Lajmet

Pilotët e Lufthansa-s në grevë

Kjo e detyroi kompaninë të anulojë 800 fluturime, duke ndikuar te 130 mijë pasagjerë.

Publikuar

Pilotët e linjës ajrore gjermane Lufthansa filluan një grevë të planifikuar 24-orëshe pak pas mesnatës të së premtes. Kjo e detyroi kompaninë të anulojë 800 fluturime, duke ndikuar te 130 mijë pasagjerë.

Cilat fluturime u ndikuan si pasojë e grevës?

Të gjitha fluturimet e Lufthansa-s që nisen nga Gjermania të premten janë në grevë, duke ndikuar në oraret në qendrat kryesore të Frankfurtit dhe Mynihut në veçanti. Pushimet verore po përfundojnë në disa shtete gjermane, që nënkupton se disa familje do të përballen me shqetësime.

Pasagjerëve iu kërkua të udhëtojnë me tren ose të rezervojnë fluturimet e tyre për një ditë tjetër në vend që të shkonin në aeroport pasi ishte shkaktuar kaos.

Swiss, Austrian, Brukseli dhe Eurowings, të gjitha degët e Lufthansa-s, nuk pritet të preken nga greva. Orari i tyre do të vazhdojë pa ndryshime, tha kompania./UBTNews/

Lajmet

Më 23 maj pritet që OKB-ja të votojë për rezolutën për Srebrenicën

Publikuar

nga

Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 23 maj, draft-rezoluta e propozuar për gjenocidin në Srebrenicë do jetë pjesë e agjendës bëri të ditur institucioni.

Ndërsa kjo rezolutë e propozuar mëton të shpallë 11 korrikun “Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Shënimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”.

Kjo rezolutë u referohet fakteve të përcaktuara nga aktgjykimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ashtu si dhe të gjykatave vendase.

Siç thuhet edhe në tekstin e rezolutës OKB-ja “dënon pa rezervë çdo mohim të gjenocidit në Srebrenicë si fakt historik dhe u bën thirrje shteteve anëtare të ruajnë faktet, përfshirë përmes sistemeve arsimore, duke zhvilluar programe ët përshtatshme, por po ashtu si shenjë të kujtesës, në mënyrë që të parandalohet mohimi dhe shtrembërimi i fakteve, dhe kryerja e gjenocidit në të ardhmen”.

Megjithatë në tekst po ashtu theksohet edhe rëndësia e përfundimit të procesit të gjetjes dhe identifikimit të mbetjeve mortore të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, në mënyrë që të varrosen dinjitetshëm, dhe bëhen thirrje për vazhdimin e ndjekjes penale për kryesit e gjenocidit në Srebrenicë, ku ende nuk janë përballur me drejtësin.

Edhe sekretarit të përgjithshëm të OKB-së i është kërkuar “të themelojë një program informues të titulluar ‘Gjenocidi në Srebrenicë dhe OKB-ja’”, të nisë kështu aktivitete dhe përgatitje për 30 vjetorin e gjenocidit më 2025, duke i kërkuar po ashtu sekretarit që të tërheqë vëmendjen të gjitha shteteve anëtare të kësaj rezolute.

Gjermania dhe Ruanda janë shtetet të cilat hedhën dritën mbi rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, pasi këto dy shtete bashkërisht e iniciuan dhe hartuan tekstin e rezolutës.

Gjenocidi në Srebrenicë, u vranë së paku 8.372 boshnjakë, dhe krimet e tjera të kryera në këtë rajon, më shumë se 50 persona janë dënuar me rreth 700 vjet burgim.

Në mesin e këtyre të dënuarve janë edhe presidenti i Republikës Sërpska në kohën e luftës, Radovan Karaxhiq, dhe komandati i përgjithshëm i ushtrisë serbe në atë kohë, Ratko Mlladiq./REL

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Ambasadori i Izraelit në OKB thotë se OKB-ja bashkëpunon me Hamasin

Publikuar

nga

Gilad Erdan i tha Radios së ushtrisë izraelite se OKB-ja “është bërë vetë një organ terrorist”.

“Qëkur Izraeli u tërhoq nga Gaza – OKB-ja bashkëpunon me Hamasin, ajo e mbulon atë dhe Sekretari i Përgjithshëm shpejt e dënon Izraelin për gjithçka që publikohet”, pohoi ai.

Më shumë se 35 mijë njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në Gaza që nga 7 tetori.

Pas sulmit nga Hamasi, Guterres tha: “Kam dënuar pa mëdyshje aktet e tmerrshme dhe të paprecedentë të terrorit të 7 tetorit nga Hamasi në Izrael. Asgjë nuk mund të justifikojë vrasjen, plagosjen dhe rrëmbimin e qëllimshëm të civilëve – apo lëshimin e raketave kundër objektivave civile”.

Guterres gjithashtu ka kritikuar vazhdimisht Izraelin për luftën e tij në Gaza. Kohët e fundit ai tha se Izraeli ka sjellë “viktima dhe dëme të pamëshirshme” për palestinezët në Gaza./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Osmani në bisedë telefonike me presidentin gjerman flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Në këtë bisedë sipas presidentes Vjosa Osmani është diskutuar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Dje, kam biseduar me presidentin e Gjermanisë, Frank-Ëalter Steinmeier, për të diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. E kam cekur rëndësinë kritike për përfundimin e suksesshëm të këtij procesi, për të siguruar që gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt të jetë e mundur nga instrumentet e Këshillit. Anëtarësimi ynë nuk do të ishte fitore vetëm për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat qëndron fuqishëm”, ka shkruar presidentja Vjosa Osmani në rrjetin social X.

Ndryshe ditë më parë, Gjermania e Franca e kanë kushtëzuar anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me dërgimin në Kushtetuese të drafstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

SHBA do të konfiskojë asetet ruse për të financuar rindërtimin e Ukrainës

Publikuar

nga

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e rikonfirmoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë të përdorin asetet ruse të konfiskuara për të siguruar fonde për rindërtimin e Ukrainës.

“Kongresi ynë na ka dhënë fuqinë për të konfiskuar asetet ruse në Shtetet e Bashkuara. Ne synojmë t’i përdorim ato”, tha Blinken gjatë një fjalimi në Institutin Politeknik Igor Sikorsky në Ukrainë.

“Atë që Putini shkatërroi, Rusia duhet të paguajë për ta rindërtuar”, tha Blinken, teksa shtoi se SHBA po punon me vendet e tjera të G7-ës për të bërë të njëjtën gjë me “asetet sovrane të palëvizshme të Rusisë”.

“G7 mund të zhbllokojë miliarda dollarë dhe t’i dërgojë një mesazh të fuqishëm Putinit se koha nuk është në anën e tij”, tha Blinken./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara