Lajmet

Pesë filmat më të mirë të Marilyn Monroe

Njëri nga ta është “Gentlemen Prefer Blondes”.

Published

on

“Blonde” e Andrew Dominik me Ana De Armas në rolin e Monroe, u shfaq premierë në Festivalin e 79-të Ndërkombëtar të Filmit të Venecias më 8 shtator. Kasti përfshin gjithashtu aktorë të njohur të Hollivudit si Adrien Brody, Bobby Cannavale, Xavier Samuel dhe Julianne Nicholson.

Marilyn Monroe ishte një ikonë e Hollivudit që sundoi industrinë e filmit për më shumë se dy dekada.

Këtu janë pesë klasikët amerikanë që cilësohen si filmat më të mirë të Monroe:

  1. Gentlemen Prefer Blondes

Vështirë të gjendet dyshe më tërheqëse se Monroe dhe Jane Russell në adaptimin Howard Hawks të klasikes Broadway të Anita Loos. Komploti i “Gentlemen Prefer Blondes” sillet rreth dy vajzave të shfaqjes që nisen për në Paris, ku Monroe do të martohet me një milioner të ri (Tommy Noonan).

Rrugës, ata hasin një hetues privat (Elliott Reid) i cili është punësuar për të zbuluar nëse Monroe është thjesht një tjetër vajzë “që ndjek paratë”. Ndërkohë, Russell ka një lidhje me një shitëse diamantesh super të pasur (Charles Coburn). Monroe është poashtu e njohur për këngën e saj, “Diamonds Are a Girl’s Best Friend”, ku ajo shpjegon pse, sipas saj, është thelbësore të gjesh një burrë të pasur!

  1. The Misfits

“The Misfit” është një film i shkruar nga bashkëshorti i atëhershëm i Monroe, Arthur Miller. Historia sillet rreth një të gruaje të divorcuar, e mrekullueshme (Monroe) e cila bie në dashuri me një kauboj të vjetër (Gable) i cili, me bashkëpunëtorët e tij (Clift dhe Eli Wallach), bluan kuajt “të papërshtatshëm” në ushqim për qentë.

Filmi ishte një dështim në atë kohë, por që atëherë i është dhënë një jetë e dytë si një kryevepër e vogël, kryesisht falë historisë së tij tragjike.

Monroe portretizohet si një grua e lënduar emocionalisht që kërkon ngushëllim në shoqërinë e njerëzve të tjerë shumë të trazuar. Është e vështirë të shikohet ky film duke pasur parasysh historinë e saj të jetës, e cila mund t’i ketë dhënë frymëzim për performancën.

  1. Some Like It Hot

Billy Wilder ka ekzekutuar premisën e filmit me humor, sensualitet dhe elegancë. Jack Lemmon dhe Tony Curtis luajnë dy muzikantë të Çikagos, të cilët duhet të ikin pasi vunë re një goditje nga turma. Të dëshpëruar për të mos tërhequr vëmendjen te vetja, ata vishen dhe i bashkohen një grupi femrash të udhëhequra nga e bukura Sugar Kane (Monroe).

Ndërsa Curtis përpiqet të joshë Monroe duke luajtur një imitues të Cary Grant, Lemmon ndiqet nga një beqar i pasur (Joe E. Brown), duke rezultuar në një nga linjat finale më të mira të të gjitha kohërave. “Epo, askush nuk është i përsosur” thotë Brown kur zbulon se e dashura e tij, është në të vërtetë një burrë.

  1. The Seven Year Itch

The Seven Year Itch, me regji të Billy Wilder, i dha Monroes imazhin që do ta përcaktonte atë më së miri: ndërsa një metro kalon nën tokë, një shpërthim nga porta e trotuarit i fryn fustanit e bardhë lart, duke u krijuar kështu në një simbol tejet atraktiv për epokën.

Filmi është një version i censuruar i shfaqjes hit të George Axelrod, kur një bashkëshort besnik (Tom Ewell), fillon të endet drejt fqinjes së tij jashtëzakonisht të bukur në katin e sipërm (Monroe) kur gruaja dhe fëmijët e tij janë larg.

  1. Bus Stop

Me regji të Joshua Logan, “Bus Stop” ka Marilyn Monroe si një këngëtare që tërheq vëmendjen e një aktori naiv (Don Murray). Ai përpiqet ta joshë dhe madje e detyron të martohet me të dhe të shkojë në fermën e tij në Montana. Në film, Monroe tregon se ishte më shumë se vetëm një grua e bukur në një rol. Ajo gjithashtu fitoi një nominim për Golden Globe për aktoren më të mirë të komedisë/muzikës./UBTNews/

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Aktualitet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

lajme

“Jo në emrin tim” para Ministrisë së Drejtësisë “Voto Ligjin”, kërkohet miratimi i ligjit për mbrojtjen e UÇK-së

Published

on

By

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” kanë zhvilluar sot një aksion simbolik para Ministrisë së Drejtësisë, ku kanë vendosur një baner me mbishkrimin “Voto Ligjin”, duke kërkuar procedimin dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e UÇK-së.

Aktivisti Rron Kafegjolli deklaroi se qytetarët prej 17 ditësh po kërkojnë miratimin e këtij ligji, duke e cilësuar vonesën si të papranueshme.

Sipas Kafegjollit, bazuar në deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, ligji po mbahet i bllokuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Financave.

“Ky nuk është një udhëzim çfarëdo që mund ta kaloni lart e poshtë nëpër zyra. Sepse bëhet fjalë për ligjin që mbron të vërtetën e UÇK-së dhe ne nuk do të lejojmë zvarritjen e tij”, u shpreh ai.

Kafegjolli kritikoi ministren Donika Gërvalla dhe ministrin Hekuran Murati, duke kërkuar nga institucionet që të veprojnë në përputhje me kërkesat e qytetarëve.

“Institucionet e këtij shteti nuk mund të mbeten peng i inateve apo bindjeve personale të ministres Gërvalla dhe ministrit Murati. Shteti nuk është pronë private e dikujt”, tha Kafegjolli.

Duke iu referuar afatit për zgjedhjen e presidentit, i cili skadon më 6 tetor, ai i bëri thirrje Qeverisë që të mos e zvarrisë më tej procesin e miratimit të ligjit.

“Qeveria duhet ta dijë se rinia po ju vëzhgon dhe 6 tetori po afron me shpejtësi. Mos e provokoni durimin tonë”, deklaroi ai.

Kafegjolli e përmbylli fjalimin duke i bërë thirrje Qeverisë që ta dëgjojë zërin e protestuesve dhe të veprojë lidhur me kërkesën për miratimin e ligjit.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim në UBT: Formimi profesional për liderët e së ardhmes

Published

on

By

Në një epokë ku media dhe komunikimi po transformohen me ritme të shpejta, profesionistët e së ardhmes kanë nevojë për njohuri të avancuara, mendim kritik dhe aftësi praktike.

Pikërisht për këtë, UBT ofron programin Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim, të konceptuar për të përgatitur profesionistë të aftë për të udhëhequr në sektorin e medias, komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun.

Programi Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim ndërthur në mënyrë strategjike shkencat sociale, teknologjinë e informacionit, gazetarinë, Marrëdhëniet me Publikun (PR) dhe krijimin e përmbajtjes digjitale.

Përmes kombinimit të njohurive teorike me përvojën praktike dhe hulumtimin shkencor, studentët zhvillojnë kompetenca të avancuara për t’u përballur me kërkesat e tregut modern të punës, si në Kosovë ashtu edhe në tregun global.

Një rëndësi e veçantë i kushtohet etikës profesionale, mendimit kritik dhe aftësisë për të analizuar, interpretuar dhe menaxhuar komunikimin dhe imazhin e institucioneve dhe organizatave.

Kjo e bën programin një mundësi të përshtatshme për të gjithë ata që synojnë të avancojnë profesionalisht në media, gazetari, komunikim strategjik, PR, marketing dhe përmbajtje digjitale.

Përveç mundësisë për të ndjekur një program Master të orientuar drejt zhvillimit profesional, UBT ofron edhe një mbështetje të rëndësishme financiare për studentët. Përmes bursës Engaged Scholarship, studentet që janë pjesë e kësaj fushe përfitojnë 20% zbritje në tarifën e studimeve gjatë gjithë periudhës së programit Master.

Kjo bursë përfaqëson një mundësi konkrete për studentët që duan të investojnë në arsimimin e tyre të avancuar, duke pasur njëkohësisht mbështetje financiare gjatë gjithë rrugëtimit akademik.

Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim në UBT është një mundësi për të zgjeruar njohuritë, për të zhvilluar kompetenca profesionale dhe për të ndërtuar bazat e një karriere të suksesshme në një sektor që ndryshon vazhdimisht.

Apliko në programin Gjuhë, Media dhe Komunikim -Master dhe përfito 20% bursë përmes Engaged Scholarship.

Continue Reading

Të kërkuara