Sport

Pesë mungesat e mëdha të Realit për sfidën me interin

Publikuar

Gareth Bale, Toni Kroos, Dani Ceballos, Marcelo dhe Ferland Mendy kanë mbetur jashtë listës së lojtarëve të ftuar nga trajneri Carlo Ancelotti për sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Interit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Giuseppe Meazza” me fillim nga ora 21:00.

Nga ana tjetër, Interi do të jetë pa shërbimet e mesfushorit Stefano Sensi, i cili u lëndua gjatë ndeshjes së Serie A kundër Sampdorias, ndërsa mbetet në dyshim paraqitja e qendërmbrojtësit Alessandro Bastoni.

Sport

Kapiteni i Golden Eagle Yllit flet para finales ndaj Trepçës

Publikuar

nga

Kapiteni i Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina ka folur para duelit të së enjtes ndaj Trepçës për ndeshjen e vlefshme për finalen e “Play-Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll, e cila do të zhvillohet në Mitrovicë.

Seria e finaleve qëndron në rezultat të barabartë 2:2. Skuadra që regjistron tri fitore e para shpallet kampione.

Para finales së pestë, kapiteni i Golden Eagle Yllit tha se në Mitrovicë do të shkojnë vetëm për fitore.

Edhe kësaj sezone po i vjen fundi. Ndeshja e pestë finale, e 11-ta në total me Trepçën sivjet. Mendoj që të dy skuadrat kemi treguar lojë të mira dhe gjithë tifozët kanë pasur mundësi të kënaqen me ndeshjet. Normal që në lojën e fundit shkojmë në Mitrovicë për fitore, shpresoj të fitojë më i miri. Forca Ylli”, tha Morina.

Vazhdo të lexosh

Sport

​I përfundoi huazimi në Angli, Origi rikthehet në Serie A

Publikuar

nga

Nottingham Forest e konfirmon se Divock Origi ka arritur në fund të periudhës së huazimit në klub, kështu që belgu do të kthehet në Milano.

Reprezentuesi belg rikthehet në Milano pas një huazimi një-vjeçar në Nottingham Forest, konfirmoi skuadra e Premier Ligës me një deklaratë zyrtare.

Nottinghami tha se Origi dhe lojtarë të tjerë, përfshirë Gio Reyna, Nuno Tavares, Gonzalo Montiel dhe Rodrigo Ribeiro “kanë arritur në fundin e huazimeve të tyre në Trentside“.

Origi, 29 vjeç, iu bashkua Milanit në një transferim të lirë nga Liverpool në vitin 2022, por nuk arriti të bënte përshtypje në sezonin e tij të parë në “Stadio Meazza”, duke shënuar vetëm dy gola në 36 paraqitje në të gjitha garat.

Ai u huazua te Nottingham Forest verën e kaluar, por ish-sulmuesi i Liverpoolit pati një tjetër periudhë zhgënjyese në klub, duke shënuar vetëm një herë në 22 paraqitje.

Pas sezonit të tij në klub, Origi nuk ishte më pjesë e planeve të Stefano Piolit dhe mbetet për t’u parë nëse trajneri i ardhshëm i Milanit do të mbështetet tek ai në sezonin 2024/2025.

Origi fiton 4 milionë euro në sezon në “Stadio Meazza” dhe kontrata e tij me gjigantin e Serie A skadon në qershor të vitit 2026.

Vazhdo të lexosh

Sport

Zyrtare: Chelsea e konfirmon të ardhmen e Pochettinos

Publikuar

nga

Përmes një komunikate në faqen e klubit, Chelsea e ka bërë zyrtare se ka arritur marrëveshje të ndërsjellë me trajnerin Mauricio Pochettino për t’i ndarë rrugët në fund të këtij sezoni.

Mauricio Pochettino nuk do të jetë trajneri i Chelseat nga sezoni i ardhshëm 2024/25.

Drejtorët sportiv të klubit, Laurence Stewart dhe Paul Winstanley thanë:

Në emër të gjithëve në Chelsea, ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për Mauricio për shërbimin e tij këtë sezon. Ai do të jetë i mirëpritur të kthehet në Stamford Bridge në çdo kohë dhe ne i urojmë të gjitha më të mirat në karrierën e tij të ardhshme si trajner”.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Ballkani dhe Prishtina luftojnë sot për trofeun e Kupës së Kosovës

Publikuar

nga

Pasi fitoi titullin e kampionit, Ballkani do të synoj që ta pasurojë sezonin edhe me një trofe tjetër. Skuadra e Ilir Dajës do të ballafaqohet me Prishtinën në finalen e Kupës së Kosovës.

Para ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Emanuel Ogbo, ka deklaruar se kjo është një finale që Prishtina duhet të shkojë me synimin e vetëm për ta fituar atë.

Finale për të arritur objektivin që është vendosur nga të gjithë, ekipi dhe klubi. Besoj se është finale që duhet ta fitojmë, sepse Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe nuk mund të ngelë pa e ngritur një trofe në sezon. Është e vetmja rrugë që Prishtina siguron Evropën dhe Prishtina e meriton të jetë në Evropë. Unë jam gjithmonë optimist në çdo betejë, në çdo luftë që futem dua të jem fitimtar. Nesër duam të shohim diçka interesante, të bëjmë mrekullinë, duke besuar në aftësitë tona dhe gjithmonë duke besuar në Hirin e Zotit”, ka thënë Egbo për faqen zyrtare të klubit.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas me fillim nga ora 15:00.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara