Sport

Luka Modric: “Serie A është një ligë shumë e vështirë, por e shijoj çdo moment”

Published

on

Luka Modric ka dhënë asistimin e tij të parë në Serie A mbrëmjen e së premtes, duke treguar se sa sfiduese mund të jetë kampionati italian. Mesfushori kroat ishte në formacionin titullar për Milanin në fitoren 2-0 ndaj Lecces në Stadio Via del Mare, ku golat u shënuan nga Ruben Loftus-Cheek dhe Christian Pulisic.

Pas ndeshjes, Modric ka shpërndarë mendimet e tij për eksperiencën në Serie A. Ai tha për DAZN dhe Sky Sport Italia: “Ndihem shumë mirë, gjithçka është perfekte. Shkoj mirë me shokët e ekipit, ndihem i qetë. Ende duhet të gjej një shtëpi, por përveç kësaj, gjithçka është mirë! Sigurisht, gjithçka ndihet edhe më mirë kur fiton.”

Milanit i ka duhur të ndryshojë formacionin nga 4-3-3 në një 3-5-2, dhe Modric ka përmendur kërkesat e trajnerit Massimiliano Allegri: “Ne ende po njihemi me njëri-tjetrin, ai më kërkoi ta ndihmoja ekipin të lëvizte me më shumë rrjedhshmëri. Po punoj për t’u rikthyer në formë fizike dhe shpresoj të jem në 100 për qind pas pushimit ndërkombëtar.”

Një tjetër detaj interesant është kërkesa e Allegrit që Modric të komunikojë më shumë me lojtarët e rinj, për t’i dhënë atyre më shumë besim në fushë. “Trajneri më kërkon të flas shumë në fushë, pasi ka shumë lojtarë të rinj dhe ata kanë nevojë për vetëbesim,” ka thënë ai.

Modric, i cili ka qenë tifoz i Milanit gjatë fëmijërisë së tij në Kroaci, shpjegoi gjithashtu arsyet që e bënë të bëjë realitet ëndrrën e tij për të luajtur në Serie A në moshën 39 vjeçare: “Gjithmonë e kam parë futbollin italian, ka shumë lojtarë kroatë këtu dhe mbi të gjitha e vlerësoj Milanin. Kam luajtur shumë ndeshje kundër ekipeve italiane, e di sa të organizuar janë taktikisht në çdo fazë.”

Modric e ka pranuar se Serie A është një ligë shumë e vështirë për t’u përshtatur, por është gjithashtu një përvojë që po e shijon. “Ende duhet të mësohem me këtë, pasi kjo është një ligë shumë e vështirë. Duhet të jemi në gatishmëri në çdo ndeshje dhe të japim gjithçka që kemi për të fituar. Deri tani, po e shijoj shumë atë që kam parë,” ka përfunduar ylli kroat.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara