Lajmet

Pesë fiset e Kosovës dhe legjendat e epiteteve të tyre

Published

on

Cilat janë fiset e Kosovës që janë ndër më të njohurit e përhapurit? Një fjalë e urtë popullore thotë: “Menja e Gashit, syni i Krasniqës, inati i Berishës, trimnia e Kelmendit, gjarpnia e Thaçit”. Për çfarë bëhet fjalë ekzaktësisht? 

Në të vëretetë po flasim për fiset shqiptare. Nisur nga libri “Mbiemrat e shqiptarëve të Kosovës – prejardhja dhe shpërndarja rajonale” shkruar nga Ali Caka dhe libri “Fiset Shqiptare” shkruar nga Robert Elsie, po ju sjellim zbërthimin e kësaj fjale të urtë. 

Shqiptarët siç mund edhe ta dini janë organizuar gjithmonë në fise dhe në po atë mënyrë kanë ndërtuar dhe emërtuar edhe tokat e tyre. 

Fiset e mësipërme janë edhe fiset kryesore që u shtrinë nga skaji i veriut të Shqipërisë dhe më vonë u zgjeruan në të gjithë Kosovën. Ndaj, sot në këtë artikull do t’ju sjellim fiset kryesore të Kosovës, shpjegimin e epiteteve të tyre dhe në artikullin e radhës disa nga fiset shqiptare.

1. Menja e Gashit

Gashi është një mbiemër shumë i përhapur, veçanërisht në Kosovë, ku ka vendbanime të gashëve në Prishtinë dhe rreth e rrotull Prishtinës (veçanërisht në Mramor), rreth Gjilanit, Klinës dhe Ferizajt. Megjithëse, mendohet se Gashi ka qenë fisi i parë në rajonin e Tropojës, para ardhjes së fisit Krasniq. Fisi Gashi, konsiderohet si një fis i mençur dhe i urtë. Shpesh ftoheshin në tryeza për të zgjidhur probleme e mosmarrëveshje me urtësinë e tyre.

2. Syni i Krasniqës

Ashtu si fisi i Gashit edhe fisi i Krasniqës e ka prejardhjen në qarkun e Tropojës në verilindje të Shqipërisë. Sipas referencave thuhet se fisi i Krasniqës ka prejardhjen prej Bosnjës. Stërgjyshi i fisit të Krasniqës ishte Kolë Mekshi, prej të cilit u formua edhe dega e Krasniqës. Fisi i Krasniqës është i njohur si fis malësorësh dhe shquhet për syçeltësi. Të kthjellët dhe të shkathët në tregti ata kanë zotëruar tregun kryesor në Gjakovë.

3. Inati i Berishës

Rajoni i fisit të Berishës ndodhet në jug të lumit Drin, në qarkun e sotshëm të Pukës. Në fakt mbiemri Berisha është regjistruar si Berisa më 1691, në hartën e hartografit venedikas, Francesko Maria Koronelli. Berisha është mbiemër shumë i njohur, vecanërisht në Kosovë. Në mesin e fiseve malësore, fisit Berisha i ka dalë nami për inatin dhe mërinë që mban. Sipas një legjende, Skëndërbeu mallkoi Berishën e Muhurrit kur mori vesh se po bashkëpunonte me turqit dhe ndryshoi nga feja e krishtertë në atë muslimane. 

4. Gjarpnia e Thaçit

Edhe fisi i Thaçit i përket qarkut të Pukës, në anën jugore të Lumit të Drinit, në Shqipërinë e Veriut. Thaçi ka qenë fis katolik ashtu si fiset e tjera që u përmendën më sipër. Me prejardhje nga fisi i Thaçit është fisi i Vokshit, i cili u vendos në Kosovë. Fisi i Thaçit njihet për veçoritë e dinakërisë dhe dredhisë.

5. Trimnia e Kelmendit

Rajoni i fisit të Kelmendit gjendet në rrethin e sotshëm të Malësisë së Madhe, në pjesën veriore dhe më të izoluar të Shqipërisë. Kelmendi i cili është edhe emër i zakonshëm familjar, veçanërisht në Kosovë, lidhet me emrin e Shën Klementit në saj të ndikimit të kishës Katolike. Shkrimtari venedikas, Marino Bolica, raportonte se ky fis përbëhej nga burra të armatosur deri në dhëmbë, burra të paepur, të rreptë, trima dhe grabitqarë të mëdhenj./duacom

Lajmet

Studentët e Psikologjisë në UBT realizojnë aktivitete ndërgjegjësuese për shëndetin emocional në “Akademia Elite”

Published

on

By

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për ndikim social dhe edukativ, Fakulteti i Psikologjisë në UBT ka realizuar një vizitë në institucionin “Akademia Elite”.

Nën udhëheqjen e Prof. Violeta Zefit, studentët e vitit të tretë patën mundësinë të takojnë drejtueset e akademisë dhe të bashkëbisedojnë mbi praktikat më të mira të mbështetjes psikologjike për fëmijët.

