Lajmet

Pezullohet vendimi për refuzimin e lejeqëndrimit për avokatin Tienmu Ma

Published

on

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pezulluar vendimin për refuzimin e kërkesës së lejes së qëndrimit të përkohshëm për avokatin Tienmu Ma, i cili ka shërbyer si këshilltar i ish-kryeministrit Albin Kurti.

“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bazuar në fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, ka marrë vendim  për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve A. Nr. 555/2020 me nr. prot A. nr. 1571/2020, të datës 01.10.2020, sipas kërkesës nga Avokati i Popullit.

1. Vendimit Nr. Ref. 116/2020 i Komisionit të Ankesave për të Huajt, i datës 21.09.2020 me të cilën i refuzohet ankesa z.Tienmu Ma, e parashtruar kundër vendimit të shkallës së parë;
2. Vendimit Nr. 02224/20 mbi refuzimin e kërkesës së lejes së qëndrimit të përkohshëm i datës 20.8.2020; dhe
3. Vendimit Nr. 00174/20 për largimin vullnetar të Ministrisë së Punëve të Brendshme – Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim – Divizioni për të Huajt, i datës 21.8.2020.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Më tej, kryeministri Hoti ofron bashkëpunimin e plotë rreth kësaj çështje, gjithmonë në pajtim me mandatin kushtetues dhe ligjor, si dhe njëherit mbetet në pritje deri në përfundimin e hetimit nga Institucioni i Avokatit të Popullit./UBTNews

Bota

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Published

on

By

Sot shënohen 24 vjet nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001, që morën rreth 3.000 jetë dhe ndryshuan përgjithmonë historinë e Shteteve të Bashkuara. Në këtë përvjetor, edhe në Kosovë do të zhvillohen homazhe përkujtimore.

Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Dimal Basha dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, do të nderojnë viktimat pranë pllakës përkujtimore në oborrin e Qeverisë/Kuvendit në orën 09:00.

Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, zhvillohen ceremoni solemne për të kujtuar viktimat dhe për të nderuar heroizmin e zjarrfikësve, policëve dhe qytetarëve që ndërhynë atë ditë.

Në Ground Zero, New York, familjarë dhe autoritete lexojnë emrat e viktimave dhe mbajnë momente heshtjeje, ndërsa në mbrëmje ndizet instalacioni artistik “Tribute in Light”, që simbolizon mungesën e Kullave Binjake.

Ngjarjet përkujtimore shpesh shoqërohen me iniciativa vullnetare dhe aktivitete bamirësie në komunitete të ndryshme amerikane, duke shndërruar përkujtimin në veprim humanitar dhe solidaritet me të mbijetuarit dhe familjet e viktimave.

Sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001 ishin një nga ngjarjet më tragjike në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara. Katër aeroplanë pasagjerësh u rrëmbyen nga pjesëtarë të Al-Kaidës, dy u përplasën në Kullat Binjake në New York, një në Pentagon dhe një tjetër në një fushë në Pensilvani, ku pasagjerët tentuan të ndalonin rrëmbyesit.

Rreth 3.000 persona humbën jetën dhe mijëra të tjerë u plagosën. Që nga ajo ditë, SHBA-ja dhe bota kanë zhvilluar përkujtime vjetore për viktimat dhe heroizmin e atyre që ndërhynë gjatë sulmeve./D.B/EO

Continue Reading

Bota

Të paktën 3 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në SHBA

Published

on

By

Të paktën tre nxënës janë në gjendje kritike pas të shtënave me armë zjarri në shkollën e mesme Evergreen të shtetit Kolorado.

Asnjë i dyshuar nuk është në paraburgim dhe autoritetet po punojnë për të përcaktuar nëse ka pasur një apo disa të shtëna të përfshira, tha Jacki Kelley, oficere e informacionit publik për departamentin e sherifit.

Thirrja e parë që raportonte një të shtënë aktiv erdhi në orën 12:24 të pasdites sipas kohës lokale, tha Kelley.

Të shtënat ndodhën në ambientet e shkollës, por autoritetet nuk mundën të sqaronin nëse ndodhi brenda apo jashtë ndërtesës, raporton CNN.

Tre të plagosurit po trajtohen në spital dhe zyrtarët nuk besojnë se ka persona të tjerë të plagosur, tha drejtori ekzekutiv i spitalit Kevin Cullinan në një konferencë për shtyp.

Të shtënat në Kolorado ndodhën më pak se një orë pasi aktivisti konservator Charlie Kirk u qëllua për vdekje në një aktivitet në Universitetin Utah Valley.

Evergreen ndodhet afërsisht 45 kilometra në jugperëndim të Denverit./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Moti sot

Published

on

By

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje lokale shiu.

Era do të jetë me shpejtësi prej 20 deri 65km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje me ato minimale që pritet të lëvizin nga 17 deri 19 gradë Celcius, kurse temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga 23 deri 26 gradë Celcius./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Vdes aleati i Trump

Published

on

By

Charlie Kirk, një aktivist me ndikim i krahut të djathtë, i afërt me presidentin amerikan Donald Trump dhe drejtor ekzekutiv i Turning Point USA (TPUSA), ka vdekur si pasojë e plagosjes gjatë një eventi në Universitetin Utah Valley.

Charlie Kirk ka vdekur, njoftoi Trump në Truth Social,.

“I madhi, madje historik, Charlie Kirk ka vdekur. Askush nuk e kuptoi dhe nuk kishte një zemër për të rinjtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më shumë se Charlie. Ai ishte i dashur dhe i admiruar nga të gjithë, veçanërisht unë, dhe tani ai nuk është më me ne. Unë dhe Melania i shprehim ngushëllimet tona gruas së tij të mrekullueshme, Erika, dhe familjes. Charlie, të duam”, tha Trump.

Sekretarja e Bujqësisë, Brooke Rollins, njoftoi se Kirk ishte në gjendje kritike. Fillimisht u njoftua se sulmuesi ishte arrestuar, por më vonë erdhi informacioni se personi i ndaluar ishte liruar.

Scott Trotter, një zëdhënës i Universitetit Utah Valley, tha se rreth orës 12:25 të pasdites sipas kohës lokale, “një e shtënë u dëgjua në oborrin e universitetit, pranë mensës studentore, ndërsa Charlie Kirk po fillonte fjalimin e tij”. Ai shtoi se kampusi ishte i bllokuar për pjesën tjetër të ditës.

Kongresisti Jason Chaffetz, i cili ishte në event me vajzën e tij, i tha Fox News se dhuna ishte “tronditëse”.

“Të gjithë ishin në dysheme dhe vraponin”, tha Chaffetz. “Plumbi po vinte drejt e drejt tij”. Ai shtoi se kishte folur me Kirk pak para se të fillonte tubimi. Pas të shtënave, njerëzit filluan të iknin në panik dhe pasoi kaosi./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara