Diabeti është një gjendje kronike ku nivelet e sheqerit në gjak mbeten të larta, qoftë për shkak se trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, qoftë sepse nuk e përdor atë siç duhet.
Personat me diabet, prediabet ose predispozitë gjenetike duhet të monitorojnë rregullisht glukozën për të parandaluar dëmtimet afatgjata të zemrës, veshkave, shikimit dhe nervave.
Përveç trajtimit mjekësor dhe zakoneve të shëndetshme, disa pije mëngjesore mund të ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të qëndrueshme të sheqerit në gjak.
Është e rëndësishme të theksohet se ato nuk zëvendësojnë ilaçet, por mund të jenë një mbështetje shtesë.
Uji i farave të lirit
I pasur me fibra dhe acide yndyrore omega-3, ndihmojnë në përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës e rregullimin e glukozës. Ai mbështet tretjen dhe shëndetin e zemrës.
Selino me lëng limoni
E pasur me antioksidantë, vitaminë K dhe kalium, duke mbështetur shëndetin kardiovaskular dhe të veshkave. Ka veti anti-inflamatore, ndihmon në uljen e sheqerit në gjak. Kur përzihet me lëng limoni, ofron vitaminë C, ndihmon thithjen e lëndëve ushqyese, krijohet një pije që forcon metabolizmin.
Lëng limoni ose portokalli i freskët
Ato përmbajnë antioksidantë e vitaminë C, ndihmojnë në uljen e stresit oksidativ të lidhur me diabetin. Edhe pse portokalli ka sheqerna natyrale, ka indeks glicemik të ulët, kur konsumohet pa aditivë në sasi të vogla. Këto lëngje mbajnë trupin të hidratuar, gjë që është e rëndësishme për rregullimin e glukozës.
Ujë me kanellë
Kanella përmban përbërës që përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës, ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak gjatë mëngjesit. Ajo ka veti anti-inflamatore.
Përgatitja: Hidhni një lugë çaji kanellë të bluar në një gotë ujë të ngrohtë e lëreni të qëndrojë gjatë natës. Përzieni dhe pijeni në mëngjes.
Çaji jeshil
I pasur me polifenole, veçanërisht katekina, të cilat ndihmojnë në rregullimin e sheqerit dhe nxisin metabolizmin. Konsumi i rregullt mund të ulë rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe të mbështesë shëndetin e zemrës. /A.Z/UBT News/