Shëndet
Pesë gjërat që nuk duhet t’ia fshihni kurrë mjekut tuaj
Nëse nuk tregoheni plotësisht të sinqertë, atëhere as mjekët nuk mund të bëjnë punën e tyre.
Published
3 years agoon
By
UBT newsNëse ka një vend që duhet të tregoheni plotësisht të sinqertë edhe për detajet e jetës tuaj personale, ajo është zyra e mjekut.
Nëse nuk tregoheni plotësisht të sinqertë, atëhere as mjekët nuk mund të bëjnë punën e tyre dhe t’ju trajtojnë siç duhet.
Një pjesë e madhe e vizitave shëndetësore mund të kërkojnë ekspozimin e pjesëve të trupit.
Ndaj shumë njerëz mund të hezitojnë të ndajnë simptomat dhe shenjat e tyre me mjekun.
Por e vërteta është se ata janë mësuar me këto biseda dhe pyesin për një qëllim, i cili është diagnostikimi i duhur dhe trajtimi i shqetësimit tuaj.
AgroWeb.org ju njeh më poshtë me pesë gjëra që nuk duhet t’i fshihni kurrë mjekut tuaj dhe pse.
Tregojini mjekut problemet që mund të keni me fshikëzën e urinës ose aparatin tretës
Vështirësia në defekim ose urinim, dhimbja në bark, kapsllëku dhe aciditeti mund të jenë jashtëzakonisht shqetësuese.
Ato mund të tregojnë një sëmundje serioze si p.sh. infeksione të veshkave, tumore të zorrëve, etj.
Zbulimi i tyre do të ndihmonte në gjetjen e zgjidhjeve të duhura për ju.
Flisni me mjekun nëse shëndeti i organeve riprodhuese ju shqetëson
Sado e turpshme që mund të duket, këto probleme janë të zakonshme.
Infeksionet seksualisht të transmetueshme, ciklet e çrregullta ose të dhimbshme janë disa nga shembujt më të zakonshëm.
Tregoni për mënyrën sesi ushqeheni
Ushqimi është ilaç dhe shumë nga problemet tona janë për shkak të një regjimi ushqimor të pashëndetshëm, orareve të parregullta të të ngrënit, dietat ekstreme etj.
T’i tregoni mjekut tuaj rreth mënyrës se si ushqeheni, jo vetëm që mund të ndihmojë në gjetjen e shkaqeve të sëmundjeve, por gjithashtu të ndihmojë në planifikimin e mjekimit ose terapisë që ju nevojitet.
Ndonjëherë mund t’ju kërkohet të shmangni disa ushqime ose shtoni përmbajtje të tjera në vaktet tuaja si p.sh. fruta dhe perime.
Medikamentet që merrni
Ndoshta përdorimi i ilaçeve pa recetë nuk është gjajë e parë që i tregoni mjekut tuaj.
Edhe pse ofrojnë një përfitim të madh për shëndetin, kur këto mjekime nuk arrijnë t’ju ndihmojnë më, këshilla e mjekut është ajo që do ju vlente më tepër.
Mjeku do të mund t’ju ndihmojë duke iu sugjeruar një medikamet tjetër apo një kombinim më efektiv.
Gjithashtu mund të hedhë dritë edhe mbi ndonjë shkak të fshehur rreth mosfunksionimit të ilaçit.
Suplementet dhe mënyra e jetesës
Megjithëse shumë njerëz përdorin suplemente të ndryshme, shumica nuk janë efektive. Në fakt, shumë prej tyre mund të shkaktojnë efekte anësore serioze.
Ky është informacioni kyç që duhet ndarë me mjekun tuaj. Sepse mund të ndodhë që suplementi që konsumoni rregullisht të jetë shkaku i problemit tuaj.
E njëjta gjë vlen edhe për sa i përket stilit të jetesës. Konsumi i alkoolit ose duhanit, aktiviteti fizik, zakonet e gjumit, si dhe gjendja juaj psikologjike, duhet të ndahen me mjekun. /AgroWeb.org
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
11 hours agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
1 day agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
1 day agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?
Published
1 day agoon
December 15, 2025By
UBT News
Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.
Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.
Si ta matni saktë?
Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.
Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.
Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.
Çfarë tregon pulsi?
Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.
Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.
Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.
Këshilla për puls të shëndetshëm
Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).
Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).
Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.
Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.
Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/
Dronët vranë mbi 100 civilë në Sudan gjatë dhjetorit
Ditë e natë në terren, forcat e NATO-s dërgojnë mesazh stabiliteti
Nesër samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Rama niset drejt Brukselit
Spiropali në Greqi, rihapet dialogu për kufirin detar
Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht
Dyshohet abuzim i të miturit në Ferizaj përmes rrjeteve sociale
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Shqiptarët në jug të Serbisë: Fshirje nga adresat e banimit, mosnjohje e diplomave dhe gjuhë urrejtjeje
Gjysma e makinave të Ford do të jenë elektrike ose hibride deri në 2030
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
