Kulturë

Pesë libra për ndërtimin e ekipeve që duhet t’i lexoni në vitin 2022

Një listë librash që duhet t’i lexoni.

Published

on

Udhëheqja dhe ndërtimi i ekipeve çdo herë e më shumë është duke pasur rëndësi në vendet e punës. Këto vende më shumë se asnjëherë janë në drejtim për t’u bërë më shumë vende empatike dhe bashkëpunuese. Prandaj, më poshtë po i rendisim disa libra që ju ndihmojnë të ndërtoni ekipe të forta për ditët e vitit që po vjen. Që nga të kuptuarit më mirë i natyrës njerëzore të ekipeve e deri te nxitja e nivelit të lartë.

“The Human Team: So, You Created A Team But People Showed Up!”, nga Jeanet Wade

Wade e ka kombinuar librin me hulumtime të biznesit dhe të përvojave nga karriera e saj dhe seancat e klientëve të saj ekzekutivë duke treguar se si mund t’u kushtojmë vëmendje nevojave njerëzore duke sqaruar detyrat, duke treguar konsideratë bazë dhe duke frymëzuar besim. Autorja është konsulente dhe trajnere biznesi e cila ka ndarë njohuritë e saj, mbi trajtimin e anëtarëve toksik të ekipit. Qëllimi i saj është të ndihmojë të tjerët në rrugën e drejtimit të ekipeve, jo vetëm në mënyrë efektive, por edhe më me gëzim.

“The Recipe For Empowered Leadership: 25 Ingredients For Creating Value & Empowering Others”, nga Doug Meyer-Cuno

Në fund të të njëzetat e tij, Doug Meyer-Cuno vendosi të braktiste karrierën e tij të lulëzuar për të themeluar kompaninë e tij. Ai do të vazhdonte të rriste Carolina Ingredients nga një operacion me një person në një kompani prodhuese shumëmilionëshe me një bazë klientësh ndërkombëtarë. Ky libër rrëfen mësimet që Doug mësoi gjatë atij udhëtimi, nga përballja me tendencat e tij të mikromenaxherit deri te përqafimi i udhëheqjes si trajner dhe mentor i ekipit të tij. Doug zbulon vlerën që një udhëheqës i fortë, por mirënjohës i shton çdo organizate dhe se si t’i inkorporoni ato parime në praktikën dhe jetën tuaj të lidershipit.

Cuno thotë që nëse nuk krijoni kulturën e kompanisë suaj dikush tjetër do ta bëjë. E njëjta gjë vlen edhe për ekipin tuaj. Të gjithë mund të kenë një recetë të ndryshme për udhëheqje të suksesshme, por ajo e Meyer-Cuno mund të rezonojë, e kategorizuar në pesë kategori kryesore: vizion, vlerë thelbësore të kulturës, autenticitet, transparencë dhe mirënjohje.

“Distributed Teams: The Art and Practice of Working Together While Physically Apart” nga John O’Duinn

Në përshkrimin e librit autori thotë që ky libër është nxjerrë nga mbi 26 vitet që ai ka punuar nëpër organizata, duke i mbledhur gjërat të cilat kanë funksionuar si dhe mësimet nga themeluesit e kompanive, menaxherët e fondeve mbrojtëse, zhvilluesit e softuerëve, shkencëtarët e të dhënave, kontabilistët, botuesit e librave, ekonomistë, organizatorët politikë, rekrutuesit, personeli ushtarak, asistentë ekzekutivë, terapistë dhe teknikë mjekësorë.

Inxhinieri i kompjuterëve John O’Duinn ka udhëhequr ekipe të shpërndara për më shumë se dymbëdhjetë vjet dhe i filtron mësimet e tij më të rëndësishme që i ka nxjerrë.

“How Teams Triumph: Managing By Commitment”, nga Clinton M. Padgett

Duke pasur mbi tridhjetë vjet përvojë në ofrimin e rezultateve të projekteve të optimizuara për disa prej markave kryesore në botë, autori Clinton M. Padgett zbulon formulën sekrete që shumë liderë e lënë jashtë ekuacionit të suksesit të projektit të tyre. Parimet e detajuara në këtë libër i ndihmojnë njerëzit tuaj që ta maksimalizojnë performancën duke e përmirësuar komunikimin.

Clint Padgett, president dhe CEO i Project Success, ka ndarë mençurinë e tij në lidhje me menaxhimin e ekipeve në mjedisin e ri hibrid të punës. Ana e njerëzve të menaxhimit të projektit është po aq e rëndësishme për suksesin sa edhe aspektet teknike, argumenton Padgett. Ai ndan sekretin për mbylljen e hendekut midis ekspertizës teknike që kërkohet për të hartuar një projekt dhe aftësive më të buta të nevojshme për t’i bërë njerëzit të përkushtohen në ekzekutim.

“Team of Teams: New Rules of Engagement for a Complex World”, nga Stanley McChrystal, Tantum Collins, David Silverman dhe Chris Fussell

“Team of Teams”, McChrystal përshkruan se si ai e transformoi task-forcën burokratike të ngadaltë në një rrjet të shkathët, të adaptueshëm ekipesh të bashkuar nga një ‘vetëdije e përbashkët’, besimi dhe vendimmarrja e decentralizuara. Këto janë mësime për të gjitha llojet e organizatave që luftojnë më sfida dhe mjedise jokonvencionale. McChrystal dhe bashkautorët e tij ndajnë vlerën e kombinimit të shkathtësisë, përshtatshmërisë dhe kohezionit të një ekipi të vogël me fuqinë dhe burimet e një organizate më të madhe për efekt të madh.

