Shëndeti

Piperi i kuq djegës – Si ta përdorni për nëntë probleme shëndetësore?

Nxehtësia përvëluese e kësaj erëze i atribuohet një përbërësi aktiv që njihet si kapsaicina.

Published

on

Piperi i kuq djegës është një nga erëzat më popullore në botën e recetave të larmishme e të shijshme.

Specat djegës mund t’i gjejmë në formën e tyre të plotë ose në formë pluhuri siç është piperi djegës.

Përveç plotësimit të shijes së shumë gatimeve, piperi djegës përdoret në shumë prej mjekësive popullore më në zë në botë.

Nxehtësia përvëluese e kësaj erëze i atribuohet një përbërësi aktiv që njihet si kapsaicina. Kjo e fundit ofron edhe shumë vlera të rëndësishme shëndetësore.

Kapsaicina përmban edhe vitaminat C, A, B6, E si dhe kalium, mangan, bakër, hekur dhe antioksidantë.

Dhimbjet e kyçeve dhe muskujve

Kapsaicina parandalon aktivizimin e transmetuesve nervorë të dhimbjes dhe është shumë efikase kundër dhimbjes së kyçeve apo muskujve.

AgroWeb.org ju udhëzon të përzieni gjysëm luge çaji me spec djegës të bluar dhe 2 deri në tre lugë çaji me vaj ulliri të ngrohur ose vaj të arrës së kokosit.

Vendoseni pomadën mbi kyçet ose muskujt që ju dhembin dhe shpërlajeni pas 20 minutash.

Mpiksja e gjakut

Kapsaicina shërben si antioksidant i fuqishëm dhe zgjeron enët e gjakut.

AgroWeb.org ju këshillon të përzieni gjysëm luge çaji me spec djegës pluhur në një gotë me ujë të ngrohtë.

Shtoni dy lugë gjelle me uthull molle të pafitltruar dhe një lugë gjelle me mjaltë. Pijeni këtë kurë dy herë në ditë.

Mbipesha

Kapsaicina ul oreksin dhe ju ndihmon të arrini objektivat tuaja për të shmangur mbipeshën. Piperi djegës në tërësi ndihmon trupin të djegë yndyrnat sa më shpejtë dhe përmirëson tretjen. Shtoni gjysëm luge piper djegës në lëngun e preferuar të mëngjesit për të mposhtur urinë dhe djegur kaloritë.

Pastrimi i organizmit

Piperi djegës dhe speci i plotë shërbejnë për pastrimin e organizmit nga toksinat dhe radikalet e lira.

Detoksifikimi i shërben mëlçisë dhe tëmthit për të nxjerrë jashtë të gjitha substancat e dëmshme.

AgroWeb.org ju udhëzon të përzieni lëngun e një limoni, gjysëm luge çaji me piper djegës të kuq dhe mjaltë në një gotë me ujë.

Pijeni esëll çdo ditë për një javë dhe përsëriteni kurën pas një muaji.

Acarimi i fytit

Në një gotë me ujë të ngrohtë hidhni një gjysëm luge çaji me piper djegës dhe bëni gargarë tre deri në 4 herë në ditë deri sa acarimi dhe dhimbja e fytit të jenë larguar.

Piperi djegës ndihmon në largimin e inflamacionit dhe zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Dhimbjet e kokës

Piperi djegës rekomandohet për dhimbjet e kokës të shkaktuara nga tensioni dhe jo vetëm. Ata që vuajnë nga migrena mund të largojnë dhimbjet duke konsumuar piper djegës.

Kapsaicina mpin sinjalet nervore të dhimbjes dhe fuqizon qarkullimin e gjakut në tru.

E ftohura

Përzieni një majë luge me piper djegës dhe xhenxhefil të grirë. Shtoni nga një lugë gjelle me mjaltë dhe uthull të pafiltruar si dhe gjysëm gote me ujë të ngrohtë. Këtë kurë duhet ta pini dy herë në ditë që të shëroheni më shpejt nga e ftohura.

