Ti ndan zemrën me të dashurin/ën tënd dhe në disa raste ndan shtratin, madje edhe qenin, por përtej këtyre gjërave që ju bëjnë të lumtur kur i ndani me të, ekziston një zonë tjetër. Ajo e privatësisë, që ju përket vetëm ju dhe askujt tjetër. Për të dalë menjëherë në temë, ka një listë me gjëra që do të ishte më mirë t’i mbanit për vete. Vetëm për vete.
1.Hapësirën dhe zakonet e tualetit
Ka çifte që janë të lumtur kur i lajnë dhëmbët bashkë në të njëjtën kohë, ka që bisedojnë ndërkohë që njëri po lahet dhe tjetri është ulur, ashtu siç ka të tjerë që janë rritur me kulturën e privatësisë absolute gjatë kohës që janë në tualet. Është e rëndësishme ta diskutoni me partnerin dhe nëse s’ndiheni mirë, mos lejoni kurrsesi të ndani një moment si ky.
2. Prehëset e thonjve
I dashuri yt mund të bëjë pjesë tek njerëzit që nuk i pastron thonjtë rregullisht, kështu që pse të marrësh mikrobe të tjera? Nëse nuk e dini, përmes thonjve merren infeksione të rënda bakteriale.
3. Miqtë dhe jetën sociale
Të keni miqësi të përbashkët është interesante, por është shumë e rëndësishme që secili të kalojë kohë me shokët/shoqet e tij/saj. Jeta sociale është e juaja dhe s’ka pse ndryshon apo t’ju bëjë të ndiheni në faj vetëm se tani keni dikë në krahë.
4.Antidjerësa
Në asnjë rast të vetëm. Mos e mendoni dy herë. Shpirti yt binjak duhet ta dijë mirë këtë.
5. Furçat e dhëmbëve
Ndonëse teorikisht, do thoni që “ndërhyni” nëpër gojën dhe dhëmbët e njëri tjetrit, furçet ju përkasin vetëm ju. Sado shumë ta doni partnerin tuaj, mos përdorni furçen e tij/saj. Kursejini vetes ca mikrobe.
Thuhet se të paktën një herë në vit duhet të vizitosh një vend ku nuk ke qenë më parë.
Çdo udhëtim ka potencialin të jetë unik dhe të ndryshëm nga i tjetri. Ja disa nga mësimet jetësore që mund të nxirren nga udhëtimet:
Zgjerimi i dijes dhe kuriozitetit
Udhëtimet na mësojnë gjëra të reja dhe zgjojnë brenda nesh shpirtin kërkues. Studimet tregojnë se të rinjtë që studiojnë jashtë vendit janë më të informuar dhe më të hapur ndaj ideve të reja sesa ata që mbeten në vendin e tyre.
Rritja e besimit tek njerëzit
Eksperimentet dhe kërkimet kanë treguar se udhëtimet shtojnë besimin tek njerëzimi. Të takosh njerëz nga kultura të ndryshme dhe të dëgjosh historitë e tyre, shpesh të ndryshme nga të tuat, të bind se çdo njeri ka një anë të mirë që mund të ndikojë pozitivisht tek të tjerët.
Nxitja e kreativitetit
Njohja me kultura të reja dhe përballja me mënyra të ndryshme jetese stimulon imagjinatën dhe kreativitetin. Studimet e “Academy of Management Journal” tregojnë se ata që punojnë ose studiojnë jashtë vendit kanë një kreativitet më të zhvilluar, duke krahasuar dhe përzgjedhur më të mirën nga kultura e tyre dhe ajo që vizitojnë.
Rritja e lumturisë dhe empatisë
Psikologët kanë zbuluar se njerëzit që udhëtojnë janë më të lumtur dhe më të hapur ndaj të tjerëve. Ato mësojnë të dëgjojnë me durim dhe të kuptojnë perspektiva të ndryshme, duke u bërë më empatikë dhe të ndjeshëm ndaj botës që i rrethon.
Udhëtimet fillimisht të lënë pa fjalë, por me kalimin e kohës ato të transformojnë në rrëfyes, duke të dhënë histori, mësime dhe përvoja që mbeten përjetësisht. /A.Z/UBT News/
Violinisti i njohur ndërkombëtarisht, Giuseppe Gibboni, fitues i çmimit Paganini, performoi mbrëmjen e së enjtes në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, duke përdorur violinën e tij të vitit 1734, një Stradivari të rrallë.
Gibboni magjepsi publikun duke interpretuar krijime të Rimskij Korsakov, Paganini, Rachmaninov dhe Stravinskij, duke ofruar një eksperiencë të paharrueshme muzikore në skenën e TKOB.
Ky koncert në Tiranë erdhi pak pas pjesëmarrjes së tij në dy koncerte me Orkestrën Filarmonike të Teatrit “La Scala” të Milanos.
Në kryeqytet, ai interpretoi nën shoqërimin e Orkestrës Simfonike të TKOBAP-së, në bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura, të udhëhequr nga dirigjenti i njohur Sergio Alapont.
Giuseppe Gibboni konsiderohet një nga violinistët më të jashtëzakonshëm të brezit të tij, i njohur për teknikën brilante, ndjeshmërinë interpretuese dhe pjekurinë artistike, karakteristika të rralla për moshën e tij. /A.Z/UBT News/
Një nderim i veçantë i është bërë shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare në zemër të Parisit.
Këshilli Bashkiak ka votuar unanimisht për vendosjen e një pllaka përkujtimore me emrin e tij në adresën “63 boulevard Saint-Michel”, vendi ku Kadare dhe familja e tij jetuan për shumë vite, dhe ku autori krijoi disa prej faqeve më të rëndësishme të letërsisë moderne shqipe.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Shqipërisë në Francë, e cila e ka cilësuar këtë vendim si një homazh të gjallë dhe prekës ndaj kolosit të letrave shqipe dhe, nëpërmjet tij, ndaj Shqipërisë dhe kulturës shqiptare.
“Faleminderit Parisit, faleminderit Francës”, – është shprehur Ministria, duke e vlerësuar këtë si një gjest mirënjohjeje dhe respekti për kontributin e Kadaresë në letërsinë botërore.
Parisi, qyteti ku Kadare zgjodhi të jetonte për dekada, ka qenë gjithmonë një hapësirë frymëzimi për krijimtarinë e tij – një vend ku fjala shqipe u bë universale përmes artit të tij.
Ky homazh i ri e vendos përjetësisht emrin e Ismail Kadaresë në rrugët e kryeqytetit francez, si simbol i miqësisë kulturore franko-shqiptare dhe i trashëgimisë së përbashkët letrare që ai la pas. /A.Z/UBT News/
Autori hungarez László Krasznahorkai është shpallur fitues i Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2025 për veprën e tij “të fuqishme dhe vizionare që, në mes të tmerrit apokaliptik, riafirmon fuqinë e artit”.
Akademia Suedeze e nderoi atë për “veprën e tij të fuqishme dhe vizionare që, në mes të tmerrit apokaliptik, riafirmon fuqinë e artit”.
Krasznahorkai ka bashkëpunuar ngushtë me regjisorin Béla Tarr për adaptimin e disa veprave të tij në film.
Një shembull i njohur është adaptimi i “Satantango” në një film të gjatë që ka marrë vlerësime të larta nga kritika.
Me këtë çmim, Krasznahorkai bëhet autori i dytë hungarez që fiton Çmimin Nobel në Letërsi, pas Imre Kertész, i cili e mori këtë çmim në vitin 2002 AP News.