Pjesa qendrore e kësaj vizite u fokusua në zhvillimin e një sërë aktiviteteve interaktive me fëmijët, të cilat u dizajnuan posaçërisht për t’i njohur ata me botën e emocioneve dhe rolin vendimtar që luan inteligjenca emocionale në shëndetin dhe mirëqenien e tyre të përgjithshme.

Përmes lojërave edukative dhe teknikave të thjeshta shpjeguese, studentët ndihmuan fëmijët të identifikojnë dhe të shprehin ndjenjat e tyre, duke krijuar një mjedis ku mirëqenia psikologjike trajtohet si prioritet që në moshë të hershme.

Kjo nismë nuk shërbeu vetëm si një urë lidhëse mes teorisë akademike dhe praktikës në terren për studentët, por u vlerësua edhe si një kontribut i çmuar për komunitetin.

Angazhime të tilla konfirmojnë misionin e UBT-së për të përgatitur profesionistë të ndjeshëm ndaj nevojave sociale, duke ofruar ekspertizën e tyre në shërbim të institucioneve edukative dhe shëndetit mendor të gjeneratave të reja.

Continue Reading

Lajmet

Profesoresha Violeta Zefi dhe studentja Zhaneta Shatri publikojnë studimin shkencor në revistën prestigjioze “International Journal of Educational Reform”

Published

on

By

Profesoresha Violeta Zefi nga Fakulteti i Psikologjisë në UBT ka publikuar artikullin e saj më të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “International Journal of Educational Reform”, e cila botohet nga platforma prestigjioze Sage Journals.

Bashkautore në këtë punim është edhe studentja e vitit të tretë, Zhaneta Shatri, duke dëshmuar suksesin e metodologjisë së mësimdhënies së orientuar kah hulumtimi që aplikohet në UBT.

Ky artikull trajton rëndësinë e perspektivës së prindërve në rastet e fëmijëve me vështirësi specifike në të nxënë, duke vënë në pah se si qëndrimet e tyre ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin akademik dhe emocional të fëmijëve.

Përmes intervistave të thelluara me 53 prindër, studimi ka zbuluar se mungesa e informacionit shpesh krijon pasiguri në identifikimin e hershëm të sfidave me të cilat përballen fëmijët.

Si rrjedhojë, punimi thekson nevojën urgjente për krijimin e sistemeve më të forta mbështetëse, si programet edukative të përshtatura, udhëzimet profesionale dhe qasjen në shërbime psikologjike.

Ky publikim përbën një kontribut të rëndësishëm për fushën e psikologjisë dhe edukimit, duke shërbyer si një udhërrëfyes për politika më të avancuara në përkrahjen e mirëqenies së fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Artikullin mund ta lexoni këtu: https://journals.sagepub.com/doi/abs/10.1177/10567879261436425

 

Foto: Violeta Zefi

 

Foto: Zhaneta Shatri

 

 

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi zgjedh dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot dy anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) me një mandat pesëvjeçar.

Pas procesit të votimit, u bë e ditur se anëtarët e përzgjedhur janë Bashkim Hyseni dhe Ivana Milenkoviq, të cilët do të jenë pjesë e këtij organi të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë.

Ndërkohë, për sa i përket pozitës së një përfaqësuesi nga komuniteti serb, Kuvendi njoftoi se procesi do të rikthehet në pikën zero pasi asnjë kandidat nuk mori votat e mjaftueshme. Si rrjedhojë, për këtë pozitë do të shpallet së shpejti një konkurs i ri për të plotësuar vendin e mbetur vakant.

Continue Reading

Lajmet

Profesori nga Holanda ligjëron në UBT për vlerësimin e pasurive të paluajtshme

Published

on

By

Në kuadër të lëndës “Vlerësimi i Paluajtshmërive 1”, të ligjëruar nga Prof. Dr. Visar Hoxha, në Fakultetin Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë në UBT, studentët patën mundësinë të ndjekin një ligjëratë të veçantë nga Jan Veuger real estate professor, profesor i Real Estate në Hanze University of Applied Sciences Groningen Netherlands dhe ekspert ndërkombëtar në vlerësimin e pasurive të paluajtshme, si dhe Fellow i Royal Institution of Chartered Surveyors RICS.

Gjatë ligjëratës, ai trajtoi në mënyrë praktike qasjet kryesore të vlerësimit, përfshirë Sales Comparison Approach dhe Hedonic Pricing Model, duke analizuar faktorët që ndikojnë në çmimet e pronave rezidenciale dhe komerciale në Holandë.

Ligjërata solli një kombinim të rëndësishëm të teorisë me praktikën reale të tregut, duke u ofruar studentëve një perspektivë ndërkombëtare mbi zhvillimet bashkëkohore në fushën e pasurive të paluajtshme.

Continue Reading

Të kërkuara