Shëndet

Pijet më të mira natyrale për lehtësimin e dhimbjeve të fytit

Ka disa mënyra natyrale efektive kundër formave të lehta të dhimbjes së fytit.

Published

on

Me ardhjen e muajve më të ftohtë të vitit, kolla, ftohjet dhe dhimbjet e fytit janë një rrezik që po afron.

Ka disa mënyra natyrale efektive kundër formave të lehta të dhimbjes së fytit. Ato janë disa pije të nxehta ose të ftohta me të cilat mund të shpërndajmë mukozën, të lehtësojmë dhimbjen dhe të marrim një efekt qetësues dhe zbutës.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me pesë receta për t’u kujdesur për fytin dhe për të luftuar virozat.

Çaji me mjaltë

Për lehtësim të menjëhershëm dhe shërim të shpejtë nga dhimbja e fytit, ju rekomandojmë që të përgatisni dhe të konsumoni një gotë ujë të ngrohtë me lëng limoni dhe mjaltë dy ose tre herë në ditë.

Një recetë sa e thjeshtë aq edhe efektive, nga e cila mund të përfitoni vlerat e limonit dhe të mjaltit të tilla si antioksidantë të shumtë, vitaminën C dhe në të njëjtën kohë të përfitoni nga vetitë antibakteriale dhe antimikrobike të tyre.

Kamomili

Kamomili është një bimë e njohur që në kohërat e lashta për vetitë e tij qetësuese, antibakteriale dhe anti-inflamatore. Ai garanton një efekt zbutës dhe qetësues, duke lehtësuar menjëherë fytin tuaj.

Çaji me xhenxhefil

Xhenxhefili është një rrënjë me veti të pafundme të dobishme dhe shëruese: ndihmon tretjen, stimulon dhe përmirëson qarkullimin e zemrës, është një anti-inflamator dhe antioksidant shumë i fuqishëm dhe ka një efekt antibiotik.

Si ta përdorni për dhimbjen e fytit? Për të përfituar nga efektet e dobishme dhe për të ofruar lehtësim të menjëhershëm për dhimbjen e faringut, gjithçka që duhet të bëni është të lini 20 gramë rrënjë të qëruara të ziejnë në ujë për 10 minuta.

Çaji duhet të pihet i nxehtë, mundësisht dy herë në ditë dhe është dobishëm kundër kollës, ftohjes dhe sëmundjeve sezonale.

Lëng portokalli i shtrydhur

Lëngu i portokallit është një ilaç i vërtetë për shëndetin. Një gotë në mëngjes ose pasdite, ju fal shumë vitaminë C, e cila nga njëra anë mbështet dhe mbron sistemin imunitar dhe nga ana tjetër vepron si një anti-inflamator natyral, ideal për trajtimin e infeksioneve të vogla dhe të bezdisshme.

Uthull molle dhe mjaltë

Uthulla e mollës është një zgjidhje tepër efektive për të luftuar dhimbjet e fytit. Ajo ka një efekt antibakterial dhe parandalon përhapjen e mikrobeve në gojë dhe fyt.

Për të përfituar sa më shumë nga vetitë e dobishme të uthullës, mjafton të shpërndani një lugë të saj në një filxhan me ujë të nxehtë (por jo të vluar) dhe të shtoni një lugë mjaltë për ta ëmbëlsuar.

Me të njëjtën zgjidhje këshillohet edhe gargara një ose dy herë në ditë: në këtë mënyrë mund të lehtësoni dhimbjet dhe të “dezinfektoni” fytin. /AgroWeb.org

Shëndet

Si të ulni nepsin për ëmbëlsira? Këto ushqime ju vijnë në ndihmë

Published

on

Frenimi i nepsit është një nga sfidat më të mëdha si gjatë dietës, ashtu edhe në përditshmëri.

Dëshira për të konsumuar të ëmbla, karbohidrate a ushqime të yndyrshme shfaqet si mënyrë për të shtuar energjinë, edhe kur e dimë që ato nuk janë zgjedhja më e shëndetshme.

Megjithatë, ka alternativa të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë ta kontrolloni këtë dëshirë.

Avokado

E pasur me minerale, vitaminë E dhe yndyrna të shëndetshme, avokado është një ushqim ideal për t’ju mbajtur të ngopur më gjatë. Mund ta konsumoni të thjeshtë me pak kripë e piper ose ta shtoni në sallata.

Vaji i kokosit

Përdorimi në vend të sheqerit në disa receta ndihmon në uljen e dëshirës për ushqime të përpunuara. Ai përmban yndyrna të shëndetshme që kontribuojnë në një ndjesi më të qëndrueshme ngopjeje.

Arra dhe arrorë të tjerë

Janë të pasura me yndyrna e proteina, mund të reduktojnë nepsin për të ëmbla apo karbohidrate. Zgjidhni versione natyrale, pa kripë dhe pa shtesa të tjera.

Karrotat dhe selinoja

Janë të pasura me fibra, ju ngopin natyrshëm e ju ndihmojnë të shmangni ushqimet e panevojshme. Mund t’i konsumoni si snack, në sallata ose bashkë me një çaj të ngrohtë.

Pini mjaftueshëm ujë

Trupi ngatërron etjen me uri. Duke pirë rregullisht ujë gjatë ditës, mund të zvogëloni nepsin dhe të përmirësoni hidratimin. Këto zgjedhje mund t’ju ndihmojnë të kontrolloni dëshirat e papritura për ushqime jo të shëndetshme dhe të mbani një rutinë ushqimore më të balancuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sekreti i çokollatës së zezë për një trup më të ri

Published

on

Një studim i ri ka gjetur një lidhje mes teobrominës, një përbërësi natyral i çokollatës së zezë, dhe ngadalësimit të plakjes biologjike.

Studiuesit analizuan mbi 1,600 persona në Britani dhe Gjermani dhe vunë re se ata me nivele më të larta teobromine kishin një moshë biologjike më të ulët se mosha reale.

Mosha biologjike mat gjendjen reale të trupit duke u bazuar në qelizat, indet dhe organet, dhe lidhet me faktorë si stili i jetesës, mjedisi dhe gjenetika.

Studiuesit përdorën ndryshimet në ADN dhe gjatësinë e telomereve për këtë matje.

Ekspertët theksojnë se nevojiten më shumë studime për të kuptuar ndikimin e teobrominës dhe paralajmërojnë që sheqeri dhe yndyra në çokollatë mund të ulin përfitimet.

Shija e çokollatës mund të shijohet në sasi të vogla dhe rrallë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Varianti K: Mutacioni më infektues që po përhapet shpejt në botë

Published

on

Virusi i gripit AH3N2 ka pësuar mutacion dhe transmetueshmëria e tij është më e lartë.

Varianti K i këtij virusi ka rritur numrin e të shtruarve në spitale në vende të tjera të botës.

Në Shqipëri nuk ka vend për panik, thonë ekspertët, pasi ky virus ka qarkulluar në vendin tonë edhe më parë, dhe edhe pse ka një ndryshim, mbetet brenda të njëjtës familje.

Viruset e gripit pësojnë ndryshime për variantin e ri K nuk duhet të ketë panik, dhe pse nuk është në përbërjen e vaksinës për 2025–2026.

Vaksina na mbron gjithsesi duke rritur imunitetin. Në vende të ndryshme, varianti K i AH3N2 ka rritur numrin e të shtruarve në spitale dhe të atyre që rendin për t’u vaksinuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kombinimet e rrezikshme të suplementeve! Çfarë nuk duhet marrë kurrë bashkë?

Published

on

Përdorimi i pakontrolluar i suplementeve mund të sjellë më shumë dëm sesa përfitim, paralajmërojnë mjekët.

Ata theksojnë se suplementet duhet të merren vetëm kur vërtetohet mungesa e një vitamine apo minerali dhe nën këshillim profesional.

Kombinimet e gabuara mund të zvogëlojnë efektin e njëri-tjetrit ose të shkaktojnë mungesa të rëndësishme ushqyese.

P.sh., konsumimi i kafesë me suplemente hekuri ul ndjeshëm përthithjen. Dr. Karan Rajan shpjegon se edhe marrja e sasive të mëdha të kalciumit ndikon negativisht në përthithjen e hekurit. Po ashtu, disa kombinime të suplementeve mund të shkaktojnë komplikime.

Kombinimet që duhet shmangur:

Kalcium dhe hekur – Nuk rekomandohet të merren njëkohësisht; duhet një interval prej së paku dy orësh. Hekuri përthithet më mirë me vitaminë C, ndërsa kalciumi nuk duhet marrë me ushqime të pasura me hekur.

Zink dhe kalcium – Konkurojnë për përthithje në zorrë, ndaj duhet të merren të ndara me të paktën dy orë diferencë.

Zink dhe hekur – Dozat e larta të hekurit (mbi 25 mg) ulin përthithjen e zinkut. Zinku duhet marrë pas disa orësh.

Çaji jeshil dhe hekuri – Ulin përthithjen e hekurit. Konsumimi i tepruar i çajit jeshil mund të çojë në mungesë hekuri.

Vitamina C dhe vitamina B12 – Vitamina C në doza të larta zvogëlon përthithjen e B12. Duhet të merren të ndara me disa orë.

Zink dhe magnez – Zinku në doza të larta pengon përthithjen e magnezit, prandaj rekomandohet marrja në kohë të ndryshme të ditës.

Mjekët këshillojnë që suplementet të përdoren me kujdes dhe vetëm kur janë të nevojshme, për të shmangur probleme shëndetësore të panevojshme. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara