Shëndet
Pesë faktorët që ndikojnë në sistemin imunitar
Sistemi imunitar është krijuar për të zbuluar dhe shkatërruar “pushtuesit” e huaj brenda trupit.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiPuna e sistemit imunitar: Zbulon dhe shkatërron
Sistemi imunitar është krijuar për të zbuluar dhe shkatërruar “pushtuesit” e huaj brenda trupit si bakteret dhe viruset. Kur punon në mënyrë optimale, sistemi imunitar mund të parandalojë sëmundjen edhe kur jemi të ekspozuar ndaj mikrobeve. Disa faktorë si gjumi, dieta, stresi dhe higjiena mund të ndikojnë në performancën e sistemit imunitar dhe çdo ndërprerje e këtyre sjelljeve mund të sjellë pasoja në funksionimin e tij. Shpeshherë ndikimi i këtyre faktorëve kalon pa u vërejtur, por nëse keni tendencë të sëmureni pas një projekti impenjativ në punë ose gjatë provimeve në shkollë, ka të ngjarë sepse sistemi juaj imunitar ka vuajtur për shkak të stresit, mungesës së gjumit, ngrënies së tepërt ose sjelljeve johigjienike.
1. Larja e duarve
Studimet tregojnë se vetëm 67% nga 85% e personave që raportojnë se lajnë duart pasi përdorin një tualet publik e kryejnë këtë veprim. Ndërkohë dhe nëse i lani duart, mund të mos jeni duke e bërë siç duhet: Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve rekomandojnë 15 sekonda të fërkoni duart me sapun përpara shpëlarjes.
Studimet tregojnë gjithashtu se një përqindje edhe më e vogël raportojnë të lajnë duart pas veprimeve të tjera që rrisin ndjeshëm rrezikun e ekspozimit ndaj mikrobeve si kafshimi i qenit ose maces (42% e njerëzve), përdorimi i parave (27% e njerëzve) dhe kollitja ose teshtitja (39% e njerëzve).
2. Ciklet e gjumit
Sistemi imunitar ndikohet nga ciklet e gjumit. Studimet sugjerojnë se gjatë gjumit ulen nivelet e hormonit të stresit, kortizolit, i cili ndikon negativisht në funksionimin e sistemit imunitar. Shpesh mund të jetë e vështirë të flesh sa duhet, veçanërisht gjatë periudhave të ngarkuara të vitit. Sidoqoftë, 7 orë është minimumi i rekomanduar i gjumit për të rriturit dhe vetëm 40% e këtyre të fundit flenë mesatarisht 6.8 orë gjumë në natë.
3. Vlerat e ushqimeve
Studimet tregojnë se vitaminat C, A, E, B6 dhe B12 dhe mineralet si hekuri dhe zinku janë të rëndësishme për mirëmbajtjen e funksionit imunitar, të gjitha këto mund të gjenden te frutat dhe perimet. Udhëzimet Dietike rekomandojnë 4.5 porcione me fruta dhe perime në ditë.
4. Nivelet e kortizolit
Një sfidë tjetër që pengon sistemin tonë imunitar është një armik i njohur për shumë prej nesh. STRESI. Nivelet e rritura të hormonit të stresit, kortizolit, e vështirësojnë funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Stresi i pakontrolluar mund të ndikojë në orët e gjumit, gjendjen shpirtërore, dietën tonë dhe nivelet e aktivitetit fizik. Të gjithë këta faktorë janë të lidhur me funksionimin e sistemit imunitar.
5. Suplementet ushqimore
Suplementet dhe ushqimet e fortifikuara janë përdorur gjerësisht për të ndihmuar shëndetin imunitar. Beta-glukani është një përbërës në suplementet për shëndetin imunitar. Beta-glukan është një polimer glukoze ose fibër e patretshme që gjendet në drithëra si tërshëra dhe elbi, lloje të caktuara të kërpudhave, algat e detit.
Shëndet
Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve
Published
7 days agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.
Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.
“Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.
Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.
Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.
Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.
Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.
Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.
Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.
Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.
“Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
1 week agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
2 weeks agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
2 weeks agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
Studentët e Psikologjisë në UBT vizitojnë Qendrën për Zhvillim, duke u njohur nga afër me shërbimet në shëndetin mendor
Ndarja e shtesave prej 100 eurove – Kurti: Çdo herë para vitit të ri ne i gëzojmë të moshuarit dhe fëmijët
Besimtarët katolikë kremtojnë Krishtlindjet, mesazh për paqe dhe reflektim shpirtëror
12 traditat më të çuditshme të Krishtlindjeve në botë
REL: Kurti: Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet
Punëtori statistikore për studentët e Psikologjisë në UBT me ligjëruese nga ShBA
Burim Bajraktari ndan përvojën ndërkombëtare me studentët e Dizajnit në UBT
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve nis më 24 shkurt
Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugë Mitrovicë-Leposaviq, përfshihet vetura e policisë
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Rajoni2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni3 months agoUBT hap thirrjen për punime shkencore në Konferencën Ndërkombëtare MBE 2025
