Aktualitet
Pfizer dhe AstraZeneca janë shumë efektive kundër variantit indian, thotë studimi
Published
5 years agoon
By
Betim GashiVaksinat e COVID-19 të prodhuara nga Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca janë shumë të efektshme kundër variantit indian, ka zbuluar një studim i ri.
Shëndeti Publik i Anglisë tha të dielën se vaksina Pfizer ëshë 88 përqind efektive kundër sëmundjes simptomatike nga varianti indian, dy javë pas dozës së dytë.
Ndërsa, injektimi me AstraZeneca kishte një normë efikasiteti prej 60 përqind.
Të dyja këto vaksina janë në të njëjtin nivel me mbrojtjen që ofrojnë vaksinat kundër variantit britanik, i njohur si B.1.1.7.
Studimi përfshiu 1,054 njerëz të konfirmuar përmes sekuencave gjenomike që kishin kontraktuar variantin B.1.617.2 (indian) midis fillimit të prillit dhe mesit të majit.
Kryeministri Boris Johnson ka pranuar se varianti indian mund të përbëjë “një përçarje serioze” për heqjen e më shumë kufizimeve.
Sakaq, qeveria por planifikon të rihapë plotësisht ekonominë e vendit në 21 qershor.
You may like
Aktualitet
Tragjedi në Turqi: 14 të vdekur pas përplasjes së gomones me rojën bregdetare
Published
14 minutes agoon
March 9, 2026By
UBTNews
Të paktën 14 persona kanë humbur jetën pasi një gomone që transportonte emigrantë u përplas me një anije të rojës bregdetare turke në provincën e Antalias.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës në brigjet e rrethit Finike. Sipas një deklarate zyrtare, anija e shpejtë u diktua nga autoritetet, por tentoi të largohej pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura për t’u ndalur.
Gjatë ndjekjes, gomonia u përplas me anijen e rojës bregdetare, duke shkaktuar viktima dhe të lënduar. Autoritetet arritën të shpëtojnë gjashtë emigrantë dhe një shtetas turk që ndodheshin në mjetin lundrues. Ndërkohë, 14 persona tjerë u gjetën pa shenja jete pas përplasjes fatale.
Pjesa tjetër e grupit prej 15 personash arritën të vazhdonin lundrimin derisa prekën tokën, ku edhe u kapën nga forcat e sigurisë. Roja bregdetare turke ka bërë të ditur se po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij incidenti tragjik.
Ky rrugëtim cilësohet si një nga tentativat e rrezikshme të emigrantëve për të kaluar përmes ujërave turke drejt Europës. /AlJazeera/
Aktualitet
Nafta shtrenjtohet mbi 11% pas luftës në Iran dhe krizës në Hormuz
Published
39 minutes agoon
March 9, 2026By
UBTNews
Shumica e tregjeve në Gjirin Persik po e përmbyllin ditën e hënë me rënie, të udhëhequra nga humbjet e thella në Dubai, ndërkohë që lufta amerikano-izraelite kundër Iranit po vazhdon. Çmimet e naftës u rritën me mbi 11% për shkak të ndërprerjeve të furnizimit dhe frikës nga bllokimi i zgjatur i qarkullimit në Ngushticën e Hormuzit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të shtunën se nuk është i interesuar për negociata me Iranin, duke sugjeruar se lufta do të përfundojë vetë kur Irani të mos ketë më një ushtri funksionale apo udhëheqje në pushtet. Shpresat për paqe u zbehen edhe më shumë të hënën, kur Irani emëroi Mojtaba Khamenein si udhëheqës suprem për të pasuar babanë e tij, Ali Khamenei, duke sinjalizuar se linja e ashpër vazhdon të dominojë pushtetin.
Tregjet e energjisë janë veçanërisht të rrezikuara sepse kriza po zhvillohet rreth Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon zakonisht rreth një e pesta e furnizimit botëror me naftë.
Rriten kostot e sigurimit të borxhit (CDS)
Indeksi kryesor i aksioneve në Dubai mbylli ditën me një rënie prej 2.8%. Kompanitë e mëdha si “Emaar Properties” pësuan rënie prej 4.7%, ndërsa operatori i rrugëve me pagesë “Salik” ra me 4.9%. Ky indeks, i cili rinisi tregtimin të mërkurën pas një pezullimi dyditor, ka rënë më shumë se 11% gjatë katër seancave të fundit. Edhe kompania ajrore “Air Arabia” shënoi rënie prej 5%.
Në Abu Dhabi, indeksi ra me 0.4%, duke shënuar seancën e gjashtë radhazi me humbje. Bursat e Dubait dhe Abu Dhabit njoftuan javën e kaluar se do të pezullojnë tregtimin për aksionet që pësojnë rënie prej 5% ose më shumë.
Kostoja e sigurimit kundër dështimit të borxhit sovran (Credit Default Swaps – CDS) për disa vende të rajonit u rrit sërish ndjeshëm të hënën. Bahrejni shënoi rritjen më të lartë në tre vjet, ndërsa rritje u shënuan edhe për Egjiptin, Arabinë Saudite, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Indeksi referencë i Arabisë Saudite ra me 1.6%, duke ndërprerë serinë pesëditore të rritjes. Banka “Al Rajhi” humbi 3.9%, ndërsa gjiganti “Saudi Aramco” u rrit me 0.7% në prag të raportit vjetor të fitimeve. Sipas analistëve, investitorët pritet të zhvendosen në sektorë më pak të ekspozuar ndaj tensioneve rajonale. Përpjekjet e Arabisë Saudite për të riorientuar eksportet e naftës përmes portit Yanbu kanë zbutur disi shqetësimet për bllokimin e Hormuzit.
Në Katar, indeksi humbi 2.6%, ku pothuajse të gjitha kompanitë mbyllën me rezultate negative. Edhe bursat e Bahrejnit dhe Kuvajtit shënuan rënie, ndërsa bursa e Omanit arriti të avancojë me 3.1%. Jashtë Gjirit, indeksi kryesor i Egjiptit ra me 0.8%, duke zgjatur humbjet nga seanca e kaluar.
Lajmet
LVV dërgon dekretin e Presidentes në Kushtetuese
Published
1 hour agoon
March 9, 2026By
UBTNews
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se sot është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesa e nënshkruar nga 30 deputetë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të Presidentes për shpërndarjen e Kuvendit.
Përmes kësaj lënde, deputetët kanë kërkuar zyrtarisht nga Gjykata që të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e këtij dekreti deri në nxjerrjen e një aktgjykimi përfundimtar.
Sipas Nagavcit, Presidentja nuk ka të drejtë diskrecionale për të ndërhyrë në funksionimin e pushtetit legjislativ apo për të ndërmarrë veprime që çojnë në shpërndarjen e tij jashtë rrethanave kushtetuese.
“Është e qartë se Presidentja e Republikës nuk ka të drejtë diskrecionale për të ndërhyrë në funksionimin e pushtetit legjislativ, e aq më pak për të ndërmarrë veprime që çojnë në shpërndarjen e Kuvendit,” thuhet në njoftimin e bërë nga Nagavci.
Në argumentimin e dorëzuar në Gjykatë, theksohet se çdo veprim që tejkalon kufijtë e sanksionuar në Kushtetutë përbën cenim serioz të parimit të ndarjes së pushteteve.
Grupi Parlamentar i VV-së vlerëson se roli i Presidentit në këtë proces është strikt i kushtëzuar dhe nuk mund të ushtrohet jashtë kritereve të qarta ligjore. Nagavci ka thënë se në një shtet demokratik asnjë bartës i funksionit publik nuk mund të veprojë mbi aktin më të lartë juridik të vendit.
“Në një shtet demokratik, asnjë institucion dhe asnjë bartës i funksionit publik nuk mund të veprojë mbi Kushtetutën apo jashtë saj. Përpjekjet për të ushtruar kompetenca që nuk janë të përcaktuara dëmtojnë rendin kushtetues,” ka theksuar ajo.
Në fund të njoftimit, Nagavci ka bërë thirrje që Gjykata Kushtetuese ta trajtojë këtë çështje me prioritet të lartë dhe të japë një vendim sa më të shpejtë.
Lajmet
Haxhiu: Dekreti i presidentes është jokushtetues, lëndën po e dërgojmë në Kushtetuese
Published
3 hours agoon
March 9, 2026By
UBTNews
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dekretin e presidentes Osmani për shpërndarjen e legjislativit, duke e cilësuar atë si vendim jokushtetues dhe të ngutshëm.
Sipas saj, dekreti ishte një befasi pasi nuk është plotësuar asnjë rrethanë kushtetuese që i jep të drejtë presidentes ta shpërndajë Kuvendin pa kaluar afati 60-ditor apo pa dështuar zgjedhja e kreut të shtetit.
Haxhiu theksoi se ky veprim minon punën e institucionit, sidomos pas votimit të buxhetit dhe marrëveshjeve të rëndësishme ndërkombëtare.
“Pres që Gjykata Kushtetuese të veprojë në përputhje me ndjeshmërinë e çështjes dhe të marrë shpejt masën e përkohshme sepse pasojat do të jenë të pariparueshme,” deklaroi ajo.
Gjatë deklaratës së saj, kryeparlamentarja kërkoi që Gjykata Kushtetuese të veprojë me shpejtësi dhe profesionalizëm për të shmangur krizat e mëtutjeshme.
Ajo kritikoi mungesën e konsultimeve paraprake me të si drejtuese e Kuvendit dhe akuzoi deputetët që po pamundësojnë konstituimin e institucioneve duke mos krijuar kuorum për zgjedhjen e presidentit. Haxhiu insistoi se Kuvendi duhet të lejohet të vazhdojë punën e nisur pasi nuk ekziston asnjë bazë ligjore për shpërndarje në këtë fazë.
“Nuk ka asnjë rrethanë që i jep të drejtën presidentes që pa kaluar afati 60 ditor dhe pa dështuar në zgjedhjen e presidentit të vendit ta shpërndajë Kuvendin. Presidenca nuk është mbi Kuvendin e Kosovës,” shtoi Haxhiu.
/Ekonomia online/
Tensione te Barcelona, Laporta kritikon Xavin pas intervistës së fundit
Tragjedi në Turqi: 14 të vdekur pas përplasjes së gomones me rojën bregdetare
Nafta shtrenjtohet mbi 11% pas luftës në Iran dhe krizës në Hormuz
LVV dërgon dekretin e Presidentes në Kushtetuese
Monitorim i rreptë i çmimeve të naftës, inspektorët në terren gjatë fundjavës
Ekstradohen nga Shqipëria dy persona të kërkuar nga Policia e Kosovës
“(PA) PARASHIKUESHMËRIA E NJË KONFLIKTI”
Haxhiu: Dekreti i presidentes është jokushtetues, lëndën po e dërgojmë në Kushtetuese
Riad Isufi sfidon serbin Filip Stojanovic në gjysmëfinale
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
