Lajmet

Petkoviq: Kurti dëshiron t’i paraqesë kishat serbe në Kosovë si trashëgimi shqiptare

Publikuar

Drejtori i Zyrës për “Kosovë dhe Metohi”, Petar Petkoviq, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron të mbrojë kishat serbe në atë territor, por dëshiron t’i paraqesë ato si trashëgimi shqiptare.

“Është e rrezikshme që Albin Kurti nuk flet për origjinën, domethënë kush është pronari i trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë, ai nuk përmend Kishën Ortodokse Serbe ose shtetin e Serbisë, por i sheh ato në kontekstin e historisë shqiptare”, ka thënë Petkoviq për RTS, transmeton Klan Kosova.

Sipas tij, është çështje “hipokrizie” e Prishtinës dhe “mashtrimit” të bashkësisë ndërkombëtare.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Të paktën 89 emigrantë kanë humbur jetën pasi një varkë u përmbys pranë Mauritanisë

Publikuar

nga

Gati 90 emigrantë që u nisën për në Evropë vdiqën dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi varka e tyre u përmbys në brigjet e Mauritanisë në fillim të kësaj jave, njoftoi të enjten agjencia shtetërore e lajmeve.

“Roja bregdetare mauritaniane gjeti trupat e 89 personave në bordin e një anijeje të madhe tradicionale peshkimi që u përmbys të hënën më 1 korrik në brigjet e oqeanit Atlantik”, raportoi agjencia e lajmeve.

Anija ishte nisur nga kufiri i Senegalit dhe Gambisë me 170 pasagjerë në bord, duke e çuar numrin e të zhdukurve në 72.

Roja bregdetare shpëtoi nëntë persona, përfshirë një vajzë pesëvjeçare.

Rruga e Atlantikut është veçanërisht e rrezikshme për shkak të rrymave të forta, me emigrantë që udhëtojnë me varka të mbingarkuara, shpesh të padepërtueshme për det, pa ujë të mjaftueshëm të pijshëm./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Publikohen shumë parregullsi rreth testit të maturës, kërkohet rishikimi i ligjit

Publikuar

nga

Organizata “ETEA” ka publikuar sot “raportin analitik mbi Provimin e Maturës Shtetërore”. Qëllimi i këtij raporti ishte identifikimi i lëshimeve dhe sfidave në provimin e testit të maturës.

Si çështje shqetësuese që janë gjetur kanë qenë: kopjimi masiv, validiteti i pyetjeve, frika e nxënësve nga dështimi, e çështje të tjera. Kurse kjo organizatë ka kërkuar që ligji për provimin e maturës shtetërore të rishikohet.

Kjo për shkak se pavarësisht që në ligj dënimet për shkelësit janë më të mëdha, që nga viti 2006 e deri më tani janë vetëm 16 persona që janë ndëshkuar, derisa ndëshkimet kanë qenë minimale.

Drejtori i organizatës”ETEA”, Agon Ahmeti ka deklaruar se kanë kuptuar se provimi i maturës shtetërore nuk mund të kap plotësisht shkathtësitë e nxënësve.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Orban thotë se nuk është në pozitë për të ndërmjetësuar mes Ukrainës dhe Rusisë

Publikuar

nga

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha të premten se nuk është në pozitë për të udhëhequr bisedime mes Ukrainës dhe Rusisë, pas raportimeve se ai do të udhëtojë në Moskë gjatë ditës për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

Orbani është kritik i ndihmës së Perëndimit për Ukrainën në luftë kundër pushtuesit rus, dhe ka marrëdhënie më të mira me Putinin se çdo lider evropian.

Ai tha se fakti se Hungaria mban kryesimin e BE-së tani, nuk i jep atij mandat të udhëheqë negociata në emër të bllokut.

“Unë nuk kam nevojë për një mandat, sepse unë nuk përfaqësoj asgjë”, tha Orban gjatë një interviste të rregullt mëngjesore në radio të premten, pa treguar nëse do të udhëtojë në Moskë më vonë gjatë ditës.

“Krejt çka bëj unë është, shkoj nëpër vende ku ka luftë, apo kërcënim për luftë që kërcënon Bashkimin Evropian dhe Hungarinë, apo që ka pasoja të këqija për to, dhe bëj pyetje”, shtoi ai.

Charles Michel, president i Këshillit Evropian, shkroi në X se “udhëheqja me rotacion e presidencës së BE-së nuk ka mandat që të angazhohet me Rusinë në emër të BE-së”.

“Këshilli Evropian është i qartë: Rusia është agresorja, Ukraina është viktima. Nuk ka diskutime për Ukrainën, pa Ukrainën”, tha Michel.

Në fillim të kësaj jave, Orbani u takua me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Kiev, ku i bëri thirrje atij ta shqyrtojë një marrëveshje për armëpushim për t’i dhënë fund më shpejt luftës me Rusinë.

Të premten, Orbani tha se i bëri Zelenskyt “tri prej katër pyetjeve të rëndësishëm” për të kuptuar se “sa larg është Kievi në gjendje të shkojë për paqen”.

Orbani e vizitoi Rusinë më 2022, por s’u takua me Putinin. Megjithatë, ata janë takuar në vende të tjera prej atëherë./REL/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Peci: Për herë të parë e sigurojmë bukën e motmotit

Publikuar

nga

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka thënë se për herë të parë Kosova sivjet do të sigurojë bukën e motmotit pasi korrje-shirjet po japin rezultate mahnitëse.

Peci ka thënë se do të marrë pjesë në fushatën e korrje-shirjeve që nisë sot në Novolan të Vushtrrisë.

“Jam rrugës për në Novolan të Vushtrrisë, aty ku zyrtarisht po nisim fushatën për korrje-shirjeve për këtë vit. Në vizitën e 287-të prej që jam ministër, të dhënat nga terreni tregojnë që fatbardhësisht për herë të parë në historinë e Kosovës së pasluftës, ne sigurojmë bukën e motmotit”, ka thënë Peci.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara