Sport

Pique iu përgjigjet akuzave për përfitime financiare në Kupën e Spanjës: Nuk kam përse të kërkojë falje!

Ai tha se nuk ka asgjë për të kërkuar falje.

Published

on

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique po akuzohet se ka përfituar financiarisht nga vendimi që ndeshjet e Superkupës së Spanjës të zhvillohen në Arabinë Saudite dhe një audio e publikuar nga “El Confidencial” zbuloi yllin e Barcelonës në diskutime me presidentin e Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF) Luis Rubiales mbi detajet financiare.

Organi qeverisës i futbollit në Spanjë theu traditën në vitin 2019 duke njoftuar një zgjerim të formatit tradicional të Superkupës, që do të luhej në Jeddah.

Megjithatë, audio e rrjedhur në media ka hedhur dritë mbi rolin që kompania e Pique-s “Kosmos” luajti në bindjen e RFEF për të bërë këtë lëvizje, duke përshkruar diskutimet që nevojiteshin për të bindur skuadra si Real Madridi për të marrë pjesë në këtë garë jashtë vendit.

Fituesi i Kupës së Botës është përgjigjur ashpër ndaj këtyre informacioneve që përfshijnë interesat e tij biznessore jashtë lojës së futbollit, me 35-vjeçarin që thotë se nuk ka asgjë për të kërkuar falje.

“Gjithçka që kemi bërë është e ligjshme. Unë do të ekspozoj pjesën time në konfliktin e interesit, dua të tregoj fytyrën time sepse nuk kam asgjë për të fshehur, jam krenar për atë që bëjmë në “Kosmos”, ka thënë Pique.

“Ne donim të ndryshonim formatin e garës dhe ta bënim atë më interesant për shikuesit. Kjo solli më shumë të ardhura. Presidentit, Luis Rubiales, i pëlqeu shumë ideja. Arabia Saudite nuk ishte opsioni i vetëm. Shtetet e Bashkuara dhe Katari ishin në tavolinë gjithashtu. Në fund, ata vendosën të shkojnë në Arabinë Saudite”, sqaroi spanjolli.

Ai më pas arsyetoi përfitimet financiare të arritura nga ky operacion.

“Komisioni? Në botën ku jetojmë, është relativisht normale. Lëviz midis 10 dhe 15% dhe ne besuam se ishte në përputhje me atë që kërkojnë agjencitë për kryerjen e këtij lloji të menaxhimit. Komisioni është në përputhje me tregun”, tha në fund Pique.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara