Shëndet

Pesë mënyra të habitshme se si ndikon kafeja në sjelljen tonë

Përveç mprehtësisë mendore, kafeja duket se rrit tolerancën ndaj dhimbjes.

Published

on

Të gjithë e dinë që kafeja e gjallëron shpirtin. Sapo kalon në buzët tona, truri ynë e rrit përqendrimin, shikimi ynë bëhet më i mprehtë dhe lodhja largohet. Siç shprehej dikur romancieri francez Honor dë Balzak: “Sapo kafeja bie në stomak ka menjëherë një zhurmë të përgjithshme. Idetë nisin të lëvizin si batalionet e Ushtrisë së Madhe në fushën e betejës”.

Kafeina është kimikati kryesor në pijen e kafesë, një ilaç psikoaktiv që e ndryshon mënyrën se si ndihemi dhe sillemi. Molekulat e kafeinës ngjajnë me molekulat e adenozinës në trupin tonë, të cilat grumbullohen në tru sa më gjatë që të qëndrojmë zgjuar. Dhe meqenëse kafeina duket si adenozina, ajo mund të bllokojë sensorët dhe të manipulojë trurin për të qëndruar zgjuar.

Duke pasur parasysh popullaritetin e saj, shkencëtarët kanë kryer shumë studime mbi kafenë dhe kafeinën, për të dalluar efektin e saj në shëndet dhe sjellje. Ja cilat janë 5 faktet më pak të njohura dhe njëherazi më të papritura që kanë zbuluar.

1. Ju nxit të shpenzoni më shumë

Nëse jeni shumë të dhënë çdo ditë pas kafesë, do të shpenzoni më shumë para gjatë javës. Studiuesit kanë zbuluar se kafeina mund të ndikojë në atë që blini dhe sa shpenzoni. Studiuesit në Universitetin e Floridës Jugore u dhanë të pinin blerësve kafe normale, kafe pa kafeinë ose ujë teksa hynin në një dyqan.

Ata që pinin kafe shpenzuan rreth 50 për qind më shumë para dhe blenë gati 30 për qind më shumë artikuj sesa blerësit që konsumuan një pije pa kafeinë. Për më tepër, konsumatorët e kafesë u shpenzuan më shumë në blerjet impulsive. Edhe studime të tjera konfirmojnë se kafeina mund të ndikojë në vendimmarrjen në lidhje me paratë. Në një studim mbi lojtarët e lojërave të fatit, studiuesit e lidhën konsumimin e kafesë me bastet më të rrezikshme. Këto gjetje tregojnë se kafeina e rrit impulsivitetin.

2. Ju ndihmon të bashkëpunoni

Dihet tashmë se kafeja përmirëson humorin tek njerëzit, dhe studiuesit kanë zbuluar se ekipet që janë konsumatorë të rregullt të kafesë punojnë së bashku më mirë. Një studim i kryer në Universitetin Shtetëror të Ohajos, SHBA, zbuloi se grupet që pinin kafe përpara se të diskutonin një temë të diskutueshme kishin një performancë ekipore më më mirë se ata që pinin kafe pa kafeinë.

Po ashtu, pjesëmarrësit që konsumonin kafeinë, folën më shumë gjatë diskutimit, e kishin më të lehtë të qëndronin brenda temës, dhe deklaruan se do të ishin të gatshëm të punonin sërish me grupin e tyre, në krahasim me ata që nuk konsumuan kafeinë. Studiuesit ia atribuojnë këtë atmosferë të bashkëpunimit rritjes së vigjilencës nga kafeja.

3. Ju bën fizikisht më të fortë

Përveç mprehtësisë mendore, kafeja duket se rrit tolerancën ndaj dhimbjes. Psikologu Burel Gudin nga Universiteti i Alabamës, SHBA, zbuloi se njerëzit që konsumojnë zakonisht produkte me kafeinë mund të përballojnë më mirë streset e pakëndshme fizike.

Kështu, ai vuri re se njerëzit që konsumonin kafeinë, ishin më pak të ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe presionit mekanik. Kjo mund të shpjegojë arsyen pse njerëzit që konsumojnë kafeinë para stërvitjes kanë tendencën të performojnë më mirë. Kafeina është një nga suplementet më të përdorura për të rritur aftësitë atletike në një gamë të gjerë sportesh dhe aktivitetesh.

Hulumtimet e kryera në Universitetin e Granadës në Spanjë, kanë treguar se pirja e një kafeje të fortë gjysmë ore para stërvitjes mund të rrisë shkallën e djegies së yndyrave. Ndërkohë shumë studime sugjerojnë se ata që pinë rregullisht kafe priren të jetojnë më gjatë, duke shfaqur rreziqe më të ulëta për sëmundje të shumta, përfshirë ato kardiovaskulare, diabetin dhe disa lloje kanceri.

Kohët e fundit shkencëtarët zbuluan një veçori mbrojtëse të kafeinës, që vepron brenda qelizave të trupit tonë: rrit funksionin e mitokondrive. Mitokondritë janë të ashtuquajturat “centralet energjike” të qelizës që gjenerojnë energji. Studiuesit zbuluan se kafeina i mbron qelizat kardiovaskulare nga dëmtimi. Studime të tjera pretendojnë se kafeina kundërshton efektet e molekulave pro-inflamatore që grumbullohen në trup me kalimin e moshës.

4. Ka një ndikim të pavetëdijshëm te ne

Efektet gjallëruese të kafesë mund të ndikojnë mbi mendjen dhe sjelljen tonë, edhe pa pirë as një gllënjkë. Një studim i kryer në Universitetin e Torontos, zbuloi se subjektet që ishin të ekspozuar thjesht ndaj sinjaleve të kafesë, pra qoftë edhe para një filxhani kafeje, bëheshin më të vëmendshëm.

Sugjestioni ndaj kafesë prekte më shumë pjesëmarrësit nga kulturat perëndimore, sesa ato ku kafeja është më pak dominuese në shoqëri. Shkencëtarja e sjelljes Adriana Madzharov nga Institutin Stivens për Teknologjinë, drejtoi një studim të ngjashëm. Ajo u kërkoi pjesëmarrësve të zgjidhnin problemet e algjebrës në një dhomë pa aromë ose në një dhomë që mbante erë kafeje.

Ata që punonin me aromën e këndshme të kafesë dolën më mirë. Bazuar në këto gjetje, Madzharov sugjeron që punëdhënësit dhe shitësit “mund të përdorin aroma delikate për të ndihmuar në formimin e përvojës së punonjësve apo banorëve me mjedisin e tyre”.

Një ndikim tjetër i pavetëdijshëm, është mënyra se si njerëzit e preferojnë kafenë e tyre. Një studim i Universitetit të Pensilvanisë, SHBA, zbuloi se liberalët amerikanë kishin pothuajse dy herë më shumë gjasa sesa konservatorët për të pirë kafe. Sondazhet sugjeruan se liberalët mund të jenë më të hapur ndaj globalizimit, ndërsa konservatorët priren të jenë më refuzues ndaj produkteve që i perceptojnë si “të huaja”.

5. Dashuria juaj e madhe për kafenë, mund të jetë e përcaktuara nga gjenet

Ka dy arsye kryesore pse disa njerëz nuk e adhurojnë kafenë: Njëra ka të bëjë me gjuhën dhe tjetra me mëlçinë. Gati 25 për qind e njerëzve janë “super shijues”, pra vuajnë nga gjendja e ndjeshmërisë së shtuar ndaj kimikateve, të cilat i japin shije ushqimit dhe pijeve.

Ndryshimet gjenetike në të ashtuquajturat gjene TAS2R, ndikojnë në konfigurimin e sythave të shijes dhe në mënyrën se si njerëzit i perceptojnë shijet e ndryshme. Ndaj super shijuesve mund t’iu duken të hidhura kimikatet e kafes, siç janë kafeina dhe kinina.

Llojet e tjera të variacioneve gjenetike, nuk mund të kompensojnë hidhësinë e kafesë me sheqer ose krem. Për shembull, CYP1A2 është një gjen që prodhon një enzimë të mëlçisë që zbërthen kafeinën. Njerëzit që kanë një version të këtij gjeni, të caktuar CYP1A2*1F, nuk e përpunojnë aq shpejt kafeinën.

Në praktikë, kjo do të thotë që ilaçi qëndron aktiv në trup për një periudhë më të gjatë kohore, gjë që mund të prodhojë dridhje dhe të përziera. Njerëzit që kanë një metabolizëm të ngadaltë në përpunimin e kafeinës, mund të jenë gjithashtu në rrezik të shtuar për një atak

në zemër dhe hipertension kur konsumojnë kafeinë me tepri. Ashtu si me çdo ilaç, trupi përshtatet dhe krijon një tolerancë, që do të thotë se nevojitet më shumë sasi për të ndjerë efektin./bota.al

Shëndet

Çfarë ndodh në tru kur Alzheimeri na bën t’i harrojmë të dashurit?

Published

on

Shpesh, vështirësia për të njohur njerëzit e afërt — një simptomë karakteristike e sëmundjes së Alzheimerit mund të lidhet me dëmtimin e rrjeteve mbrojtëse që rrethojnë neuronet në tru, sipas një ekipi kërkimor.

Studiuesit theksojnë se disa ilaçe, të cilat aktualisht po testohen për trajtimin e tumoreve dhe artritit, mund të kenë potencialin të rikthejnë këto struktura dhe të ndihmojnë në ruajtjen e kujtesës.

Këto rezultate vijnë nga një eksperiment i realizuar te minjtë nga Universiteti i Virginias dhe Virginia Tech, i publikuar në revistën “Alzheimer’s & Dementia”.

“Zbulimi i ndryshimit strukturor që shpjegon humbjen specifike të kujtesës te pacientët me Alzheimer është emocionues”, tha drejtuesi i studimit, Harald Sontheimer. Ai shtoi se zbulimi paraqet një objektiv të ri me ilaçe premtuese ndikojnë në mekanizmat përkatës.

Kërkuesit kishin treguar se disa zona të trurit janë të rrethuara nga struktura të quajtura rrjete perineuronale, një lloj matrice mbrojtëse që izolon neuronet, duke krijuar një barrierë të rëndësishme për komunikimin nervor dhe formimin e kujtimeve të reja.

Ata dyshuan se dëmtimet në rrjete janë faktor kyç në zhvillimin e Alzheimerit. Eksperimentet e mbështetën këtë, minjtë me rrjete perineuronale të dëmtuara në zonën CA2 të hipokampusit humbën aftësinë për të mbajtur mend minj të tjerë, formë e “kujtesës sociale” — edhe pse e ruajtën aftësinë për të krijuar kujtime të reja për objektet rreth tyre.

Kjo pasqyron situatën tek njerëzit, ku kujtesa sociale shpesh dëmtohet më herët se ajo për objektet.

Studiuesit testuan një grup ilaçesh të quajtura inhibitorë të metaloproteinazave të matricës, që parandalojnë enzimat që degradojnë proteinat e matricës jashtëqelizore, përfshirë ato të rrjeteve perineuronale.

Minjtë që morën këto ilaçe treguan degradim shumë më të vogël të rrjeteve mbrojtëse dhe ruajtën më mirë kujtesën sociale, pavarësisht prania së patologjisë së Alzheimerit.

Sontheimer paralajmëron se duhen studime të mëtejshme për të vlerësuar sigurinë dhe efektivitetin e kësaj qasjeje para se të testohet te njerëzit. Ekspertë të pavarur nënvizojnë se, megjithëse zbulimi është premtues, kalimi nga rezultatet te minjtë në aplikimin klinik te njerëzit kërkon kohë dhe prova të kontrolluara të mirëfillta. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Kafeina kundër migrenës, sa funksionon dhe çfarë duhet të dini?

Published

on

Kafeina, e cila gjendet natyrshëm në kafe, çaj dhe disa medikamente, njihet gjerësisht për efektin e saj stimulues.

Megjithatë, pak njerëz e dinë se ajo mund të ndihmojë edhe në lehtësimin e dhimbjeve të kokës.

Studimet tregojnë se kafeina zvogëlon dhimbjen e kokës duke ngushtuar enët e gjakut në tru duke rritur efektin e analgjezikëve si paracetamoli dhe aspirina. Konsumimi i një sasie të moderuar, 100–150 mg, që i korrespondon një filxhani kafe mund të jetë i dobishëm veçanërisht në dhimbjet e tensionit ose në fazat e para të migrenës.

Kafeina duhet përdorur me kujdes. Marrja e tepërt shkakton dhimbje koke, sidomos si pasojë e varësisë ose e ndërprerjes së papritur.

Për këtë arsye, ekspertët këshillojnë personat që vuajnë nga migrena të vëzhgojnë reagimin e trupit të tyre ndaj kafeinës dhe ta përdorin atë në mënyrë të kontrolluar. Efekti i saj është më i fortë kur kombinohet me qetësues, por gjithmonë nën këshillimin e mjekut ose farmacistit.

Për të parandaluar dhimbjet e kokës, krahas konsumit të kujdesshëm të kafeinës, është e rëndësishme të ruani gjumin, hidratimin dhe një dietë të shëndetshme. Nëse dhimbjet janë të shpeshta, kërkoni patjetër ndihmë mjekësore për trajtim të duhur. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Shëndet

Çfarë e bën lëngun e shegës kaq të shëndetshëm?

Published

on

Lëngu i freskët nuk ka pse të kufizohet vetëm te variantet jeshile apo të pasura me spinaq.

Shega është përdorur si ilaç natyral që nga lashtësia dhe edhe sot po studiohet për përfitimet e saj të shumta shëndetësore.

Ky frut mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit dhe në forcimin e sistemit imunitar.

Më poshtë janë disa nga përfitimet kryesore të shegës:

Antioksidant i fuqishëm

Kokrrat e shegës marrin ngjyrën karakteristike të kuqe nga polifenolët, kimikale që veprojnë si antioksidantë shumë potentë. Lëngu i shegës përmban një sasi më të lartë antioksidantësh se shumica e lëngjeve të tjera të frutave, madje tre herë më shumë se vera e kuqe dhe çaji i gjelbër. Këta antioksidantë mbrojnë qelizat nga dëmtimet dhe reduktojnë inflamacionin.

I pasur me vitaminë C

Një gotë lëng shege siguron mbi 40% të sasisë ditore të rekomanduar të vitaminës C, duke e bërë atë një burim të shkëlqyer të kësaj vitamine të rëndësishme.

Mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit

Lëngu mori vëmendje të madhe pasi një studim tregoi se ngadalëson rritjen e qelizave të kancerit të prostatës. Megjithatë, kërkimet shkencore për këtë përfitim vazhdojnë.

I dobishëm për shëndetin e zemrës

Shega konsiderohet si një nga lëngjet më të mira për zemrën, ndihmon në mbrojtjen e zemrës dhe arterieve, duke kontribuar në qarkullim më të shëndetshëm të gjakut.

Përfitime të tjera

Lëngu përmirëson memorien, i pasur me vitamina të ndryshme dhe ndihmon në uljen e shtypjes së lartë të gjakut. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Arsyet për të ngrënë vezë çdo mëngjes

Published

on

Shumë njerëz mendojnë se tërshëra dhe produkte të ngjashme janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.

Vezët janë një alternativë fantastike, jo vetëm të shijshme, por edhe shumë të dobishme për shëndetin. Ato përmbajnë proteina të larta që ndihmojnë në kontrollin e peshës dhe ju bëjnë të ndiheni të ngopur për më gjatë.

Përfitimet kryesore të vezëve:

1. Ju mbajnë të ngopur më gjatë

Proteina e yndyra që gjenden tek vezët ndihmojnë në ruajtjen e energjisë dhe frenimin e urisë, duke ju mbajtur të ngopur për më shumë orë.

2. Ndihmojnë në humbjen e peshës

Ata që konsumojnë vezë për mëngjes kanë më shumë gjasa të humbin peshë krahasuar me ata që hanë bukë ose ushqime të tjera.

3. Burim i shkëlqyer proteinash

Vezët përmbajnë të gjitha aminoacidet thelbësore, duke i bërë një nga burimet më të mira të proteinave në dietë. Rekomandohet të konsumoni të paktën një vezë në ditë për një regjimi ushqimor të ekuilibruar.

4. Çmimi i tyre i përballueshëm

Krahasuar me burime të tjera proteinash si mishi i kuq, vezët janë më të lira dhe lehtësisht të disponueshme.

5. Nuk dëmtojnë kolesterolin

Edhe pse përmbajnë kolesterol, studimet e fundit tregojnë se konsumi i vezëve nuk e rrit nivelin e kolesterolit në mënyrë të dëmshme.

6. Përmirësojnë funksionin e trurit dhe kujtesën

Vezët përmbajnë kolinë, lëndë ushqyese që mbështet zhvillimin dhe funksionin e trurit, duke përmirësuar kujtesën dhe vigjilencën.

7. Mbrojnë shikimin

Antioksidantët luteinë dhe zeaxanthin që gjenden tek vezët ndihmojnë në mbrojtjen e syve nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet UV dhe mund të ulin rrezikun e kataraktit në pleqëri. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara