Botë

Pesë persona qëllohen në një shkollë në Suedi

Published

on

Pesë persona janë qëlluar në një qendër edukimi për të rritur në Suedi, tha policia më 4 shkurt.

Agjencia suedeze e lajmeve, TT, raportoi, pa specifikuar burimet, se sulmuesi ka bërë vetëvrasje. Policia nuk ka konfirmuar këto raportime, por pritet të mbajë një konferencë për media.

Qendra e edukimit për të rritur gjendet në qytetin Orebro, rreth 200 kilometra në perëndim të Stokholmit.

Ende nuk është e qartë nëse policia e ka përfshirë edhe keqbërësin në mesin e pesë personave të qëlluar.

Videot nga vendi i ngjarjes kanë shfaqur prani të madhe policore dhe të autoambulancave. Shkalla e lëndimeve që kanë pësuar viktimat po ashtu ende nuk është e qartë.

Studentët po strehohen në ndërtesat afër. Pjesë të tjera të shkollës janë evakuuar pas dhunës.

Raportimet për dhunë në Orebro janë shumë serioze. Policia gjendet në vendin e ngjarjes dhe operacioni është duke u zhvilluar. Qeveria është në kontakt të ngushtë me policinë dhe po përcjell nga afër zhvillimet”, tha për agjencinë e lajmeve TT ministri i Drejtësisë, Gunnar Stormmer./REL/

Lajmet

Avionët rusë shkelin hapësirën ajrore të Letonisë, reagon NATO

Published

on

Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë njoftoi se avionët ushtarakë rusë shkelën shkurt hapësirën ajrore lituaneze sonte, duke shkaktuar një reagim të shpejtë nga avionët e NATO-s që ndodheshin në patrullën rutinë.

“Forcat tona vepruan shpejt me ndihmën e avionëve luftarakë të NATO-s në patrullë. Lituania është e fortë dhe gati. Çdo centimetër e vendit tonë është e mbrojtur”, njoftoi ministria në X.

Presidenti Gitanas Nauseda e dënoi ashpër incidentin duke thënë se paraqet shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe sovranitetit territorial të Lituanisë.

Dy aeroplanët, një luftarak Su-30 dhe një cisternë karburanti Il-78, me shumë gjasa ishin në një mision stërvitjeje për furnizim me karburant kur fluturuan 700 metra në Lituani nga rajoni i Kaliningradit, tha ushtria.

Ata qëndruan mbi hapësirën e Lituanisë ​​për 18 sekonda. Kryeministrja lituaneze, Inga Ruginiene, tha në Facebook se incidenti tregon edhe një herë se Rusia po sillet si një shtet terrorist, duke shpërfillur ligjin ndërkombëtar dhe sigurinë e vendeve fqinje.

Incidenti pasoi një incident të ngjashëm në shtator, kur tre avionë luftarakë rusë MiG-31 shkelën hapësirën ajrore të Estonisë pranë ishullit Vaindloo dhe qëndruan për 12 minuta. Incidenti shkaktoi reagime të ashpra nga Talini dhe NATO, të cilat e përshkruan fluturimin si të papërgjegjshëm.

Shkeljet e hapësirës ajrore të Baltikut nga avionët rusë janë shumë të ndjeshme, veçanërisht pas fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

Në fund të shtatorit, Lituania autorizoi forcat e saj të armatosura të rrëzonin dronët që hyjnë në hapësirën e saj ajrore, pasi disa dronë rusë u rrëzuan në territorin lituanez pranë kufirit.

Misioni i Mbikëqyrjes së Hapësirës Ajrore të Baltikut i NATO-s operon nga bazat ajrore në Shiauliai – Lituani dhe Amari – Estoni, duke siguruar mbrojtje ajrore të përhershme për tri shtetet baltike.

Aktualisht, misioni komandohet nga Forcat ajrore të Spanjës, të cilat kanë vendosur 8 avionë Typhoon në Shiauliai. Avionët Typhoon italianë janë të vendosur në bazën estoneze Amari, ku ofrojnë mbështetje të shpejtë shtesë në rast incidentesh./S.K/KP/

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Dita Ndërkombëtare e OKB-së

Published

on

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e OKB-së, oganizatës ndërkombëtare më të madhe dhe më të rëndësishme në botë, veprimtaria e të cilës daton që nga viti 1945. Qëllimi kryesor i OKB-së është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet kombeve, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e sigurisë dhe e paqes në botë.

Ajo është vazhduese e Lidhjes së Kombeve, por me një strukturë, organizim dhe anëtarësi shumë më të gjerë dhe më të plotë.

Iniciatorë të krijimit të saj u bënë fuqitë e mëdha të koalicionit antifashist, ShBA dhe Britania e Madhe, të cilët në pikën e 11 të Kartës së Atlantikut të nënshkruar në 14 gusht 1941 dhe që përmbante principet bazë mbi rendin e ri botëror të ardhshëm, ranë dakord që pas luftës do të krijohej një sistem i vazhdueshëm i sigurisë së përgjithshme.

Në Deklaratën e 1 janarit 1942, e nënshkruar nga përfaqësuesit e 26 shteteve të koalicionit antifashist dhe antinazist u ritheksua nevoja për vendosjen e një paqeje të qëndrueshme që do t’u siguronte kombeve mundësinë për të jetuar të sigurt brenda kufijve të tyre.

Ideja e krijimit të një organizate të re universale dhe emërtimi “Kombet e Bashkuara”, u rimor në shqyrtim në Konferencën e Ministrave të Punëve të Jashtme të ShBA-së, ish-Bashkimit Sovjetik dhe Britanisë së Madhe, që u zhvillua në Moskë me 19 deri 30 tetor të vitit 1943.

Në Deklaratën mbi Sigurinë e Përgjithshme që u nënshkrua më pas edhe nga Kina, u formulua për herë të parë vendimi mbi krijimin e Organizatës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa parimet, struktura dhe funksionet e organizatës u formuluan në Konferencën e Dumbarton Oaks (lokalitet afër Uashingtonit), që u zhvillua nga 21 gusht deri më 29 shtator të vitit 1944, në të cilën morën pjesë përfaqësuesit e SHBA-së, ish-Bashkimit Sovjetik, Britanisë së Madhe dhe Kinës. Konferenca përpunoi dokumentin e quajtur “…propozime për krijimin e organizatës ndërkombëtare të sigurimit të përgjithshëm”.

Në shkurt 1945 u mbajt Konferenca e Jaltës, në Krime, me pjesëmarrjen e Franklin Roosevelt, Stalin dhe Winston Churchill. Ajo hodhi bazat politike të të gjitha bisedimeve për paqe pas përfundimit të luftës. Në këtë konferencë u ri-diskutua dhe u ra dakord përfundimisht për krijimin e OKB si një organizatë ku mund të bënin pjesë kombe të mëdhenj e të vegjël.

ShBA-të thirrën Konferencën e San Franciskos, ku do të merrnin pjesë të gjithë shtetet që i kishin shpallur luftë Gjermanisë naziste deri në mars 1944. Konferenca e San Franciskos i zhvilloi punimet e saj nga 25 prilli 1945 deri më 26 qershor të vitit 1945. Ajo pranoi dështimin e Lidhjes së Kombeve për pengimin e Luftës së Dytë Botërore.

Më 26 qershor 1945 u miratua Karta e Kombeve të Bashkuara, e cila hyri në fuqi më 24 tetor 1945./S.K/EO/

Continue Reading

Botë

Kina dhe ShBA do zhvillojnë bisedime në Malajzi

Published

on

By

Ministria e Tregtisë e Kinës njoftoi të enjten se zëvendëskryeministri He Lifeng do të udhëheqë një delegacion në Malajzi nga e premtja deri të hënën për të zhvilluar bisedime tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bisedimet pritet të hedhin themelet për një takim javën e ardhshme mes presidentit të ShBA-së Donald Trump dhe udhëheqësit kinez Xi Jinping në margjinat e samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Korenë e Jugut, shkruan AP.

Sekretari i Thesarit i ShBA-së, Scott Bessent, ka thënë se delegacionet e udhëhequra prej tij dhe zëvendëskryeministrit kinez do të takohen në Malajzi, ndoshta të shtunën./EO

Continue Reading

Botë

Britani e Madhe: Arrestohen tre të dyshuar për ndihmë ndaj shërbimit rus të inteligjencës

Published

on

By

Mbretëri e Bashkuar, arrestohen tre persona dyshimin për ndihmë ndaj shërbimit rus të inteligjencës

Tre burra, të moshës 44, 45 dhe 48 vjeç, u arrestuan të enjten në mëngjes në pjesën perëndimore dhe qendrore të Londrës, nën dyshimin se kishin ndihmuar një shërbim të inteligjencës ruse, si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm për sigurinë kombëtare, tha policia, sipas The Guardian, transmeton KosovaPress.

Ata u mbajtën sipas nenit 3 të Aktit të Sigurisë Kombëtare, bëri të ditur Policia Metropolitane, ndërsa vazhduan kontrollet në adresat ku u ndaluan, si dhe në një vend tjetër në perëndim të Londrës.

Shtetësia e burrave nuk u bë publike, por drejtuesi i komandës kundër-terrorizmit të Met-it tha se të akuzuarit dyshohen se kanë vepruar si përfaqësues të njërit prej shërbimeve të inteligjencës së Rusisë.

Komandanti Dominic Murphy, kreu i policisë kundër-terrorizmit në Londër, tha:

“Po shohim një numër gjithnjë e më të madh personash që ne i përshkruajmë si ‘prokurë’ të rekrutuar nga shërbimet e huaja të inteligjencës, dhe këto arrestime lidhen drejtpërdrejt me përpjekjet tona të vazhdueshme për të penguar këtë lloj aktiviteti. Kushdo që mund të kontaktohet dhe të tundohet të kryejë veprimtari kriminale në emër të një shteti të huaj këtu në Mbretërinë e Bashkuar, duhet të mendojë dy herë. Kjo lloj veprimtarie do të hetohet dhe kushdo që gjendet i përfshirë mund të presë të ndiqet penalisht, dhe ka pasoja shumë serioze për ata që shpallen fajtorë”./KP

Continue Reading

Të kërkuara