Lajmet

Kosova zë vendin e parë në rajon për edukimin joformal në Çmimin e Vullnetarizmit Edukativ

Published

on

Kosova ka zënë vendin e parë në kategorinë e edukimit joformal në kuadër të Çmimit Rajonal për Vullnetarizmin Edukativ, në mesin e nëntë shteteve pjesëmarrëse.

Çmimi iu nda Klubit të Super-Vullnetarëve “Dituria”, nga shkolla “Dëshmorët e Kombit” në Suharekë, për kontributin në promovimin e vullnetarizmit dhe edukimit joformal.

Vlerësimi u bë gjatë ditës së dytë të Konferencës Ndërkombëtare, të organizuar nga TOKA, Instituti i Psikologjisë, Universiteti i Prishtinës dhe New Horizons Foundation. Konferenca mblodhi përfaqësues institucionalë, organizata dhe profesionistë nga Kosova dhe rajoni, me fokus promovimin e vullnetarizmit, edukimit joformal dhe mirëqenies së të rinjve.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe zëvendësministri i Sportit dhe Rinisë, Sejnur Veshall, zëvendësudhëheqësi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Alexis Hupin, ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Lirim Daci, si dhe drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Habit Hajredini.

Gjatë ceremonisë u ndanë edhe Çmimet Rajonale për Shëndetin Mendor, me të cilat u vlerësuan nismat që kontribuojnë në mirëqenien dhe mbështetjen e të rinjve.

Ndërkaq, zëvendësministri Veshall ndau edhe Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 në kategorinë e rinisë. Për punën dhe ndikimin e tyre përmes angazhimit vullnetar u vlerësuan Hekuran Mustafa, Ernest Dula dhe Mjalta Lezi.

Ky vlerësim nënvizon kontributin e të rinjve nga Kosova në promovimin e solidaritetit, aktivizmit dhe përgjegjësisë shoqërore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Rikthim në traditë” sjell në Prishtinë fotografi historike të veshjeve popullore shqiptare

Published

on

Ekspozita “Rikthim në traditë – Veshjet popullore të shqiptarëve” është hapur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare Kosovë–Shqipëri.

Ekspozita është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, ku janë prezantuar fotografi historike nga fondet arkivore të të dy institucioneve.

Përmes këtyre fotografive, publiku pati mundësinë të shohë larminë dhe veçantinë e veshjeve tradicionale shqiptare, si dhe të njihet me aspekte të jetës së përditshme dhe figura të njohura të historisë, artit e kulturës shqiptare.

Përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, dr. Denald Prifti, vlerësoi kontributin e fotografëve të hershëm shqiptarë, përfshirë edhe fotografët e familjes Marubi, për dokumentimin e kësaj pasurie të trashëgimisë kombëtare.

Ai theksoi rëndësinë e fotografive historike në ruajtjen dhe përcjelljen e traditës te brezat e rinj, si dhe vlerën e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Ndërkaq, zëvendësdrejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Mehmed Xhemajli, i cilësoi veshjet popullore si një nga shprehjet më të pasura të trashëgimisë kulturore shqiptare, duke veçuar xhubletën si dëshmi të rrallë të mjeshtërisë tradicionale.

Ekspozita synon të kontribuojë në ruajtjen, promovimin dhe përcjelljen e vlerave të përbashkëta të trashëgimisë kulturore shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Biblioteka e UBT-së pasurohet me romane dhe novela nga Ambasada Italiane

Published

on

By

Biblioteka e UBT-së në kampusin universitar është pasuruar me një donacion të ri nga Ambasada Italiane, i cili përfshin romane, novela dhe DVD.

Materialet e dhuruara do të jenë në dispozicion të studentëve të fakulteteve të UBT-së, si dhe të nxënësve të shkollave të mesme, duke u ofruar atyre mundësi shtesë për lexim, mësim dhe njohje me kulturën italiane.

Me këtë rast, rektori i UBT-së ka pritur ambasadorin italian dhe përfaqësuesit e Ambasadës Italiane në ambientet e kampusit. Gjatë takimit është bashkëbiseduar rreth donacionit dhe rëndësisë së pasurimit të fondit bibliotekar me materiale të reja edukative dhe kulturore.

Ky donacion kontribuon në promovimin e leximit, edukimit dhe shkëmbimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Italisë, duke krijuar më shumë mundësi për studentët dhe gjeneratat e reja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

“Familja moderne” rikthehet në RTK, kësaj radhe në formatin HD

Published

on

By

Seriali humoristik “Familja moderne”, një ndër prodhimet më të ndjekura të publikut në Kosovë, rikthehet në ekranin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) me cilësi të lartë të figurës, në formatin HD. Njoftimi u dha nga televizioni publik përmes rrjeteve sociale, duke ftuar shikuesit të rijetojnë momentet komike që kanë shoqëruar breza të tërë.
Për vite me radhë, seriali mblodhi familjet para ekranit me batutat, personazhet e veçantë dhe situatat e përditshme që mbeten të paharrueshme në historinë televizive vendore. Rikthimi i tij pritet të sjellë nostalgji për shikuesit e hershëm, por edhe t’u japë mundësi brezave të rinj ta zbulojnë për herë të parë.
“Ju mungonte? Edhe neve. ‘Familja moderne’ kthehet në RTK, tani në HD. Të njëjtat qeshje, më shumë pikselë”, thuhet në njoftimin e RTK-së. Sipas televizionit publik, transmetimi do të nisë çdo të diel nga ora 20:05. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara