Lajmet

Katër të vdekur dhe 733 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Published

on

Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me COVID-19, Drenas një rast (75 vjeç), Prishtinë një rast (62 vjeç), Shtime një rast (77 vjeç), Skenderaj një rast (72 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1 mijë e 519 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 733 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 328 raste, Pejë 59 raste, Gjakovë 42 raste, Prizren 34 raste, Mitrovicë 29 raste, Deçan 28 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Gjilan 27 raste, Ferizaj 25 raste, Vushtrri 17 raste, Klinë 16 raste, Podujevë 15 raste, Lipjan 13 raste, Shtime 13 raste, Drenas 12 raste, Obiliq 9 raste, Viti 9 raste, Suharekë 8 raste, Rahovec 5 raste, Skenderaj 5 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 3 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Kaçanik, Kllokot dhe Mamushë.

Numri total i rasteve pozitive është 26 mijë e 121 raste nga 111 mijë e 560 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 777 raste të vdekjes./UBTNews

1519 TESTIME, 137 TË SHËRUAR DHE 733 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Wednesday, November 11, 2020

Vendi

Policia nis hetimet për vdekjen e një gruaje në Fushë Kosovë

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete në Fushë Kosovë gjatë ditës së djeshme. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24-orësh.

Sipas njoftimit zyrtar, ka qenë një dëshmitar ai i cili ka raportuar në polici se viktima nuk jepte shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë relevante policore së bashku me ekipin mjekësor, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e saj.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Policia ka nisur hetimet dhe po e trajton rastin si “Hetim mbi vdekjen” deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Irina Shayk mban ligjëratë në Universitetin e Oxfordit

Published

on

Modelja e njohur ruse, Irina Shayk, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram momente nga vizita në Universitetin e Oxfordit, ku ishte e ftuar si folëse në një aktivitet të organizuar nga Oxford Union.

Shayk e cilësoi ftesën si një nder të veçantë, duke theksuar rëndësinë e Oxford Union si një institucion që ka pritur ndër vite mendimtarë, udhëheqës dhe figura me ndikim në shoqëri.

“Falënderoj Oxford Union dhe Universitetin e Oxfordit për mundësinë që të ndaj rrugëtimin tim. Jam shumë mirënjohëse për pritjen e ngrohtë, bisedat e thelluara dhe momentet e paharrueshme”, ka shkruar ajo.

Modelja publikoi disa fotografi nga vizita e saj në Oxford, ku u shfaq me një kostum elegant të zi. Në njërën prej fotografive ajo pozonte me librin “Mysafirët e shquar të Oxford Union”.

Ligjërata e saj tërhoqi interesimin e studentëve të shumtë, të cilët morën pjesë në aktivitet dhe ndoqën me vëmendje rrëfimin e saj për karrierën dhe përvojat personale.

Postimi i Shayk mori mijëra reagime nga fansat, të cilët e uruan për këtë arritje dhe i shprehën mbështetjen e tyre./A.K/

Continue Reading

Rajoni

Rama mesazh protestuesve: “Unë jam miku, jo armiku juaj”

Published

on

By

Përmes një reagimi të gjatë dhe me ton mjaft personal në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama i është drejtuar qytetarëve në rrjetet sociale, që morën pjesë në protestën e mbrëmshme në bulevard. Kreu i qeverisë u shpreh se nuk i sheh protestuesit si humbës, por si njerëz të mbetur vetëm me hallin e tyre, pasi u përdorën nga ata që ai i quajti “skllevërit e algoritmit” dhe faktorë të ndryshëm politikë e mediatikë.

Në mesazhin e tij, Rama deklaroi se e mirëkupton zemërimin e çdo qytetari që përballet me probleme të përditshme si legalizimet, pagat në të zezë apo vështirësitë në shëndetësi, duke ndarë të njëjtin irritim ndaj nëpunësve arrogantë. Megjithatë, ai hodhi akuza të forta ndaj organizatorëve, opinionistëve, influencuesve dhe grupeve nga diaspora, duke thënë se pasi morën klikimet, ndjekësit dhe vëmendjen e mbrëmjes, i braktisën protestuesit në bulevard.

“Ti mbete vetëm, me hallin tënd dhe pa askënd që ta qan, shembëlltyrë njerëzore e proletariatit të algoritmit,” shkruan Rama, duke shtuar se edhe ai vetë ndjen shijen e tradhtisë kur vartës të caktuar abuzojnë me besimin e tij. Në mbyllje të letrës, kryeministri bëri një thirrje të hapur për dialog: “Pyete veten nëse armiku yt jam unë… apo ata që të kthyen në heroin e mbrëmjes për të të lënë në rrugë si shishe boshe. Eja tek unë, jo të më duartrokasësh, por që të mos lejojmë askënd ta përdorë hallin tënd kundër Shqipërisë.” /E.A/

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku, publikon studim shkencor mbi burimin mineral të Vërbocit në revistën ndërkombëtare Underground Vision SpeleoMedit Magazine

Published

on

By

Angazhimi i vazhdueshëm i stafit akademik të UBT-së në kërkimin shkencor po vazhdon të sjellë rezultate të rëndësishme në promovimin e vlerave natyrore, shkencore dhe mjedisore të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Profesori i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, ka publikuar punimin shkencor me titull “Identity Card of the Mineral Water Spring ‘Vërboc’, Republic of Kosovo” në revistën ndërkombëtare Underground Vision SpeleoMedit Magazine.

Studimi paraqet një analizë të detajuar të burimit mineral të Vërbocit, i cili ndodhet në territorin e Komunës së Drenasit, duke trajtuar aspektet gjeografike, gjeologjike, hidro-gjeologjike dhe mjedisore të këtij resursi të rëndësishëm natyror. Përmes hulumtimeve në terren, analizës së literaturës shkencore dhe përdorimit të metodave bashkëkohore të matjes dhe hartografimit, punimi synon të krijojë një “kartë identiteti” të këtij burimi mineral, duke kontribuar në dokumentimin, mbrojtjen dhe promovimin e pasurive ujore të Kosovës.

Në punim theksohet rëndësia e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore për jetën e njeriut, biodiversitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe nevoja për identifikimin dhe menaxhimin e tyre profesional. Studimi sjell të dhëna të reja shkencore për burimin mineral të Vërbocit, i cili deri më tani ka qenë relativisht pak i trajtuar në literaturën akademike.

Ky publikim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në fushën e hidrogjeologjisë, shkencave mjedisore dhe menaxhimit të resurseve ujore, duke dëshmuar njëherësh përkushtimin e UBT-së ndaj kërkimit shkencor, inovacionit dhe prodhimit të njohurive me ndikim në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Këtu mund ta lexoni artikullin e plotë: LINKU

Continue Reading

Të kërkuara