Sport

Piatek i gatshëm për t’u rikthyer te Genoa

Publikuar

Sulmuesi Krzysztof Piatek është i hapur të rikthehet të Genoa në formë huazimi.

Polaku kishte 19 gola në 21 paraqitje për Genoan në edicionin 2018-19, pastaj kompletoi transferimin të AC Milani në janarin e vitit 2019, përcjellë lajmi.net.

Këtë edicion Piatek ka shënuar katër gola në 15 paraqitje me Hertha Berlin dhe sipas Gazzetta dello Sport, Genoa dëshiron ta rikthejë në skuadër dhe lojtari është i hapur për këtë ribashkim.

Genoa e do lojtarin në formë huazimi deri në fund të edicionit, por duhet të paguajë një pjesë të pagës së Piatekut.

Mbetet të shihet nëse do arrihet marrëveshja, ngase në janar klubi italian mund të mbetet pa qendërsulmues sepse Gianluca Scamacca është i lidhur me një kalim te Juventusi.

Sport

Toni Kroos njofton pensionimin nga futbolli aktiv

Publikuar

nga

Toni Kroos ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli aktiv pas dhjetë vitesh te Real Madridi para finales së Ligës së Kampionëve. Reprezentuesi gjerman është gati të tërhiqet plotësisht nga futbolli profesional, madje një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë ai përmes një postimi në rrjetin social, Instagram.

17 korrik 2014 – dita e nisjes së raportit tim në Real Madrid, dita që ndryshon kohën e jetës. Jetën time si futbollist, por sidomos si person. Ishte fillimi i një kapitulli të ri në klubin më të madh në botë. Pas 10 vitesh, në fund të sezonit ky kapitull merr fund. Kurrë nuk do ta harroj atë kohë të suksesshme! Veçanërisht dua të falënderojë të gjithë ata që më pritën me zemër të hapur dhe më besuan. Por do të doja t’ju falënderojë, juve madrilenë, për dashurinë tuaj nga dita e parë deri në të fundit. Njëkohësisht ky vendim që karriera si futbollist aktiv të mbyllet do të jetë pas kampionatit evropian”, shkroi fillimisht Kroos.

Po ashtu, 34-vjeçari tha se është ‘i lumtur dhe krenar’ që gjigantët spanjollë ishin klubi i tij i fundit dhe theksoi dëshirën e tij për të përfunduar me një fitore kundër Borussia Dortmundit në kompeticionin kryesor evropian.

Jam i lumtur dhe krenar që në mendjen time gjeta kohën e duhur për vendimin tim dhe që mund ta zgjidhi vetë. Ambicia ime ishte gjithmonë të përfundoja punën në kulmin e nivelit të performancës sime. Tani e tutje ka vetëm një mendim kryesor, trofeun e 15 të Ligës së Kampionëve! HALA MADRID Y NADA MAS!”, përfundoi ai./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Slot zbulon arsyen pse pranoi ofertën e Liverpoolit

Publikuar

nga

Trajneri i ri i Liverpoolit, Arne Slot, ka zbuluar pse e shfrytëzoi mundësinë për të udhëhequr gjigantin anglez. Emërimi i Slot u konfirmua nga Liverpool të hënën, 24 orë pasi Jurgen Klopp i dha lamtumirën skuadrës pas nëntë viteve në “Anfield”.

Në përshëndetjen e tij, Klopp u kërkoi tifozëve të ish-skuadrës së tij që të mbështesin trajnerin e ri, ndërsa ai kërkon të vazhdojë trashëgiminë e gjermanit. Slot do të marrë zyrtarisht detyrën më 1 qershor, duke e lënë Feyenoordin në Eredivisie pasi i riktheu ata në elitën evropiane.

Tani duke treguar për arsyen pse e braktisi Feynoordin, 45-vjeçari zbuloi se ishte një mundësi që ai thjesht nuk mund ta humbiste.

Sigurisht që nuk është një vendim i lehtë të mbyllësh derën dhe të lësh pas teje në një klub ku ke përjetuar kaq shumë momente të mrekullueshme dhe ke punuar me sukses me kaq shumë njerëz të mrekullueshëm”, tha ai për faqen e klubit.

Por si sportist, një mundësi për t’u bërë trajner në Premier Ligë, në një nga klubet më të mëdha në botë, është e vështirë të injorohet”, theksoi ai.

Vazhdo të lexosh

Sport

Salah tregon ambiciet e tij nën drejtimin e Arne Slot

Publikuar

nga

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah pritej të largohej këtë verë, por me ikjen e Jurgen Kloppit gjërat kanë ndryshuar. Egjiptiani tanimë ka ende shanse të qëndrojë në “Anfield”, të paktën edhe për një sezon tjetër, aq edhe sa i skadon kontrata e tij me anglezët.

31-vjeçari ka qenë i lidhur me një lëvizje në ligën e Arabisë Saudite gjatë sezonit të kaluar, por interesimi nuk mungon edhe këtë vit.

Megjithatë, të hënën, pasi Slot u shpall si trajneri i ri i Liverpoolit, Salah përmendi ambiciet e skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm dhe dërgoi një mesazh emocionues ndarjeje për Kloppin.

Ne e dimë se trofetë janë ato që kanë rëndësi dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që kjo të ndodhë sezonin e ardhshëm. Tifozët tanë e meritojnë dhe ne do të luftojmë”, ka shkruar Salah në një postim në rrjete sociale.

Ai i ka dërguar një mesazh edhe ish-trajnerit të tij, Jurgen Klopp.

Ishte e mrekullueshme të ndaja të gjitha ato trofe dhe përvoja me ju gjatë 7 viteve të fundit. Të uroj fat të mirë për të ardhmen dhe shpresoj që të takohemi përsëri”, përfundoi egjiptiani./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Revolucion në sulm, Atletico Madrid shënjestron dy rivalët për “Pichichin”

Publikuar

nga

Një javë përpara mbylljes së kampionatit për sezonin 2023/2024, Atletico Madrid ka filluar punën për edicionin e ardhshëm.

“Los Colchoneros” i janë vënë pas dyshes të cilët kryesojnë listën e golashënuesve për këtë sezon në La Liga. Bëhet fjalë për Alexander Sorloth, i cili aktivizohet te Villarreali dhe njëkohësissht është golashënuesi më i mirë në kampionatin spanjoll, me 23 gola të shënuara deri më tani.

Në anën tjetër, në listë bën pjesë edhe sulmuesi ukrainas Artem Dovbyk. 24-vjeçari po shkëlqen këtë sezon në La Liga me fanellën e Griona-s, ku edhe ka arritur të gjejë plotë 21 herë rrugën e rrjetës, teksa ka mbetur edhe një ndeshje deri në përfundim dhe gara për “Pichichin” mbetet ende e hapur.

Në rastin e Sorloth, emri i tij është aktual për shkak të katër golave ​​që shënoi kundër Real Madridit në fundjavë, por në anën tjetër edhe fakti se ai e njeh mjaftë mirë kampionatin spanjoll, ku më herët ka dhënë kontribut për Real Sociedadin, bën që skuadra e Diego Simeone-s të monitoroj me kujdes situate tij.

Në rastin e Dovbyk, mjafton të shohësh kontributin e tij gjatë këtij sezoni te Girona, që e mbyll La Ligan në vendin e tretë, me një pjesëmarrje historike në Champions League.

Sido që të jetë, të dy kanë janë ende nën kontratë me ekipet e tyre dhe do të ishte e nevojshme të negociohej me Villarrealin dhe Gironan.

Atletico do të duhet të përgatisë oferta të kënaqshme në mënyrë që t’i bind klubet në fjalë për t’i lënë të lirë futbollistët e tyre./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara