Shëndeti

Pini lëng majdanozi çdo mëngjes për të rënë në peshë

Majdanozi dhe lëngu i limonit ndihmojnë për tretjen dhe oksidimin e yndyrës.

Published

on

Doni një kurë natyrale që t’ju ndihmojë me humbjen e disa kileve? Çdo mëngjes duhet të pini esëll lëngun e një tufe majdanozi të përzier me lëngun e një gjysme limoni dhe mjaltë.

Kjo kurë duhet ndjekur me përpikmëri çdo mëngjes për pesë ditë dhe më pas sërish pas një pushimi dhjetëditor.

Majdanozi dhe lëngu i limonit ndihmojnë për tretjen dhe oksidimin e yndyrës.

Mund t’i shtoni edhe gjethe menteje për shije.

Shëndeti

Pse shfaqen njollat e kuqe në sy, a janë të rrezikshme?

Published

on

Njollat e kuqe në sy njihen ndryshe edhe si rrjedhje okulare ose hemorragji subkonjuktivale. Edhe pse mund të bëjnë shumë përshtypje, në përgjithësi këto njolla nuk paraqesin ndonjë problem serioz për shëndetin ato zakonisht shkaktohen nga një goditje ose dëmtim.

Janë rrjedhje të gjakut që shfaqen në pjesën e bardhë të syrit si pasojë e çarjes së kapilarëve, këto probleme largohen vetë brenda një jave por rekomandohet një vizitë okulistike.

Konjuktiva është membranë e hollë, elastike dhe transparente e cila vesh pjesën e bardhë të syrit, e quajtur sklera.

Luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e syve pasi përbën një pengesë mbrojtëse ndaj infeksioneve të mundshme, në konjuktivë janë të pranishme një numër i madh enësh gjaku që mund të çahen dhe shkaktojnë rrjedhje të vogla të gjakut në sy.

Pse shfaqen këto njolla në sy? – Në pjesën më të madhe të rasteve, vijnë si pasojë e një ose më shumë shkaqeve të mëposhtme.

Rritje e papritur e presionit të gjakut;

Trauma në sy të shkaktuara nga një goditje apo thjesht fërkim i syrit;

Disa medikamente mund të ndryshojnë koagulimin e gjakut dhe të shkaktojnë shfaqjen e njollave të kuqe në sy;

Disa sëmundje si hipertensioni ose diabeti melit shoqërohen me skuqje dhe hemorragji në zonën e sklerës;

Nuk është e këshillueshme t’i fërkoni sytë, pasi mund të rrisni sasinë e gjakut që rrjedh.

Me kalimin e ditëve, ngjyra rregullohet vetë. Është gjithashtu normale që syri të marri një ton të verdhë gjatë procesit të shërimit. Nuk është e këshillueshme t’i fërkoni sytë, pasi mund të rrisni sasinë e gjakut që rrjedh. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Po, paska edhe karbohidrate të mira! Lexoni cilat janë dhe përgatitni pa u brengosur për kilogramë

Published

on

Karbohidratet janë grup i rëndësishëm i ushqimit e burim kryesor i energjisë për trupin. Ato duhet të konsumohen me kujdes për të siguruar ushqim të balancuar. Sot do të trajtojmë disa lloje të veçanta të karbohidrateve të mira, veçanërisht të pranishme në ushqimet e brumit të cilat konsiderohen të pashëndetshme.

Cilat janë karbohidratet e mira? Ato ndahen në dy kategori: Të thjeshta dhe komplekse. Karbohidratet e thjeshta janë të pranishme në: Sheqer të bardhë e të zi, drithërat e rafinuara dhe produkte tjera me sheqer. Ata janë të shpejtë për t’u shndërruar në glukozë në trup, duke sjellë rritje të niveleve të sheqerit në gjak dhe këto janë karbohidratet që duhet të konsumohen me kujdes.

Kurse, ato komplekse janë burim i shëndetshëm i energjisë, përfshijnë drithërat e plota, frutat, perimet dhe makaronat me brumë të bëra me grurë të plotë. Ky lloj furnizon trupin me energji të qëndrueshme, shpërndan glukozën në gjak në periudhë më të gjatë kohore. Kjo është arsyeja pse makaronat me brumë spinaqi dhe panxhari apo ato integrale konsiderohen gjerësisht si karbohidrate të mira.

Makaronat me brumë integral apo të pasura me perime: Pse janë të mira për ju? – Makaronat integrale janë të pasura me karbohidrate të komplekse, të cilat janë burimi i shëndetshëm i energjisë dhe rregullojnë nivelet e sheqerit në gjak, ju furnizojnë me fibra që ndihmojnë në shëndetin e tretjes.

Disa këshilla praktike janë:

Përdorni sasinë e duhur: Mbani në mend se çdo gjë e shëndetshme ose jo konsumohet me moderim.

Përdorni ushqime shtesë në pjata të pasura me proteina të tjera dhe perime, për një vakt të balancuar.

Zgjidhni makaronat me brumë të pasuruar me spinaq, pasi ky përbërës shton vlerë ushqyese dhe shije të veçanta.

Për të siguruar një ushqim të balancuar, kombinoni ushqimet me proteina dhe perime për dietë të shëndetshme. Hani makaronat me brumë spinaqi dhe panxhari të integrale si mënyrë e shijshme për të mbajtur trupin në formë. /UBT News/

 

Continue Reading

Shëndeti

Përgjumja gjatë ditës nuk është shenjë e mirë, ja çka duhet të bëni

Published

on

Përgjumja është ndjenjë e lodhjes ekstreme, ku trupi dhe mendja ndjehen të papërgatitur për të qëndruar zgjuar ose për të përballuar detyra të zakonshme. Ajo lidhet me mungesën e gjumit të mjaftueshëm, stresin, ose angazhime të rënda fizike dhe mendore.

Nëse përgjumja është e shpeshtë ose e rënde, mund të jetë një shenjë e diçkaje që duhet adresuar, siç është një çrregullim i gjumit ose problem tjetër shëndetësor.

Ndiheni të përgjumur gjatë ditës? Epo kjo tregon se, truri juaj qenka në telashe.

Privimin e gjumit, mund ta rregulloni nëse flini 7-8 orë në ditë, ose shkoni të vizitoheni te një mjek dhe të merrni zgjidhje për problemin tuaj. Sido që të jetë, sa më shpejt t’i bëni një vizitë trurit tuaj, aq më mirë do të jetë për ju. Sipas studimeve nga Universiteti ‘Johns Hopkons’, njerëzit që ishin të përgjumur gjatë ditës, ishin të predispozuar të pësonin rritje të beta-amiloidit, në krahasim me njerëzit tjerë. Beta-amiloidi është proteinë, që nëse rritet, çon në shfaqje të Alzheimerit.

Sipas një studimi me 123 vullnetarë rezultoi se, rreziku i rritjes së pllakave beta-amiloide ishte 2.75 herë më i madh, te njerëzit që ndiheshin të përgjumur gjatë ditës, por sa i takon fushës mjekësore, çrregullimet e gjumit, janë më të zakonshme te njerëzit, që vuajnë nga Alzheimeri.

Kjo sepse ndryshimet që pëson truri, sjellin edhe çrregullim të rutinës së gjumit, ende nuk ka shërim për sëmundjen e Alzheimerit, kështu që ne duhet të bëjmë çmos për ta parandaluar atë. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Bullgaria mban konferencë për sëmundjet e parandalueshme nga vaksina

Published

on

By

Është e rëndësishme të rritet besimi te vaksinat duke folur hapur për efikasitetin e tyre të lartë, sigurinë dhe rëndësinë e tyre të madhe sociale, deklaroi sot ministrja e Shëndetësisë Galya Kondeva në fillim të Konferencës së tretë kombëtare për sëmundjet e parandalueshme nga vaksina.

Ngjarja organizohet nga Fondacioni Astra Forum dhe po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Ministria e Shëndetësisë i kushton vëmendje të veçantë parandalimit nëpërmjet vaksinimit që në moshë të re, pasi në kalendarin e imunizimit përfshihen gjithnjë e më shumë sëmundjet infektive për fëmijët, grupet vulnerabël dhe të rriturit”, tha Kondeva, duke shtuar se për arsye të ndryshme vitet e fundit ka tendencë negative në mbulimin me vaksina.

“Ngjarje të tilla si Konferenca e tretë kombëtare për sëmundjet e parandalueshme nga vaksina do të ndihmojnë në ndryshimin e qëndrimeve për vaksinat”, tha ajo, duke shprehur shpresën se ngjarje të tilla do të “ndryshojnë paradigmën”.

Drejtori i Inspektoratit Shëndetësor Rajonal të Sofjes, Dancho Penchev, theksoi se sëmundjet e parandaluara me vaksinë dhe parandalimi përmes vaksinimit janë elemente thelbësore të politikës dhe strategjisë moderne shëndetësore. Sipas tij, vaksina siguron mbrojtje individuale dhe imunitet për të parandaluar një epidemi.

Është e rëndësishme të flasim për vaksinat dhe të jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e tyre dhe t’i rezistojmë insinuatave kundër tyre”, tha drejtoresha e Qendrës Kombëtare për Sëmundjet Infektive dhe Parazitare, Iva Hristova.

Continue Reading

Të kërkuara