adis Beçiragiq, është nderuar me çmimin “Trajneri i Vitit” në Bosnje dhe Hercegovinë, në kuadër të ceremonisë tradicionale “Atleti më i Mirë i Bosnjës dhe Hercegovinës”, e cila u mbajt në Sarajevë.

Beçiragiq mori këtë vlerësim falë suksesit historik me përfaqësuesen e basketbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës në Eurobasket, ku kombëtarja boshnjake siguroi kualifikimin në fazën eliminatore të Kampionatit Evropian për herë të parë pas 32 vitesh.

Ky rezultat u cilësua si një prej arritjeve më të mëdha të sportit në vend gjatë viteve të fundit, duke e vendosur Beçiragiqin në krye të listës së trajnerëve më të vlerësuar në vendlindje.

Krahas angazhimit me kombëtaren, ai është aktualisht në krye të Trepçës në basketbollin kosovar, ku po konfirmon vazhdimisht nivelin e lartë profesional./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjyqtarja shqiptare, Emanuela Rusta përzgjidhet nga FIFA për seminarin ndërkombëtar për Botërorin 2026

Published

on

Gjyqtarja e Superiores shqiptare, Emanuela Rusta, po vazhdon të marrë vëmendjen e institucioneve më të mëdha të futbollit, si FIFA dhe UEFA, madje ajo ka fituar prej kohësh besimin e tyre dhe tani është gati për një hap vendimtar në karrierën e saj dhe një arritje historike për Shqipërinë.

Sipas mediave shqiptare, Rusta është përzgjedhur nga FIFA për të marrë pjesë në një seminar ndërkombëtar që do të mbahet në Zvicër.

Në këtë seminar, të gjithë të ftuarit do të testohen për njohuritë teknike, aftësinë për të punuar në VAR, performancën fizike dhe mprehtësinë për të kapur detajet më të vogla.

Më të mirët që dalin nga ky proces seleksionimi do të angazhohen në turne ndërkombëtare, përfshirë edhe Kupën e Botës 2026.

Nëse Rusta do të përfshihet, kjo do të përfaqësonte një sukses të jashtëzakonshëm për arbitrimin shqiptar, duke shënuar praninë e një gjyqtareje shqiptare në eventet më prestigjioze të futbollit botëror.

Publiku mbetet në pritje të zhvillimeve të seminarit për të mësuar fatin e Emanueles dhe të ardhmen e saj në skenën ndërkombëtare./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara