Lajmet

Pezullohet puna e ambulanca specialistike në QKUK

Published

on

Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se Komiteti për menaxhim të situatës me COVID-19 në nivel të ShSKUK-së, ka vendosur të pezullojë punën në objektin e ambulancave specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Pezullimi i punës bëhet për shkak të gjendjes epidemiologjike në vend dhe rritjes së vazhdueshme të rasteve me Covid-19”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

QKUK do të vazhdojë të ofrojë shërbime shëndetësore për rastet emergjente që kanë nevojë për trajtim mjekësor. Ky vendim do jetë në fuqi deri në një vendim tjetër./UBTNews

Njoftim nga ShSKUK Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se Komiteti për menaxhim të situatës me…

Posted by QKUK- Shskuk info on Wednesday, November 11, 2020

Lajmet

Haxhiu: Konstituimi i Kuvendit nuk është vetëm përgjegjësi e Vetëvendosjes

Published

on

By

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të mbajtur më 29 qershor. Ajo tha se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit i takon të gjithë spektrit politik dhe jo vetëm VV-së.

“Ka pasur gjashtë përpjekje për votim të hapur, por asnjë nuk ka rezultuar me sukses. Nuk i përket vetëm VV-së të kontribuojë në këtë proces. Ne kemi marrë përsipër të japim kontributin tonë, por nuk është përgjegjësi vetëm e jona”, u shpreh Haxhiu.

Ajo theksoi se Vetëvendosje, si subjekti i parë në zgjedhje, gëzon të drejtën kushtetuese për të propozuar kryeparlamentarin dhe se kjo e drejtë nuk mund të vihet në pikëpyetje.

“Të drejtën për të propozuar e ka VV-ja. Askush nuk mund të ndërhyjë në këtë të drejtë, pasi është e garantuar me Kushtetutë dhe nuk varet nga preferencat individuale”, tha Haxhiu.

Continue Reading

Lajmet

Mustafa: Përsëritja e zgjedhjeve, gjëja e fundit që i duhet Kosovës

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka paralajmëruar se vazhdimi i bllokadës institucionale mund të rezultojë me zgjedhje të parakohshme. Ai tha se situata aktuale nuk i shërben vendit dhe theksoi nevojën për një zgjidhje politike gjithëpërfshirëse.

“Bllokada 48-orëshe do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme të reja”, deklaroi Mustafa, pas dështimit të 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, përsëritja e zgjedhjeve nuk është në interes të Kosovës. “Përsëritja e zgjedhjeve është gjëja e fundit që i duhet Kosovës”, shtoi ai.

Continue Reading

Lajmet

Dëshmitari Rashiti rrëfen momentin e sulmit në Banjskë dhe vrasjen e rreshterit Bunjaku

Published

on

By

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë seancës për rastin e sulmit të armatosur në Banjskë më 24 shtator 2023, dëshmoi zyrtari policor Alban Rashiti, pjesëtar i Njësisë për ndërhyrje të shpejtë. Ai përshkroi me detaje momentet kritike të sulmit, ku mbeti i plagosur, dhe rrethanat në të cilat u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Rashiti tha se gjithçka ndodhi papritur, pak pasi ishte takuar me rreshterin Bunjaku në vendin e ngjarjes. Sipas tij, një shpërthim i fuqishëm ndodhi nga ana e majtë, i cili e plagosi në krah. Menjëherë pas këtij shpërthimi, filluan të shtënat nga shumë drejtime të fshatit.

“Kur e kam kthyer kokën, kam parë zjarr dhe kam kuptuar se jam goditur. U përpoqa të marr pozicion mbrojtës, por ndodhën edhe shpërthime të tjera, ndërsa më pas filluan të shtënat me armë zjarri”, tregoi Rashiti.

Ai tha se në mes të situatës kaotike, pa që rreshteri Bunjaku ishte i shtrirë dhe i gjakosur, pa shenja jete. Në përpjekje për ta tërhequr nga zona, ai dhe kolegët e tij kërkuan të afronin një automjet, por ai u qëllua dhe mbeti i palëvizshëm. Pavarësisht plagëve që kishte marrë, Rashiti vijoi të ndihmonte në përpjekjet për evakuimin e trupit të rreshterit, ndërsa rreth tyre vazhdonin të binin predha.

Ai shtoi se gjatë gjithë kohës ishte i vetëdijshëm për rrezikun, por nuk u kishte treguar kolegëve për plagët e veta për të mos ndikuar në moralin e njësisë. “Më vonë kam parë se isha i plagosur edhe në këmbën e djathtë. Nga lart kam vërejtur një dron që po na vëzhgonte, nuk e di nëse është rrëzuar apo jo.”

Seanca gjyqësore për rastin po vazhdon, ndërsa dëshmia e Rashitit pritet të ndihmojë në sqarimin e rrethanave të sulmit.

Continue Reading

Lajmet

Zemaj: Vetëm konsensusi politik e zgjidh ngërçin institucional

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, para fillimit të seancës së Kuvendit, ka deklaruar se zgjidhja e ngërçit politik vjen vetëm përmes konsensusit me subjektet parlamentare që kanë vullnet dhe guxim për të krijuar institucione të reja.

Ai theksoi se propozimi i LDK-së nuk ka qenë për të blerë kohë, siç pretendon VV-ja, por për të ofruar një mundësi unifikuese për qytetarët dhe për të adresuar tema afatgjata me rëndësi për Kosovën.

“Është e kuptueshëm që vetëm koncesusi me subjektet politike parlamentare dhe ata të cilët kanë vullnetin dhe të marrin guximin të kenë institucionet e reja të Kosovës e zgjedh këtë ngërç politik. Ne kemi qenë të qartë në propozimin tonë që të kem këtë tejkalim këtë krizë institucionale dhe propozimi nuk ka qenë për të blerë kohën siç po e pasqyron VV-ja por ta ketë një mundësi qytetarët në mënyrë unifikuese ku do të jenë tema afatgjate dhe që janë në interes të Kosovës”, ka theksuar Zemaj.

Continue Reading

Të kërkuara