Psoriaza

Aplikimi në lëkurë i kapsaicinës është shumë efikas kundër psoriazës dhe kruarjeve shoqëruese. Për më tepër, kjo substancë parandalon infeksionin dhe lufton mikrobet.

Kundër psoriazës rekomandohet aplikimi i kremërave me bazë kapsaicine dhe jo pluhuri i piperit djegës.

Shëndeti dentar

Piperi djegës shuan dhimbjet dhe enjtjen e mishrave të dhëmbëve.

Ai stimulon prodhimin e pështymës, trajton erën e keqe dhe përtharjen e gojës.

Ju mund të fërkoni mishrat dhe dhëmbët me piper djegës dy ose tre herë në javë për të shmangur problemet./AgroWeb.org

Continue Reading

Shëndeti

Pse trangujt janë ushqim ideal në ditë të nxehta?

Published

on

Nuk ka të bëjë vetëm me ujin dhe freskinë. Trangujt ndihmojnë në tretje, mbrojnë zemrën, mbështesin shëndetin e lëkurës dhe kockave dhe gjithashtu mund të kontribuojnë në humbjen e peshës.

Ja përfitimet më të njohura të konsumit të rregullt të tyre.

Hidratim i thellë dhe zëvendësim i lëngjeve

Me 96 përqind ujë, trangujt janë shtesë e shkëlqyer për hidratim, veçanërisht gjatë sporteve ose në ditët e nxehta kur trupi humbet lëngje shtesë.

Tretje më e mirë dhe e rregullt

Fibra me përmbajtje të lartë uji lehtëson lëvizjet e zorrëve dhe studimet kanë lidhur konsumin e rregullt me një rrezik të reduktuar të kapsllëkut dhe mbështetje për florën e shëndetshme të zorrëve.

Ato kontribuojnë në humbjen e peshës

Ato kanë pak kalori dhe, falë ujit dhe fibrave që përmbajnë, ndihmojnë me ndjesinë e ngopjes, duke i bërë ato një mundësi të shkëlqyer për njerëzit që duan të zvogëlojnë marrjen e kalorive, nxisin shëndetin e zemrës dhe rregullimin e presionit të gjakut

Janë të pasura me kalium, i cili balancon natriumin, dhe flavonoidet ndihmojnë në qetësimin e proceseve inflamatore dhe uljen e kolesterolit, gjë që rezulton në mbrojtjen e enëve të gjakut dhe zemrës.

Continue Reading

Shëndeti

Pesë ushqimet që mund të hani pa u shëndoshur

Published

on

Nëse ushqehesh keq është e pamundur të largosh kilogramët e tepërt vetëm nëpërmjet aktivitetit fizik. Kur vjen puna tek rënia nga pesha, ushqimet që hani janë shumë herë më të rëndësishme se palestra.

Kjo ndodh se pjesa më e madhe e dhjamit akumulohet nga yndyrnat e pashëndetshme,  mësoni më shumë për ushqimet që ju ngopin por nuk ju shëndoshin.

Vezët

Janë ushqim i shkëlqyer për rënie, të pasura me ushqyes e përmbajnë pak kalori. Janë të pasura me proteinë, hekur, vitamina e minerale, mund t’i konsumoni në mëngjes për një vakt ngopës, por edhe në drekë. Për këtë vakt mund t’i zieni vezët dhe t’i shoqëroni me sallatë jeshile ose sallatë me patate.

Frutat e pyllit

Këto fruta përmbajnë sasi të mëdha të fibrës dhe shumë pak sheqer në krahasim me frutat tjera, manaferrat dhe boronicat përmbajnë antioksidantë dhe vitamina që ju mbajnë në formë dhe eliminojnë inflamacionin. Ato mund t’i shoqëroni me kos, tërshërë apo sallata.

Arrorët

Karbohidratet e mira janë të rëndësishme, gjenden tek farat dhe arrorët që janë të pasur me larmi ushqyesish. Përfshihen yndyrnat e mira, vitamina e minerale të rëndësishme.

Kosi

Kosi pa yndyrë dhe i zënë në shtëpi është i pasur me kalcium, kalium dhe proteina, për më shumë shije dhe vlera atë mund ta konsumoni me arra ose fruta pylli. Kosin pa shumë yndyrë mund ta hani në çdo vakt dhe pa u shqetësuar për peshën.

Patatet e embla

Patatet e ëmbla mund të gatuhen në shumë mënyra dhe nuk bëhen të mërzitshme, karbohidratet dhe ëmbëlsia natyrale nënkupton që trupi e ka më të lehtë tretjen e tyre. Patatet e ëmbla mund t’i kavërdisni me pak vaj ulliri dhe hudhër.

Continue Reading

Shëndeti

Keni dhjamë të tepërt në kofshë? Bëni këtë dhe shtresat zhduken brenda një kohe të shkurtër

Published

on

Dhjami në pjesën e brendshme të kofshëve është më i vështirë për t’u shkrirë, por me këto ushtrime është gjithashtu i mundur

Nëse jeni duke luftuar me depozitat në pjesën e brendshme të kofshëve, e dini shumë mirë se është sfidë e vërtetë t’i largoni ato.

Duhet durim dhe këmbëngulje që rezultatet të jenë të dukshme, prandaj ne kemi gjetur ushtrime që funksionojnë më me efektivitet në këtë zonë të trupit.

Duhet të ndani 15 minuta në ditë dhe në një kohë rekord do të keni këmbë më të holla dhe më të shtrënguara.

Rekomandohet që këto ushtrime të përsëriten të paktën 4 herë në javë. Ju nuk keni nevojë për asgjë nga pajisjet. Vetëm pak vullnet të mirë dhe pak hapësirë.

Continue Reading

Shëndeti

Studimi: Dieta vegane më efikase se ajo mesdhetare

Published

on

Heqja dorë nga mishi dhe produktet e qumështit rezulton më efekase për rënien në peshë, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën shkencore Frontiers in Nutrition.

Studiuesit zbuluan se personat që ndoqën një dietë vegane me pak yndyrë humbën mesatarisht rreth 6 kilogramë në vetëm 16 javë, dukshëm më shumë se ata që ndoqën dietën mesdhetare. Dieta mesdhetare, e njohur për përfitimet afatgjata për shëndetin, përfshin mish të bardhë, vaj ulliri e perime të freskëta.

Por, në këtë krahasim të drejtpërdrejtë, vegjetarianët peshuan më pak.

“Konsumimi i ushqimeve që prodhojnë acid në trup, si mishi, vezët dhe produktet e bulmetit, rrit ngarkesën acidike në organizëm, duke shkaktuar inflamacion që lidhet me shtimin në peshë”, shpjegon autorja kryesore e studimit, doktoresha Hana Kahleova.

Ajo shton se zëvendësimi i produkteve shtazore me ushqime si perimet jeshile, manaferrat e bishtajoret, ndihmon në rënien në peshë e përmirësimin e florës bakteriale të zorrëve. Në studim morën pjesë 62 të rritur mbipeshë, u ndanë në dy grupe; njëri ndoqi një dietë mesdhetare, tjetri dietë vegane me pak yndyrë.

Personat që ndoqën dietën vegane kishin ulje të madhe të ngarkesës acidike në trup, te grupi mesdhetar nuk pati ndonjë ndryshim të dukshëm.

“Dieta alkaline është lidhur me disa përfitime shëndetësore, përfshirë rënien në peshë, ndjeshmërinë e përmirësuar ndaj insulinës dhe uljen e tensionit të gjakut”, thuhet ne raportin e studimit.

Ushqimet më të mira vegane dhe alkaline për humbje në peshë:

Spinaqi

Kale (lloj i sallatës së gjelbër)

Brokoli

Avokado

Manaferrat

Mollët

Bananet

Qiqrat

Thjerrëzat

Kinoa

Patatet e ëmbla

Bajamet

Djathi tofu

Trangujt

Specat e ëmbël

Continue Reading

Të kërkuara